Mërziteni gjatë orëve të punës? Shkenca thotë se është dicka pozitive
Kohët e fundit keni dëgjuar dikë të flasë me tone entuziaste për punën e tij? Ka njerëz që ndjehen të lartësuar nga profesioni i tyre, i jep energji dhe duket se e duan atë që bëjnë. Dhe ndërkohë që të tregon se sa emocionuese është puna e tij, mund të gjesh veten duke menduar “wow, do të doja dhe unë të provoja të njëjtin pasion për atë që bëj“.
Ndonjëherë, kur dëgjojmë njerëzit që janë entuziastë për punën e tyre, mendjet tona padashur mendojnë për aspektet negative të vetës sonë. Mund të gjendemi duke rënduar më shumë veten në periudhat tona më pak të favorshme, apo edhe të mendojmë periudhat e karrierës tonë, kur ishin të mbushura më me shumë pasion, por pastaj ndodh që vitet kanë kaluar dhe entuziazmi është zhdukur. Në fund, nuk është e çuditshme të gjesh veten të bindur se puna që bëjmë është, në fund të fundit, një gjë e mërzitshme.
Sigurisht, “i mërzitshëm” nuk është një fjalë që askush nuk do të donte ta përdorte për të përshkruar profesionin e tyre. Por le të përballojmë realitetin: mërzitja është diçka që ndodh. Në të vërtetë, një artikull i kohëve të fundit të botuar në Psychology Today tregon një studim se “midis 30 për qind dhe 90 për qind e të rriturve amerikanë mërziten në jetën e tyre të përditshme, ashtu edhe 91-98 për qind e të rinjve”. Është një aspekt i zakonshëm i punës dhe i jetës. Dhe, aq sa e tmerrshme duket, është një situatë e këndshme të paktën për ta provuar përkohësisht, normalisht nëse dimë ta menaxhojmë siç duhet.
Për të qenë të sinqertë, hulumtuesit sot studiojnë rëndësinë e mërzisë në jetën tonë të përditshme dhe në karrierën tonë. “Nëse mërzitja do të mungonte, pra nuk do të ishte, një person do të ndjehej i bllokuar dhe do të gjendet në situata që nuk i japin kënaqësi, dhe do të humbasë përvojat emotive, njohëse dhe shoqërore. Mërzitija është një dritë alarmi paralajmëruese që na tregon se ne nuk jemi duke bërë atë që ne duam të bëjmë, dhe gjithashtu një shtytje që na çon drejt qëllimeve dhe projekteve tona “, shkruan Andreas Elpidorou, profesor i Filozofisë në University of Louisville. Në thelb, Elpidorou pohon se mërzia është një paralajmërim që na thotë të bëjmë dicka dhe na inkurajon që të krijojmë bazën për ndryshim.
Kjo gjithashtu doli e vërtetë. Gjatë udhëtimeve tona, gjatë bisedimeve me leader-at e botës dhe në studimet tona, ne kemi dëgjuar mijëra njerëz të ngazëllyer për punën e tyre. Dhe nëse shpesh i pyesim se nga vjen ky motivim, rrallë do të na përgjigjen se “Isha i mërzitur”. Por shpesh përgjigjet janë sinonim i mërzisë: gjëra të tilla si: “Ndjehesha i frustruar nga gjendja në të cilën isha”, “kuptova se gjërat nuk lëviznin”. Këtu janë disa mënyra që ne kemi parë një njeri të mërzitur si të mposhtë mërzinë e tij dhe të përfitojë rezultate të mira.
Lexo edhe:S’keni memorie? Do të thotë që jeni me të vërtetë të zgjuar dhe smart
1)Pranoje atë lloj ndjenje
Ne të gjithë e dimë se çfarë është mërzia dhe reagimi ynë natyror është ta minimizojmë duke u zënë me punë ose duke hequr vëmendjen me dicka tjetër. Por ne nuk duhet, në të vërtetë duhet të bëjmë një hap prapa: arsyeto se përse ndjeheni të mërzitur. Çfarë ka që nuk shkon në punën tuaj? Mos e mohoni gjendjen tuaj mendore duke e shmangur atë, përdoreni atë si një flutur për të kuptuar se ku qëndron problemi. Nëse është e nevojshme, merrni një pauzë për të reflektuar;
2)Mendoni edhe për të tjerët
Pjesa më e madhe e mërzisë është një ndjenjë egoizmi. Është normale: kur ne mërzitemi, mendojmë vetëm për gjendjen tonë. Por përpiquni të ndryshoni perspektivën tek ata që ju rrethojnë: mendoni se si puna juaj, ose gjërat që bëni, mund të ndikojë në jetën e të tjerëve. Hulumtimi tregon se 88 për qind e projekteve të cilat kanë fituar, kanë lindur nga pyetja “çfarë mund të bëj që të ketë një ndikim pozitiv tek të tjerët?”;
3)Ngrihuni dhe reagoni
Psikologët thonë se monotonia është shkaku më i zakonshëm i problemeve: Ne shpesh përpiqemi për ta luftuar atë duke kërkuar stimuj të jashtëm: ne mendojmë se kemi nevojë për një punë të re, një promovim, dikë që të na frymëzojë dhe të na bëjë të ndjehemi të vlerësuar. Por e vërteta është se shërimi më i thjeshtë është stimuli ynë i brendshëm: të sfidojmë veten për të marrë rezultate më të mira, të arrijmë qëllime që na dukeshin të paarritshme. Ironikisht, kur e bëjmë këtë ne marrim motivimin e jashtëm që kërkojmë;
4)Ekperimento rezultatet vetë i pari
Pas përfundimit të tri hapave të mëparshëm, është e rëndësishme të kuptojmë ndikimin e asaj që bëjmë. Mendoni për ata që bëjnë punën tuaj, që mund të jenë klientë, kolegë ose një grup i caktuar: kurrë nuk mund ta kuptoni atë që keni bërë, nëse nuk e prekni vetë me dorën tuaj. Në të vërtetë, hulumtimi tregon se ata që shkojnë për të dëshmuar se si bëhet puna, është deri në 17 herë më i pasionuar;
5)Përsëriteni derisa të jeni mërzitur përsëri
Do të duket një klishe, por kur flasim për mërzinë ne duhet të bëjmë llogaritë me faktin se do t’a gjejmë gjithmonë nëpër këmbë … dhe jo vetëm që mirë keq e pranojmë dhe këtë, por gjithashtu mund të jetë edhe një faktor pozitiv. Ne do të jemi në gjendje të dimë kur është koha për të ndryshuar, për të kërkuar një progres dhe për të zbuluar sfidën tonë të ardhshme ose për të fituar një betejë.
Të ndjeheni të mërzitur nuk është bukur, por nëse mërzitja nuk ekziston, ne do të jetonim në një botë që është e njëjtë, e palëvizshme dhe e lodhshme. E cila sigurisht nuk është një perspektivë më e mirë.