Ndryshimi i algoritmit ne Facebook, filloni te ndertoni grupe!
Çfarë ndikimi do të ketë algoritmi i ri në Facebook në faqet e biznesit? Dhe si do të ndryshojë mënyra e qendrimit online e shtypit dhe marrëdhëniet me lexuesit?
Algoritmet vleresojme me shume se njeqinde mije faktore nga 293 mije publikime cdo minute ne “murin tuaj” te fb përpara se ta bejne te arritshem lajmin. Do te privilegjohen ato lajme te cilat do te gjenerohen me shume nga kontaktet tuaja dhe permbajtjet me me shume engagment. Grupet e facebook mund te zgjidhin problemin, nese dini t’I perdorni mire.
Rivendosja e njerëzve në qendër te vemendjes ishte misioni afatshkurtër i Menlo Park, në pranverën e vitit 2017, kur një poster ne Facebook filloi të qarkullonte. Njoftimi, në janar 2018, për disa ndryshime në algoritmin dhe në strukturën e përgjithshme të NewsFeed që duhet t’i jape perparesi përmbajtjen te familjareve dhe miqve dhe në çdo rast plotësisht të pandara me interesat e përdoruesit individual, papritmas kjo gje arriti. Algoritmi i ri i Facebook ngiti shqetësime (legjitime) dhe (jo pak) kritika, veçanërisht midis atyre që menaxhojnë faqet e biznesit ose mediat.
Siç e dini, grupet e Facebook përdoren për të zhvilluar një community: postimet e publikuara brenda tyre kanë një shtrirje më të madhe organike dhe potencial të lartë angazhimi. Prej disa muaj është e mundur të krijohen grupe ne Facebook që janë të lidhura me një faqe fan.
Lexo: Cfare jane Fake News? Nje artikull i detajuar per lajmet e rreme!
Pra, pse te mos përfitoni nga kjo sinergji?
Hapi i parë: krijoni grupin
Për të krijuar një grup qe eshte i lidhur me një faqe mjafton, nga faqja në të cilën dëshironi t’a lidhni, klikoni mbi butonin e fundit në të djathtë, posht kopertinen se faqes.
Natyrisht që ta bëni këtë, duhet të jeni administrator i faqes.
Pas klikimit, në ekranin që hapet ju duhet të zgjidhni emrin e grupit, shtoni anëtarë të tjerë përveç atyre qe te ofron automatikisht dhe me pas privatësinë (privacy) e grupit.
Mes anëtarëve të propozuar automatikisht, do të shihni emrin tuaj te përdoruesit dhe emrin e faqes qe i bashkengjitet. Ky identitet i fundit(qe jeni ju qe e krijoni) do të emërohet automatikisht si administrator i grupit. Kjo do të thotë se kushdo qe emerohet administrator i faqes do të jetë në gjendje të administrojë grupin, nëse e përdorin Facebook si një faqe.
Nëse kjo zgjidhje nuk ju kënaq, ju gjithmonë mund të shtoni administratorë të tjerë ose moderatorë të grupit, qe nuk kane lidhje me faqen.
Ju kujtojme se privacy e grupit mund te jete i tre llojeve:
- sekret
- i mbyllur
- publik
nje gruop sekret eshte i dukshem vetem nese je i regjistruar ne te, dhe vetem kush eshte i regjistruar mund te lexoje postimet.
Nje grup i mbyllur eshte i padukshem per te gjithe, dhe mund te shikoje publikimet vetem ai qe ben pjese, vetem pjesetaret mudn te lexojne permbatjet e publikuara.
Nje grup publik, eshte i dukshem per te gjithe, kushdo mund te lexoje kushdo qe hyn mund te lexoje publikimet. Ndersa per te publikuar dhe per te komentuar duhet te jesh i regjistruar.
Varet nga strategjia juaj e pergjitheshme, ndoshta grupi e i pershtatshem per te shperndare lajmet dhe publikimet e juaja dhe per te qene sa me afer publikut qe ju ndjek eshte ai i grupit publik.
Hapi i dytë: krijimi i përmbajtjes hoc për grupet e Facebook
Pasi ta keni krijuar grupin dhe të personalizuar kopertinen, përshkrimin dhe rregullat e sjelljes, do të duhet të studioni një strategji për përmbajtjen që do të publikohet.
Do të jetë e përshtatshme që të beni nje mix të balancuar mes asaj që keni postuar në faqe dhe postimeve të krijuara posaçërisht për grupin.
Algoritmi i ri i shpërblen, duke i bërë ato më të dukshme, postimet e njerëzve miqësorë apo ata që komentojnë.
Prandaj mund të jetë efektive për të inkurajuar anëtarët e grupit që ta përdorin atë për të bërë pyetje, për të krijuar diskutime që te ndikojne tek te tjeret fale komenteve, ta bëjnë postin dhe grupin të dukshëm edhe miqve qe jane pjese e faqes.
Në grupe është e mundur, për shembull, të bashkëngjitni file që anëtarët mund të shkarkojnë: këtu është një lloj post ad-hoc që mund të përdoret në sinergji me përmbajtjen e faqes.
Si perfundim
Sapo grupi të krijohet dhe lidhet me faqen, krijo dhe publiko përmbajtjet e studiuara për të, ka dy hapa të rëndësishëm për t’u marrë parasysh:
moderimi i grupit
monitorimi publik
Te krijosh nje grup është e lehtë, por menaxhimi i tij, për shkak të dinamizmit dhe informalitetit të tij, mund të jetë më i shtrenjtë persa i përket kohës dhe burimeve.
Prandaj, është e nevojshme të sigurohet njëra dhe tjetra për të marrë përfitime maksimale.
Duke shqyrtuar skedën e të dhënave statistikore të grupit, është e mundur që të monitorohen me saktësi rezultatet e arritura dhe të nxjerren shumë të dhëna interesante, gjë që lejon përmirësimin e strategjisë editoriale dhe përmirësimin e menaxhimit të vetë grupit dhe rrjedhimisht edhe të faqes në të cilën është e lidhur.
Përveç të dhënave që lidhen me rritjen e grupit me kalimin e kohës, ose ndërveprimin e njerëzve që janë pjesë e saj me postimete tyre, është gjithashtu e mundur të shihet dhe të analizohet sjellja e përdoruesve individualë.
Te kuptojme se cilet janë ato më aktive mund të jete e dobishme për t’i inkurajuar ata që të bëhen moderatorë apo edhe ambasadorë i brand.
Ndryshimet e bëra nga algoritmi i ri do të jenë në gjendje të vlerësohen me saktësi vetëm në të ardhmen: tani për tani edhe ekspertët kryesorë të këtij rrjeti shoqëror po hedhin përpara hipoteza dhe nuk kanë siguri të rezultateve. Sidoqoftë, të gjithë pajtohen me një interpretim të njoftimit zyrtar: shikimi do të arrihet jo duke e rritur atë me kërcim (ose komandim), por përmes përmbajtjes që me të vërtetë duke bere me aktiv njerëzit.
Grupet, sipas natyrës së tyre, mund të jenë një nga mënyrat e duhura për të arritur qëllimin.