Në Norvegji, hoteli i së ardhmes: një unazë prej druri mbi ujë (që cila do të konsumojë 85% më pak energji)
Hoteli Svart, i projektuar nga arkitektët e Snøhetta, do të ndërtohet midis fjordave, mbi Rrethin polar Arktik
Ndodhemi në këmbët e Akullnajës Svartisen, pranë komunës së Meløy, në veri të Norvegjisë. Këtu do të lind Svart, hoteli i parë që do të ndërtohet sipas standardit energjetik Powerhouse në një klimë nordike, pikërisht mbi Rrethin Arktik, projektuar nga Snøhetta, një firmë ndërkombëtare arkitekturore me bazë në Oslo.
Si do të realizohet
Një ndërtesë e re inovative, data efektive e ndërtimit e të cila ende nuk është përcaktuar, do të jetë në gjendje të zvogëlojë konsumin vjetor të energjisë me 85% krahasuar me një hotel “të zakonshëm” (i pari i këtij lloji që do të ndërtohet në përputhje me standardin e ri Powerhouse, që ndodhet më në veri të botës), dhe gjithashtu do të prodhojnë në mënyrë të pavarur energjinë e vet.
Nga bregu në rrëzë të malit Almlifjellet hoteli do të shaqet në fiordin e quajtur Holandsfjorden dhe forma e tij rrethore do të ofrojë pamje spektakolare prej 360 ° në harmoni të madhe me mjedisin rrethues natyror. Për më tepër, vetë emri “Svart” që do të thotë “e zezë” në gjuhën norvegjeze, por që bashkon si konceptin e “zezë” ashtu edhe atë “blu” në gjuhën e lashtë të këtyre zonave, sjell trashëgiminë natyrore dhe ngjyrat e akullnajës, kjo përveç natyrës që e rrethon.
Nuk është është për t’u çuditur me një projekt të tillë, edhe pse kjo tingëllon vërtet e pabesueshme. Snøhetta është e njëjta studio që ka projektuar observatori natyror Wild Reindeer Center dhe hotelin mbi 7th room, të cilat janë vetëm dy nga projektet e shumta që arkitektët dhe designers prapa studios me bazë në Oslo dhe Nju Jork kanë projektuar për të krijuar harmoni midis mjedisit dhe arkitekturës, veçanërisht në territoret e Evropës Veriore sic është Norvegjia.
Përfshirja e mjedisit në ndërtesë
Qëllimi i projektit ishte krijimi i një strukture të aftë për të kapur dhe përvetësuar mjedisin rrethues dhe duke e zgjeruar në formë të natyrshme. Rezultati është ai i një ndërtese rrethore ku pjesa më e madhe e ndërtuar është prej druri, nga e cila mund të shijohet çdo cep i këtij peizazhin madhështor nordike.
Struktura e hotelit kujton arkitekturën tipike lokale, frymëzuar nga forma e “fiskehjell”, një strukturë prej druri në formën e “A” e përdorur për tharjen e peshkut, dhe të “rorbue”, kuti tradicionale e përdorur nga peshkatarët. Kjo do të thotë se hoteli do të mbështetet nga një strukturë e madhe mbështetëse, e ndërtuar me shtylla të mëdha prej druri rezistent ndaj ujit të cilat shtrihen për shumë metra nën sipërfaqen e fiord. Këto do të lejojnë hotelin të mos ndotin natyrën përreth duke i dhënë një pamje gati transparente. Ndërsa në verë ata do të formojnë një vend për te shëtitur sugjerues prej druri, gjatë dimrit kjo mund të përdoret si një depo për anijet dhe kajakët.
Zona përreth hotelit do të jetë vetëm me anije; Për më tepër, gjithastu në projekt është planifikuar të futet një anije, edhe kjo e fundit me një kosto të ulët të energjisë, që do të lidh hotelin me qytetin e afërt të Bodo. Partneri themelues i Snøhetta, Kjetil Trædal Thorsen, tha se “për të ndërtuar në një mjedis të tillë të çmuar mund të jetë e vështirë për disa ligje në drejtim të ruajtjes së bukurisë natyrore, kafshë të egra dhe florën e kësaj zone. Ishte e rëndësishme për ne të krijonim një ndërtesë krejtësisht të qëndrueshme që nuk do të ketë një ndikim të madh në këtë natyrë të mrekullueshme “.
Optimizimi i energjisë
Ky projekt është një shembull se si Snøhetta përdor teknologjinë si një mjet, jo domosdoshmërisht si një fund. Nga pikëpamja mjedisore janë zbatuar strategji të ndryshme. Para së gjithash, është bërë një hartë e madhe se si sillet rrezatimi diellor në lidhje me mjedisin rrethues. Kjo është arsyeja e formës rrethore, e cilash frytëzon në mënyrë optimale energjinë diellore gjatë ditës dhe gjatë stinëve të ndryshme, dhe që ka lejuar edhe pozicionimin e përsosur të dhomave, restoranteve dhe tarracave. Është e panevojshme të thuhet, pra, në një ndërtim të tillë, se çatia ishte e mbuluar me panele diellore norvegjeze të prodhuara me hidroenergji të pastër të aftë për të ulur edhe më shumë ndjeshëm ndikimin e karbonit.
Hoteli do të shfrytëzojë plotësisht kushtet klimatike të periudhave të ndryshme të vitit: ndërsa fasadat do të jenë një faktor i rëndësishëm i mbrojtjes kundër diellit të ngrohtë të verës, duke hequr nevojën për kondicionerë dhe ftohje artificiale të mjedisit gjatë muajve të dimrit, kur dielli është i ulët në qiell, do të jenë dritaret e mëdha që do të dominojnë, duke lënë të hyjë e gjithë drita e mundëshme e diellit dhe duke përfituar nga sasia më e madhe e energjisë termike.
Inovacioni dhe mbrojtja e mjedisit, pastaj edhe në materiale.
Përdorimi i drurit në strukturën dhe në veshjen, për shembull, ishte një zgjedhje 100% e qëndrueshme; në projekt janë shmagur sa më shume, materialet si çeliku dhe betoni me ndikim të lartë energjie. Përveç gjithë kësaj, hoteli është i pajisur edhe me puse gjeotermale, të lidhura me pompat e nxehtësisë, të aftë për të ngrohur ndërtesën dhe për të zvogëluar konsumin e përgjithshëm të energjisë të hotelit.
Lexo edhe: Apple Park, ëndrra e fundit e Steve Jobs