Më në fund mund të publikojmë në Instagram edhe nga desktop
Mbërriti më në fund momenti më i pritur nga të gjithë marketer, përfshirë edhe IGTV
Ndodhi!
Marketer nga e gjithë bota ishin duke pritur këtë ditë dhe më në fund kjo ditë mbërriti: që tani e tutje mund të publikoni në Instagram dhe IGTV nga desktop, duke mos u mbështetur më në mjetet e palës së tretë, të cilat shpesh janë me pagesë. Buffer dhe Hootsuite ishin ato më të përdorura nga publisher dhe më të besueshmit.
Çfarë duhet të dini
Le të shqyrtojmë disa aspekte të rëndësishme:
- funksionaliteti është ende në roll out, kështu që nuk është i disponueshëm për të gjitha llogaritë.
- Megjithatë, për account-et që mund t’i përdorin, nuk është e mundur të përdorin nga desktop disa veçori siç janë filtrat apo efektet.
- Dhe së fundi: do të jetë e mundur të publikohen të gjitha llojet e përmbajtjeve në Instagram dhe IGTV, por jo në Stories. Pak zhgënjyes, por tani për tani duhet të kënaqemi me kaq.
Le të zbulojmë teknikisht, se si të publikojmë nëpërmjet kësaj mënyrë të re!
Si të publikojmë në Instagram nga desktop?
Keni idenë e Creator Studio? Nëse ju jeni një marketer, me siguri duhet të dini se për çfarë po flas. Në të vërtetë, është një mjet shumë i vlefshëm që ju lejon të programoni, menaxhoni dhe analizoni postimet në Facebook.
Pra, do t’ju duhet të lidhni account tuaj Instagram me Creator Studio për të qenë në gjendje të publikoni të gjitha përmbajtjet që dëshironi nëpërmjet desktop.
Të bësh këtë është shumë e thjeshtë:
Para së gjithash duhet të siguroheni që keni një account Instagram business ose Creator. Nëse nuk keni një llogari të tillë do t’ju duhet ta konvertoni dhe pastaj ta lidhni me faqen e Facebook-ut.
Në këtë pikë, lidhuni me Creator Studio dhe klikoni në ikonën Instagram lart në qendër, dhe së fundi vazhdoni me lidhjen e llogarisë në Instagram.
Ky proces nënvizon dhe e bën gjithnjë dhe më të qartë vullnetin e Facebook: të unifikojë dhe thjeshtojë botimin dhe menaxhimin e përmbajtjeve në platformat e ndryshme.
Qëllimi është t’i bëjmë ato gjithnjë e më shumë profesionale dhe efikase, duke u përpjekur të minimizojmë gabimet dhe bug e sistemit.