Modeli SOSTAC, për një strategji të suksesshme
Strategjite digjitale pa dyshim që janë të shumta në numër, por një nga mjetet interesante për t’u marrë në konsideratë është modeli i projekt-menaxhimit SOSTAC.
Cfarë është modeli SOSTAC?
SOSTAC është një model marketingu i krijuar nga PR Smith në vitet 1990 dhe në vitin 2004 u formalizua ne librin e tij “Strategic Marketing Communacitions”. Kjo teori ka një ankronim të gjashtë aspekteve themelore të marketingut sipas Smith: situata, objektivat, strategjia, taktika, veprimi dhe kontrolli. Sostac përmban një strategji të përgjithshme marketingu që mund të zbatohet në situata të ndryshme tregtare.
S-Situation: Udhëtimi fillon me një analizë të situatës dhe përfaqëson një bazë thelbësore për cdo plan marketingu. Në këtë fazë do të duhet të dini tregun e referencës, aspektet e tij, trende e momentit dhe të kuptoni se cfarë kërkojnë konsumatorët. Pra, të bëni një analizë të situatës në të cilën ndodheni aktualisht.
O-Objectives: Sapo të keni kuptuar situatën e përgjithshme, përcaktoni objektivat tuaja kryesore (afatmesëm dhe afatgjatë). Qëllimet tuaja duhet të jenë të zgjuara, të matshme, të arritshme, relevante dhe të mirëpërcaktuara me kalimin e kohës.
S-Strategy: Hapi i tretë përcakton rrugën që do të ndërmarrë projekti juaj. Gjeni klientët me të cilët do t’iu duhet të krijoni një marrdhënie specifike. Gjeni ato rrugë që i’u duhen për të arritur objektivat tuaja.
Lexo edhe: Maslow, Hierarkia e nevojave në marketingun e mediave sociale
T-Tactics: Hapi i radhës vazhdon të përcaktojë strategjitë e marketingut digjital brënda planit tuaj. Ky hap përfshin menaxhimin e marrdhënieve më konsumatorin dhe një plan komunikimi përmes hapave të ndryshëm. Reach: Si të gjendet nga perspektiva e referimit. Act: Të stimulojë perspektivën e ndërveprimit. Konvert: Transformimi i vizitorit në një klient. Engage: Besnikëria e klientit në mënyrë të vazhdueshme, duke stimuluar blerjen gjithnjë e më shumë dhe duke e kthyer në një avokat mbrojtës të markës.Ky model është praktik dhe i zbatueshëm për cdo lloj biznesi, si në periudhën afatshkurtër ashtu edhe afatmesme.
A-Action: Analizoni me kujdes atë që është bërë nga konkurentët në seksionin e Content Marketing. Studimi i kanaleve të tyre digjitale dëshmon të jetë një mënyrë e mirë për të kuptuar gabimet e bëra, për të gjetur asistime të mundshme si edhe nxjerrjen e statistikave apo tendencave. Kjo fazë është përqëndruar në mënyrën sesi ta sjellë planin tuaj në jetë. Seksioni i veprimit mbulon atë që duhet të arrihet për secilën nga taktikat e renditura në seksionin e mëparshëm të planit Sostac për të realizuar objektivat e planit tuaj të marketingut digjital.
C-Control: faza përfundimtare është si të planifikoni të monitoroni dhe të matni performancën tuaj në bazë të objektivave të përcaktuara në fazën e dytë. Taktikat tashmë ju i keni dhe seksionet e kontrollit tuaj ju ofrojnë një sërë panelesh të përshtatshme për secilën taktikë. Përmes kësaj faze ju mund të kontrolloni se deri ku keni arritur.
Pra, në një përmbledhjë të shkurtër modeli SOSTAC i’u jep përgjigje këtyre pyetjeve:
S-Situation: Ku jemi tani?
O-Objectives: Ku duam të jemi?
S-Strategy: Si mund të arrijmë atje?
T-Tactics: Sa kemi arritur saktësisht atje ku duam të arrijmë?
A-Action: Cili është plani ynë?
C-Control: A kemi arritur atje?
Jepini përgjigje këtyre pyetjeve për biznesin tuaj për të bërë një analizë se ku jeni dhe ku doni të arrini!