Në Paris shfaqen “Sea Bubbles”, taksitë fluturuese përgjatë Senës
Në gjysmë të rrugës midis një varke dhe një aeroplani, kanë rezultuar të suksesshme testet e dyta teknike të mjeteve të transportit që premtojnë të revolucionarizojnë rrugët parizian
Taksitë që fluturojnë mbi ujë
Pas makinës fluturuese, nuk mund të mungonte varka fluturuese. Quhet Sea Bubbles, shkuma e detit, është një ide franceze lindur nga një startup e përbërë nga marinarë, inxhinierë të Formula 1 dhe Airbus. Taksitë lundruese janë të destinuara të fluturojnë mbi lumin Sena dhe premtojnë të revolucionarizojnë transportin publik në Paris: për momentin janë përfunduar testet e dyta teknike dhe prototipet janë shfaqur në panairin e Parisit “Viva Tech”. Pengesa e vetme për t’I lancuar në ujë është një normë: Sea Bubbles janë të dizajnuara për të lundruar në mënyrë optimale në 25 kilometra në orë, ndërsa rregulloria pariziane kufizon shpejtësinë e anijeve në Seine në 18 kilometra në orë.
Të vogla dhe praktike
Ky hibrid i vogël prej 4.6 me 2.60 metra është në gjendje të notojë deri në 60 centimetra larg nga uji duke arritur një shpejtësi prej 30 kilometrash në orë. Sigurisht nuk është një shpejtësi emocionuese, por e mjaftueshme për t’i ofruar katër pasagjerëve në bord (plus shoferi) një mjet të ri për të kaluar nga ana tjetër e qytetit të trafikuar Parizien . Me Sea Bubbles, në fakt, Sena bëhet një arterie lidhëse dhe jo rastësisht dikush e quan tashmë atë taksi uji ose sistem anti-bottling.
E gjitha elektrike
Njëqind për qind elektrike, Sea Bubbles ka një autonomi që varion nga 80 deri në njëqind kilometra dhe pothuajse nuk ndjehet fare, duke mos krijuar asnjë zhurmë gjithashtu ajo mund të notojë në zonat e ashtuquajtura “no wake zone”, pjesët e lumenjve dhe kanaleve në të cilat është e ndaluar prodhimi i valëve apo barkave . Kjo është veçoria kryesore e automjetit: disa rrugë ujore janë të ndaluara për trafikun, pikërisht sepse nëpërmjet valëve ato krijojnë vështirësi për barrierat.
Paris dhe Londër
Që nga fillimi ky projekt është mbështetur fuqimisht nga Anne Hidalgo, kryetar i bashkisë së Parisit, shumë aktiv në luftën kundër ndotjes dhe kualitetit të dobët të ajrit. Në fund të fundit, sipas klasifikimit të shpërndarë sot nga Greenpeace mbi cilësinë e ajrit, kryeqyteti francez është shumë larg krahasuar me Kopenhagën, Oslo dhe Amsterdamin, në krye. Një qytet shumë i interesuar për këtë projekt duket se është Londra. Do të thotë se nga Seina, “Sea Bubbles” mund të notojë në të gjithë Kanalin dhe gjithashtu të pushtonin ujërat e Thames.
Lexo edhe: Kinë, një vit mbyllur në një kapsulë për të kuptuar se si të jetosh në hënë