Ne kurrë nuk jemi ndjerë kaq vetëm
Pak ditë më parë, kompania Cigna e sigurimit shëndetësor ka publikuar një studim bazuar në një mostër prej 20 mijë amerikanë në moshë të rritur: në këtë studim, pjesëmarrësit u pyetën se sa ndjeheshin pjesë e shprehjes”njerëzit janë rrotull meje, por nuk janë prezent” dhe “askush me të vërtetë nuk më njeh mua“. Me pak fjalë, sa prej atyre njerëzve ndjeheshin të vetmuar?
Duke përdorur shkallën e vetmisë zhvilluar në Universitetin e Kalifornisë që është edhe një nga sistemet më të mira të vlerësimit në dispozicion – Cigna doli në përfudimin se të rinjtë perceptojnë, mesatarisht më tepër vetminë sesa të moshuarit. Mungesa e informacionioneve shtesë rreth metodës, të çon në një tjetër konsideratë: për të qënë të sigurt se ne jetojmë në një epokë ku njerëzit ndjehen të vetmuar, studimi duhet të krahasohet dhe të përfshijë edhe “Rininë e djeshme.”
Ka edhe hulumtime të tjera, thotë Popular Science, por të çojnë në përfundime të kundërta: një paper e botuar në revistën shkencore Personality and Social Psychology ka shqyrtuar 13 mijë studentë të kolegjit midis 1978 dhe 2009 dhe gjeti në fakt se tek millennial niveli i vetmisë ishte më i ulët se në të kaluarën. Të njëjtë studiues kanë zgjeruar spektrin në 385mijë nxënës të shkollave të mesme (për një periudhë ndërmjet 1991 dhe 2012). Për të matur vetminë, edhe në këtë rast, pjesëmarrësit duhet të bënin një vlerësim statement të shprehjes “do të doja të kisha më shumë miq”
Edhe në këtë rast nëse vetmia zvogëlohej me kalimin e kohës, ajo që rritej ishte një tjetër vlerë, ajo e izolimit social: me këtë term të fundit i referohet një gjendje më objektive sesa vetmia e thjeshtë, dhe që përfshin ata grup njerëzish që nuk kanë një jetë sociale, nuk dalin kurrë nga shtëpia, dhe jetojnë në një gjendje të segregacionit të plotë. Kjo është një shifër në përputhje me ato të Regjistrimeve të SHBA, ata thonë se përqindja e njerëzve që jetojnë vetëm në Shtetet e Bashkuara është dyfishuar në 50 vitet e fundit: në vitin 1967 ishte 7.6%, ndërsa vitin e kaluar kalojë kuotën e 14.3%.
Është e mundur që gjendja izolimit në krahasim me të kaluarën është e shtypur nga përhapja e mediave sociale, gjë që shpjegon shkenca, mund të na ndihmojë të ndjehemi për një kohë të shkurtër më pak vetëm. Por shumë studime nga ana tjetër kanë shpjeguar se vetmia dhe izolimi i perceptuar janë kushte të lidhura me problemet shëndetësore dhe vdekjeve të parakohshme. Një studim nga Eurostat botuar vitin e kaluar deklaroi se 13.2% e italianëve nuk ka një person të cilit mund ti kërkojë ndihmë kur ai ka nevojë. Një italian në tetë ka probleme të kësaj natyre
Burim: Forben
(1) Comment
backlink from wikipedia
lmtkrfsir ivkfl bhkmbpv shbe mzimkrimpvppvkh