
Modeli i ri amerikan i çantave anti plumb
Pas shtënieve në shkollë të Florida është bërë një bum i çantave mbrojtëse për fëmijët që ndjekin shkollat amerikane
Bumi pas të shtënave në Florida
Prindërit amerikanë, të terrorizuar nga të shtënat fatale në shkollë në Floridën e Jugut, po shpenzojnë shuma të ekzagjeruara për t’i pajisur fëmijët e tyre me çanta shpine antiplumb. Bullet Blocker me bazë në Massachusetts, që shet çanta të fortifikuara midis 200 dhe 500 dollarë, ka parë një rritje prej 30% në javën e fundit, ka deklaruar pronari Joe Curran.
Çantat antiplumb: si funksionojnë
Çantat janë të mbuluara në Kevlar, një fibër e përdorur për xhaketat antiplumb të përdorura nga policia. Faqja e internetit Bullet Blocker e përshkruan Curranin si “një baba që donte të bënte gjithçka të mundur për të mbrojtur dy fëmijët e tij të moshës shkollore pasi dëshmoi tmerrin e masakrës së Virginia Tech”.
Kompania lindi për të mbrojtur fëmijët
Ish-drejtuesi i ushtrisë amerikane, ish sherifi dhe instruktori i armëve të zjarrit shpiku “My Child’s Pack”, çanta e parë antiplumb i projektuar për studentët, sipas kompanisë. “Kam pasur xhupa të vjetër antiplumb, i kam prerë dhe i kam futur në çantat e shpinës së fëmijëve të mi”, thotë ai. Prindër të tjerë kërkonin mbrotje të ngjashme për fëmijët e tyre: kjo ishte mënyra pse lindi kompania e tij.
Bumi i shitjeve
Por Currant nuk është i vetmi që prodhon dhe shet çanta “mbrojtëse”: edhe Guard Dog Security, një kompani me seli në Florida, shet çanta antiplumb dhe sende të tjera mbrojtëse. Ai filloi ta bënte atë pesë vjet më parë, pasi 20 fëmijë dhe gjashtë të rritur u vranë në Sandy Hook Elementary School në Newtown, Connecticut. Presidenti Yasir Sheik thotë se shitjet kanë qenë të konsiderueshme – jo çuditërisht, duke pasur parasysh se më shumë se 400 vetë kanë qenë viktima të të shtënave që nga ajo kohë. Ai gjithashtu tha se kompania në përgjithësi arrin majat e shitjeve në ditët pas të shtënave masive.