Një marrëdhënie në 3 lind në internet dhe aplikacionet e takimeve janë me vlerë 4.6 miliardë
Sa prej jush shkarkojnë aplikacione si Tinder apo dhe shumë të tjerë që ekzistojnë në treg për të njohur dikë dhe duke shpresuar në një lidhje serioze? Ose sa prej jush tentohen dhe futen në një chat ditën tjetër menjëherë mbasi jeni ndarë nga i dashuri. Dikush e bën për të qënë trendi dhe për të qënë baraz me shoqet e veta mqs e përdorin të gjitha dhe disa e bëjnë për të ngritur lart moralin. Pastaj janë meshkujt që ndoshta janë trasferuar në Tiranë prej pak kohësh dhe ndoshta kërkojnë shoqëri të re. Dhe fale platformave për lidhjet dhe njohjet online arrijnë të hyjnë në kontakt me vajza të ndryshme. Sigurisht lind apo jo një lidhje këto platforma për momentin të bëjnë të ndihesh më pak i vetmuar.Pastaj kemi nga ata që vërtetë ka lindur një lidhje serioze dhe që kanë krijuar edhe një familje. Fillojnë të shkruajnë, gjejnë shumë pika të përbashkëta me njëri tjetrin dhe më pas fillojnë nisjen e një historie. Por nëse nuk do të ekzistonin këto platforma ndoshta këto njohje s’do të realizoheshin kurrë.
Ata që e konsideronin këtë një përpjekje e fundit për të dëshpëruarit për të gjetur shpirtin binjak do t’i duhet ta rimendojnë përsëri. Apps online të takimeve, janë gjithnjë e më të përhapura dhe të përdorura kjo për shkak të stigmës sociale që pak nga pak është duke u zhdukur,. Sipas një sondazhi të kryer nga Statistikat, mbi 30% e përdoruesve të internetit në SHBA midis moshës 19 dhe 29 vjeç aktualisht përdorin faqet e takimeve ose aplikacionet, ndërsa 31% pranojnë se tashmë e kanë bërë këtë. Dhe madje evropianët duket se nuk janë të pakët. Sipas një studimi nga Qendra për Ekonomi (Center of economics) dhe business Research, nga Meeting në 6 vendet evropiane (Gjermani, Spanjë, Britani e Madhe, Itali, Francë dhe Holandë), qarkullimi i aktiviteteve që lidhen me lidhjet e partnerëve të rinj është gati 26 miliard euro, shumica e të cilave mund të ndiqen në aplikacionet online dating. Për shembull, statistikat kanë llogaritur se në 2016, të ardhurat globale nga këto shërbime ishin 4.6 miliardë dollarë, me një rritje të parashikuar në SHBA vetëm për rreth 100 milionë dollarë në vit deri në vitin 2019. Por flitet për shifrat që ndryshojnë nga analiza në analizë dhe ende nuk kanë numra të saktë.
Megjithatë ajo që është e sigurt, është se sektori, përkundër numrit të madh (pothuajse 500) të aplikacioneve dhe community, dominohet gjithnjë e më shumë nga grupe të mëdha që janë gjithashtu vend i faqeve të shumta të takimeve online. Ky është rasti i InterAcritiveCorp (IAC): Gjigandi amerikan të cilit i përkasin, ndër të tjera, Meetic (mbi 7 milion teke regjistruar), OKCupid (30 milion anëtarë), Match.com (një nga faqet e takimeve online nga më të përdorurit në Shtetet e Bashkuara) dhe Tinder duke deklaruar mbi 50 milion përdorues në mbarë botën. IAC ka njoftuar kohët e fundit se vetëm kompanitë e takimeve (Match Group) kanë realizuar në 2017 të ardhura operative prej 127.7 milion dollarë, një rritje prej 13% krahasuar me vitin e kaluar. Dhe se aplikacioni i takimeve është një marrëveshje fitimprurëse, thuhet edhe në App Store ku ndër aplikacionet më sociale të shkarkuara në botë janë pikërisht ato të takimeve (burimi: Statistikat).
A nuk e beson? Mundohuni të shikoni në smartphone e miqve tuaj.
Sikur kjo të mos mjaftonte, për të nxjerrë definitivisht temën mbi aplikacionet e takimeve (dating) nga zona e ërrët “cfare ju bëni dhe cfare nuk thoni” ka menduar edhe një studim i Universitetit të titulluar” The strength of absent ties: social integration online dating. Autorët (profesorë i ekonomisë Josue Ortega i Universitetin e Essex dhe universitetit Philipp Hergovich të Vjenës), duke analizuar dy dekada të të dhënave të prodhuara nga sektori dating online, ata e kuptuan se një e treta e marrëdhënieve të sotme lind në internet. Dhe shifra rritet në 70% kur fusha është e kufizuar në çiftet homoseksuale. Dhe jo vetëm. Studiuesit kanë kuptuar se aplikacionet e njohjes online kanë ndihmuar në rritjen e unioneve midis njerëzve me prejardhje të ndryshme etnike dhe mjedise shoqërore, duke ndikuar pozitivisht mbi kohëzgjatjen e gjatë të lidhjeve. Në fakt, studimi i tyre duket se tregon se martesat midis njerëzve që kanë njohur njëri-tjetrin në internet kanë tendencë të ndahen më rrallë dhe të jenë më të qëndrueshëm.
Lexo edhe: Një hacker mund të hyjë në profilin tuaj Tinder