Një tweet e vetme i ka kushtuar 1 miliard dollarë Elon Muskun
13 korrikun e kaluar, është përfunduar me sukses një ngjarje e cila mbajti gjithë botën pezull, atë të 12 djemve tajlandezë të bllokuar për 18 ditë në një shpellë në Mae Sai, në veri të vendit. Elon Musk, sipërmarrës i Afrikës së Jugut i renditur në vendin e 54 në tabelën e Billionaires Forbes, mori pjesë në operacionet e shpëtimit.
Më 9 korrik, Musk shpërndau një video në Twitter ku tregoi testin e disa mini-nëndetëseve “apostafat për fëmijët”, të cilët sipas tij mund t’i shpëtonin fëmijët në Tajlandë. Fatkeqësisht për të, një nga zhytësit që mori pjesë në operacionet në shpellë, britaniku Vernon Unsworth, pa në përpjekjet e Musk një dëshirë për të qënë në qendër të vëmendjes, dhe duke folur për CNN I këshilloi atij të ruajte nëndetëset në një vend të paprekshëm.
Për t’i dhënë një përgjigje, Musk i është drejtuar Twitter-it, dhe sigurisht nuk e ka marrë mirë: në disa tweet të cilat më vonë janë fshirë, Musk ka dalë në konkluzionin që Unsworth, 63 vjec, jeton në vendin aziatik (duke mbrojtur cështjen e “dyshimtë” ), dhe më pas shkroi se zhytësi profesionist është një “pedo guy”, dmth një pedofil. Unsworth, nga ana tjetër, në ditët e fundit është përgjigjur se po mendohet për të kërkuar një kompensim nga Musk, duke shpjeguar se “bota duhet të kuptojë se çfarë njeriu është ai”. Ndërkohë, edhe pse, ka menduar tregu të ndëshkojë njeriun-Tesla: Investitorët në Wall Street kanë shitur në masë aksionet Tesla, duke nxjerrë një miliard dollarë në market cap në vetëm pak minuta. Pra, ajo e Muskut, ndoshta ishte tweet-i paguar më shtrenjtë në histori.
LEXO EDH: Dy pyetjet që Steve Jobs i’u bënte punëtorëve të tij për të kuptuar se cfarë nuk shkonte në kompaninë e tij.