Nëse në një restorant hamë ushqim të mirë, truri memorizon vendin në mënyrë që të mund të kthehemi përsëri
A ju kujtohet ende restoranti i vogël buzë detit ku keni ngrënë një peshk të gatuar në mënyrë fantastike? Nuk ka asgjë të çuditshme. Shkencëtarët kanë vënë re se truri ynë punon si një GPS: është në gjendje të mësojë përmendësh vendet ku ushqimi është më i mirë, në mënyrë që të rikthehet përsëri tek i njëjti vend.
Mundohuni të mendoni se ku keni shijuar mishin në hell më të mirë dhe më të shijshëm, tortën më të mirë apo picën më të mirë. Ndoshta ju do të keni të fiksuar në mendje saktësisht vendin ku keni ngrënë, arredimin dhe ndoshta edhe tryezën ku ishit ulur: por pse ndodh kjo gjë?
Ushqimi, në trurin tonë, punon pak a shumë si satelitët për GPS: i lejon të mësojë përmendësh vendin e saktë se ku jeni duke ngënë. Këtë e mbështetet një studim i kryer mbi kafshët, i sapo botuar në Nature Communications.
Di të kthehesh përsëri tek ai vënd ku ke pas ngrënë kaq mirë?
Përforcimin e këtij lloji të kujtesës e bënë nervi vagus që lidh të dy pjesët e trurit tonë: ato që gjithmonë dimë … që ne kemi në mendje, dhe tjetra, ajo që ju gjithmonë keni dëgjuar më shpesh të flitet, e cila gjendet në aparatin gastrointestinal (dhe i cili gjithashtu është vëzhguar kohët e fundit në mënyrë eksperimentale).
Një nga funksionet kryesore të nervit vagus është në fakt transmetimi i sinjaleve biokimike nga stomaku në trungun celebral: nga ky nerv, kur stomaku është plot, kalon si formë mesazhi “ngopje“. Por komunikimi me trungun e trurit celebral nuk është funksioni i vetëm i saj.
Në këtë studim, hulumtuesit argumentojnë se nervi vagus gjithashtu dërgon edhe sinjale në një tjetër pjesë të trurit, hippocampus, zona përgjegjëse për formimin e sjelljes së memories, thonë studiuesit, pak a shumë si aplikacionet e navigimit që pothuajse sot ne të gjithë përdorim (për shembull, Google Maps).
Dhe kush e harron më atë vend!
Kjo mund të ndodhë për shkak të një mekanizmi neurobiologjik që daton në epokën prehistorike në të cilën njerzit jetonin nga gjuetia. Pra, ishte e domosdoshme që zorra jonë të funksiononte në kontakt të ngushtë me trurin, duke mësuar përmendësh vendet ku kishte “gjueti më të madhe”.
Me fjalë të tjera, paraardhësit tanë memorizonin vendet ku gjenin dhe mblidhnin më shumë ushqim, në mënyrë të tillë që të mund të ktheheshim përsëri tek i njëjti vend në ditët në vijim. E njëjta gjë, ashtu sic tregon edhe eksperimenti i kryer në minjtë laboratorik, kjo gjë vazhdon ende të ndodh midis kafshëve.
Minj harraq
Hulumtuesit kanë verifikuar në faktin se në qoftë se minjtë gjenin dhe hanin diçka të mirë, nervi vagus i tyre aktivizohej automatikisht, duke lehtësuar komunikimin me hippocampus në mënyrë për të ruajtur informacionin e dobishëm dhe për t’a sjellë atë përsëri në skenën e “kënaqësisë”.
Në të kundërt, studiuesit zbuluan se minjtë jo të lidhur me rrugën e zorrëve të nervit vagus nuk mund t’i mbanin mend informacionet mjedisore, duke pësuar ndryshime të rëndësishme në kujtesë.