New entry; Surface Phone dhe sistemin operativ Windows Polaris
Eshte duke ardhur Surface Phone me sistemin operativ Windows Polaris
Surface Phone I njohur edhe si Surface Andromeda duhet te hyje bashke me sistemin operativ qe ka zhvilluar Microsoft.
2 shkurt 2018, microsoft duket gjithmone dhe me afer kthimit te botes se smartphone-ve. Mbas falimentimit te Windows Phone, kompania Redmond duklet sikur eshte gati te hedhe ne treg nje tjeter smartphone; Surface Phone. Nga te dhenat e muajve te fundit, duket qe ky smartphone nuk eshte si gjithe te tjeret; do te kete nje ekran I cili paloset dhe nje sistem operativ qe Microsof po zhvillon prej disa kohesh.
Po flasim për Windows Polaris, një version i ri i Windows 10 që bazohet në përvojën e Windows 10 S, versioni i lehtë i sistemit operativ ështe nisur qe vitin e kaluar. Veçori e Windows Polaris është pamundësia e instalimit të aplikacioneve jashtë store-ve zyrtare të Microsoft (siç ndodh me iOS). Në këtë mënyrë performanca e pajisjes me kalimin e kohës nuk mund të përkeqësohet.
Si do të Surface Phone
Surface Phone është i njohur edhe me emrin nen kodin e Surface Andromeda dhe duhet të dale ne drite brenda vitit 2018. Pajisja duhet të jetë një lloj tablet / smartphone me një ekran të palosshëm dhe të aftë për t’u transformuar sipas nevojës. Një pajisje që nga shumë aspekte duket se është revolucionare. Dhe për këtë arsye sistemi operativ duhet të jetë gjithashtu diçka krejtësisht i ri. Në bordin e tij duhet të jetë sistemi i ri operativ Windows Polaris, i ndërtuar mbi Windows Core OS dhe që përshtatet në varësi të pajisjes. Sistemi operativ do të lidhet tërësisht me aplikacionin UWP (Universal Windows Platform) dhe kjo duhet ta bëjë telefonin Surface shumë më të shpejtë. Sistemi UWP është i njëjti që përdoret edhe për Windows 10 S, por kjo nuk ka dhënë shumë fryt deri tani. Kompania Redmond, megjithatë, do të punojë në mënyrë që kur te dali ne treg Surface Andromeda, dyqani online te ofroje të gjitha aplikacionet e nevojshme për të përmbushur kërkesat e përdoruesve.
Persa I perket karakteristikave te Surface Phone, thashethemet në dispozicion janë ende të pakta. Duhet të jetë një pajisje e nje game TOP, por ende nuk ka lajme per hardware-in e pajisjes.