Mixed Reallity, trasmetimi nga salla e operacionit në kohë reale
E martë, 20 shkurt në orën 17.00 në Spitalin SanPaolo e ASST Santi Paolo e Carlo në Milano është kryer ndërhyrja e parë e radiologjisë interventistike . Eshtë kryer ndërsa mjeku mbante një maskë inovative, e ashtuquajtur “mixes reallity (MR)” i cili lejon të shoqërojë pamjet e realitetit fizik me atë të vizionit virtual.
Ky mjet i veçantë, nëpërmjet lidhjes me një PC dhe një Wi-Fi të thjeshtë, do t’i lejojë radiologut intervencionues, të bëjë aktivitete të shumëfishta mbështetëse dhe shpërndarjes së procedurës në kohë reale.
Në maskë është instaluar një llojë pamje holografike e realitetit të shtuar, është vërtetë një veshje kompjuterike, e cila lejon të kryhen aktivitete të ndryshme që lidhen me procedurën që realizohet në ato momente,
me gjeste të thjeshta të tilla si lëvizja e shikimit ose e gishtit tregues në zbrazëti pa u angazhuar me mouse-in ose instrumente të tjera jo sterile.
Mixed reallity gjithashtu lejon një ndarje virtuale të procedurës nga ana e mjekut dhe çdo profesionisti që ndodhet jashtë dhomës angiografike në të cilën po kryhet procedura duke krijuar një “prani virtuale” në aspektin e bashkëpunimit në distancë.
Teknologjia e marrë nga përvoja ushtarake, ndonëse ende në zhvillim e sipër, ka potencial që tashmë duken të pafundme si në fushën e Radiologjisë Intervencionuese ashtu edhe të Mjekësi në përgjithësi.
“Kjo teknologji inovative – shpjegon Prof. Gianpaolo Carrafiello, Drejtor i Strukturës së Radiologjisë të Spitalit San Paolo, i cili sot veshi maskën gjatë operacionit – lejojon të marrin pjesë njerëz që ndodhen jashtë salllës së operacionit të cilët nëpërmjet një kompjuteri “prekin me sytë e tyre” materialet e përdorura dhe pacientin sikur të ishin ata vetë mjekët operues në atë moment, pa prekur privacy e pacientit apo të turbullojnë pafundësisht sallën e operacionit.
Kjo – vazhdon Profesori – për ne Radiologët Intervencionistë mund të ketë një qëllim të dyfishtë:
procedurat e kryera nga mjek ekspert bëhen burim i mësimdhënies në terren, për operatorët e rinj dhe studentët të cilët në këtë mënyrë ndjekin procedurën në kohë reale sikur të jenë ata vetë të cilët kryejnë operacionin, ose në rastin e procedurave të kryera nga operatorët me më pak përvojë “maska” me vizionin virtual ju lejon të keni mbështetjen e një eksperti, i cili edhe pse nuk është i pranishëm drejtpërdrejt në sallë, ai mund të këshillojë dhe udhëzojë procedurën në kohë reale “.
Sot, në veçanti u krye një procedurë e pozicionimit të endoprotezës aortale. Pacienti me aneurizëm të aortës abdominale; procedura u kryhe nga Prof. Carrafiello e nga ekipi i tij në bashkëpunim me kolegët e Kirurgjisë Vaskulare dhe me mbështetjen e një anestezisti. Ndërhyrja u krye në mënyrë të drejtpërdrejtë, në lidhje me një audiencë të Specialistëve të Radiologjisë në Pisa.