Larry Page financon një projekt për taxi-të fluturuese pa pilot
Themeluesi i Google është prapa Kitty Hawk, një kompani që po teston avionë të vegjël, vetë-ngarje në Zelandën e Re. Një projekt i mbajtur deri tani sekret, u bë publik pas marrëveshjes me qeverinë e vendit për të shkuar përpara në një rrugë testimi zyrtar
Testet zyrtare
Gjithashtu Larry Page, themeluesi i Google dhe CEO i Alphabet, është hedhur në lojë për të realizuar taksitë e para fluturuese. Kitty Hawk, kompani e themeluar nga një inxhinier i Mountain View i cili ka punuar në automjete me ngarje automatike dhe të vetëfinancuara nga Page, po kryen prej muajsh teste të fshehta në Zelandën e Re për zhvillimin e avionëve elektrikë pa shofer. Vetëm tani që qeveria dhe kompania kanë njoftuar rrugë të lirë për një sër testime zyrtare, u bë e ditur se pas gjithë këtij operacioni janë edhe paratë e Page. Gjithçka ishte mbuluar falë faktit që punimet ecnin përpara nërmjet projekteve të rezervuara nga kompania Zephyr Airworks, e krijuar në vitin 2016 nga i njëjti Kitty Hawk.
Marrëveshja me Zelandën e Re
Qëllimi i Kitty Hawk është që të ketë një flotë të vogël avionësh të vegjël pa pilot të gatshëm brënda tre vjetëve, edhe pse lancimi në tregun e vërtetë do të arrihet pas dhjetë vjetëve, sipas analistëve. Zelanda e Re duket se është një vend shumë i përshtatshëm për zhvillimin e kësaj teknologjie meqë synon të heqë lëndët djegëse fosile brënda vitit 2050 dhe synon t’u ofrohet kompanive të teknologjisë si një vend i hapur për investime dhe novacione, siç shkruan edhe Nju Jorku Times.
Karakteristikat e avionit
Avioni quhet Cora, ka një hapje të krahut prej rreth 11 metrash dhe ka dymbëdhjetë rotorë të mundësuar nga bateritë elektrike. Mjeti kryen ngritje dhe ulje vertikale dhe një herë në fluturim ai mund të arrijë edhe 150 kilometra në orë. Një udhëtim i vetëm për të dy pasagjerët në bord mund të zgjasë deri në 100 kilometra.
Lexo edhe: Cover i smartphone? Së shpejti do të na servir dhe nje kafe