Një lëkurë e dytë që kontrollon sinjalet e zemrës. E kanë shpikur japonezët
Universiteti i Tokios ka krijuar një fletë prej gome me sensorë që,e mbajtur veshur për një javë, mund të menaxhoj nga distanca monitorimin tonë kardiak
Jemi mësuar me aplikacionet nga celulari të tilla si ato që numërojnë sa hapa bëjmë, çfarë lloj trajnimi zhvillojmë gjatë javës dhe çfarë duhet të bëjmë për të qëndruar në formë. Por Universiteti i Tokios ka menduar diçka që mund të monitorojë shëndetin tonë direkt nga lëkura. Në të vërtetë, është menduar të jetë një lëkurë e dytë e jona. E montuar në një fletë prej gome, trasformohet në një display mbi të cilën shfaqen të dhënat në lidhje me ritmin kardiak. Çdo gjë pastaj dërgohet në icloud dhe ruhet në mënyrë që mjeku të konsultohet me rezultatet dhe të identifikojë çdo anomali.
Si funksionon
Zhvillimi i kësaj pajisje është bërë falë bashkëpunimit midis studiuesve të universitetit dhe Dai Nippon Printing. Operacioni është i lidhur me sensorë me elektroda që regjistrojnë aktivitetin kardiak dhe me wireless transmetojnë të dhëna atyre që dinë t’i interpretojnë ato. Ekrani në të cilin do të raportohen matjet ka 384 LED dhe është përbërë nga material fleksibël. Bëhet fjalë për një zgjidhje që mund të jetë e dobishme sidomos për ata që janë shumë të rinj ose shumë të vjetër për t’i kushtuar vëmendje të vazhdueshme shëndetit dhe shenjave të zemrës.
Një pikë kyce për ata që kurohen në shtëpi
Lëkura fleksibile, me një trashësi jo më të madhe se një milimetër, në fakt mund të sigurojë një elektrokardiogram të plotë për ata që kanë vështirësi të lëvizin nga shtëpia. Prandaj mund të përfaqësojë një pikë kyce në aspektin e kurimit nga shtëpia. “për njerzit që janë drejt plakjes janë të dobishëm sensorët që mund të montohen nën lëkurë dhe lehtësisht të përdorshëm për të monitoruar funksionet vitale të pacientëve dhe për të zvogëluar barrën e kurimit që shpesh i lihet anëtarëve të familjes”, tha profesori Takao Someya i Universitetit të Tokios për EurekAlert.
Ardhja në treg
Display mund të rrisë madhësinë e saj me rreth 45 për qind dhe është më e qëndrueshme se pajisjet e tjera që mund të vishen. Ajo mund të qëndrojnë nën lëkurë për një javë, pa qënë nevoja për ta hequr atë dhe pa asnjë rrezik inflamacioni. Ardhja në treg është planifikuar për vitin 2021. Por përpara, do të duhet të vazhdojnë eksperimentimet për ta bërë produktin më të besueshëm nga pikëpamja e nxjerrjes të tv dhënave dhe mbi të gjitha për të lejuar mbulim epidermik edhe më të gjerë. Ndërkohë, projekti u prezantua në meeting Vjetore të AAAS (American Association for the Advancement of Science) që u mbajt në Austin më 17 shkurt.