Merchandising, që produktet të shiten vetë
Çfarë është merchandising?
Merchandising është promovimi i mallrave në mënyrë të tillë që të tërheqë vëmendjën e klientëve duke përdorur oferta speciale, shfaqje dhe teknika të tjera të dizajnuara për të ndikuar në vendimet e blerjes së konsumatorëve. Koncepti i merchandising-it bazohet në paraqitjen e produkteve në kohën e duhur, në vendin e duhur, në sasinë e duhur dhe me çmimin e duhur për të maksimizuar shitjet.
Strategjitë e merchandising
Kur bëhet fjalë për strategjitë e shitjes, një qasje teorike nuk do të mjaftojë. Në varësi të objektivit gjithëpërfshirës për shitësin, markën dhe kategorinë, strategjitë e shitjes duhet të ndryshojnë sipas kategorive ose madje edhe sipas segmenteve për të synuar një qëllim specifik, siç është zhvillimi i besnikërisë së klientit, rritja e shitjeve, kontrolli i trafikut, ngritja e vetëdijes për markën tuaj , dhe kështu me radhë.
Nga ndryshon Merchandesing-i nga shitjet?
Megjithëse Merchandesing-i dhe shitjet janë dy funksione të lidhura ngushtë, ato nuk janë e njëjta gjë. Merchandising-i është procesi i drejtimit të një klienti në një shitje, ndërsa termi “shitje” i referohet një konsumatori që aktualisht zgjedh një produkt dhe plotëson një transaksion blerjeje. Për shembull, një flamur që shfaqet në mënyrë të dukshme që shërben si një udhëzues i veçantë për t’iu drejtuar drejt një surprize mund të frymëzojë dhe të tërheqë një konsumator për të shtuar një produkt në shportën e tyre të blerjes, dhe kur konsumatori përfundon blerjen te arka, klasifikohet si shitje.
Përfitimet e merchandising
Nga momenti që flasim në lidhje më termin Merchandesing ka të bëjë e gjitha me shitjen dhe sigurisht që përfitimi përfundimtar do të ishte rritje e shitjeve dhe si pasojë rritje e fitimeve. Dyqanet që arrijnë të krijojnë një eksperiencë të të bërit blerje në mënyrë efektive i udhëheqin konsumatorët që ta finalizojnë procesin e blerjes.
Disa nga përfitimet kryesore janë:
Fitimet më të larta
Blerësit më të kënaqur
Blerësit më të angazhuar (pra, rrinë më gjatë në dyqan)
Qarkullimi më i shpejtë i inventarit
Rritja e besnikërisë së markës
Rritja e njohjes së markës
Merchandesign ka të bëjë me mënyrën sesi të imponohet nga paraqitja e produkteve një blerje e panevojshme. Një nga format e tregtisë që e ka shfrytëzuar më së miri janë qëndrat tregtare. Në showroom-et e bizneseve të fuqishme shihet një paraqitje e produkteve të finalizuara, duke marrë parasysh edhe detajet më të vogla. Kjo mënyrë ekspozmimi e produkteve ka rritur ndjeshëm shitjen, duke i dhënë edhe klientit kënaqesi në blerje.
C’farë duhet të bëjë një merchandiser?
Merchandiser është personi brenda departamentit të shitjes / marketingut të një kompanie që është përgjegjëse për të gjitha aktivitetet e promovimit të shitjeve brenda pikave të shitjes. Hapi i parë është vendosja e mallrave në vende të dukshme, në lartësi të mesme dhe lehtësisht të arritshme. Por puna e Merchandiser nuk është vetëm për të “kontrolluar” furnizimet ne raft, por mbi të gjitha duhet të organizojë shpërndarjen e mallrave në mënyrë të tillë që të përmirësojë performancën e shitjes.
LEXO EDHE:“Protect your back” reklama e Niveas në fund të detit