Një hacker mund të hyjë në profilin tuaj Tinder
Dy viruse do të lejojnë ndonjerin qe ka motive te keqija të shikojë fotot e publikuara dhe veprimet e përdoruesit.
Dikush me ide te keqija mund të hyjë në profile dhe të shohë fotot e postuara dhe ato qe shikon përdoruesit. Në të vërtetë, Tinder nuk mbron fotografitë me protokollin HTTPS. E gjithë kjo, si në versionin Android dhe në versionin iOS të aplikacionit. Zbuluar nga studiuesit e kompanise izraelite Checkmarx, behet fjale per dy viruse/dobësi në sistemin e sigurisë bazuar ne kriptografine.
Keto dy lloj virusesh apo dëmtime do të lejone subjektin me ide negative jo vetëm për të parë çdo foto të postuar, por edhe për të parë fotot e te tjerëve qe përdoruesi ka komentuar apo ka “pelqyer”. Pa harruar mundësinë e transformimit të materialit tone në ripublikime të papërshtatshme ose të dëmshme, duke mashtruar edhe vetë përdoruesin. Dhe nëse, siç tregon Endgadget, një hacker mund të bëjë shumë pak, përveçse të marrë informacion mbi veprimet dhe preferencat seksuale të subjekteve të spiunuar, në të njëjtën kohë është e qartë se kjo rrezikon privatësinë e njerëzve, duke i ekspozuar ndaj shantazhit dhe zhvatjes se parave.
Për të demonstruar praninë e virusit, kërkuesit e Checkmarx-it krijuan Tinder Drift: një softuer që, sapo të lidhet me të njëjtin rrjet wi-fi te një përdorues, është në gjendje të kapë imazhe. Pa harruar se, në bazë të madhësisë së të dhënave të transmetuara, ai mund të identifikojë atë që bën një profil: “Një swipe majtas jane 278 bytes ndërsa një swipe djathtas jane 341 bytes“, shpjegon ai në një artikull të botuar në Wired , studiuesi Erez Yalon. “Ne mund të simulojmë saktësisht çdo gjë që një përdorues sheh në ekranin e pajisjes së tij”, vazhdon ai. .
Social customer care: pse konsumatorët e pakënaqur lënë komente negative?
Endgadget mori ne pyetje vete Tinder dhe ne fakt kompania amerikane konfirmoj rrezikun ndaj visusit. Në një deklaratë për shtyp, ai siguroi se do të zgjidhet, duke shtuar se platformat e internetit dhe platformat mobile tashmë janë të pajisura me një sistem sigurie kriptografik për imazhet e profilit. Ndërsa do të zbatohet së shpejti edhe në aplikacion.
(2) Comments
[…] Lexo: Një hacker mund të hyjë në profilin tuaj Tinder […]
[…] Lexo edhe: Një hacker mund të hyjë në profilin tuaj Tinder […]