Nëpërmjet inteligjencës artificiale është e mundur të shohësh përmes mureve
Vizioni i rrezeve X ka qenë gjithmonë emblema e fantashkencës, një fantazi e përhapur vetëm për superheronj, por tani një ekip i udhëhequr nga Dina Katabi i Computer Scienze and Artificial Intelligence Laboratory në Mit të Boston-it, arritën të realizojnë ëndrrën për të parë përmes mureve. Projekti i tyre i fundit, “RF-Pose”, përdor inteligjencën artificiale për t’i mësuar pajisjeve wireless që të zbulojnë pozicionet dhe lëvizjet e njerëzve nga ana tjetër e murit.
Hulumtuesit përdorin një rrjet nervor për të analizuar sinjale radiofonike që përplasen në trupat e njerëzve duke rikrijuar një pamje të stilizuar që ecën, ndalon, ulet dhe lëviz gjymtyrët ndërsa personi kryen ato veprime.
Aplikacionet shkojnë nga monitorimi i sëmundjeve të tilla si Parkinson dhe Skleroza Multiple deri tek kujdesi për të moshuarit që duan të jenë të pavarur, nga misionet e shpëtimit për të gjetur të mbijetuarit në videolojrat e reja që ju lejojnë të lëvizni nëpër shtëpi.
“Ne kemi parë se monitorimi i mënyrës së ecjes ose aftësia e kryerjeve të aktivitete të thjeshta të pacientit mund të jetë shumë e rëndësishme për një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh – thotë Dina Katabi -. Një nga pikat e forta të qasjes sonë është se pacientët nuk duhet të veshin sensorë apo të kujtohen për të karikuar pajisjet. Ashtu si telefonat celularë apo wifi janë bërë thelbësore në jetën tonë, mendoj se edhe teknologjitë wireless si e jona do të bëhen të domosdoshme në shtëpitë e së ardhmes ”
Hulumtuesit – të cilët do të paraqesin projektin në fund të këtij muaji
në konferencën e vizionimit kompjuterik dhe skemat e njohjes në Salt-Lake-City,në Utah – ata i treguan rrjetit të tyre të mësimit automatik mijëra imazhe të njerëzve të angazhuar në aktivitete të ndryshme së bashku me sinjalet radio përkatëse, për të lejuar sistemin të mësonte bashkëpunimin midis të dyve. Pas trajnimit, Rf-Pose ishte në gjendje të vlerësonte pozitën dhe lëvizjet pa përdorur kamera, duke përdorur vetëm sinjale radio.