Microchip nën lëkurë: në Suedi është (pothuajse) një modë
Një përqindje befasuese e suedezëve kanë futur një mikroçip nënlëkurës për t’a përdorur si një kartë krediti, çelës elektronik dhe kështu me radhë.
Lamtumirë portofolëve, çelësave elektronikë dhe kartatve të kreditit: mijëra njerëz në Suedi kanë futur nën lëkurë një pajisje contacless, një mikroçip që ata përdorin për të paguar shpenzimet, faturat dhe për të hapur derën e shtëpisë.
Faqja e internetit The Conversation raporton se janë të paktën 3,500 suedezë të cilët kanë zgjedhur ta bëjnë këtë operacion. Si shpjegohet fenomeni? Sipas ekspertëve, kjo është një reflektim i skenës së artikuluar kulturore suedeze, e lidhur ngushtë me biohacking.
Haker i të ardhmes. Biohackers janë biologë, shpesh amatorë, të cilët kryejnë eksperimente në biomedicinë jashtë institucioneve tradicionale si universitetet, kompanitë mjekësore dhe qarqet e tjera zyrtare shkencore.
Ndërsa hakerët hyjnë në rrjetet kompjuterike duke i modifikuar ato, biohackers modifikojnë çdo material biologjik në qarkullim, duke përfshirë njerëzit.
Në këtë kulturë ka modele dhe trende të ndryshme, niches dhe sub-niches. Një nga këto është ai i transhumanistëve: informatikë që zgjedhin të ndërhyjnë drejtpërdrejt në trupin e njeriut, duke kapërcyer, ku është e mundur, kufijtë biologjikë të saj.
Vetëm në këtë mënyrë, thonë ata, qeniet njerëzore do të jenë në gjendje të konkurrojnë me inteligjencën artificiale në të ardhmen. Kultura biohackingg suedeze në thelb i takon kësaj lëvizjeje dhe nëngrupeve të tilla si “grinder”, të cilët kanë zgjedhur të përsërisin mbi njerëzit përdorimin e mikroçipëve të përdorur tashmë për dekada për të gjurmuar kafshët dhe parcelat.
DIGITAL FIRST. Pse kjo modë po funksionon më shumë në Suedi se gjetkë? Sipas sociologëve, banorët e këtij vendi kanë besim të madh në atë që është digjitale dhe besojnë thellësisht në potencialin pozitiv të teknologjisë, më shumë se kulturat e tjera.
LEXO EDHE:Airbag për smartphone
Në dy dekadat e fundit, qeveria ka investuar shumë në infrastrukturën teknologjike dhe ekonomia suedeze sot bazohet kryesisht në eksportin digjital, shërbimet dihjitale dhe inovacionet teknologjike. Për shembull, kompani të rëndësishme si Skype dhe Spotify, u themeluan në Suedi. E gjithë kjo ka ndikuar fuqimisht kulturën suedeze duke e bërë atë më të hapur për eksperimentim, madje edhe më origjinale dhe në disa aspekte kufijtë e trillimit shkencor.