Lamtumirë likoplasteve, lëkura e printuar në 3D direkt nën plagë
Printerat e reja 3D të përdoren gjerësisht në robotikë, në projekte shkencore dhe madje edhe në fushën klinike. Aftësia për të printuar mbi materialet e reja, rezultat ky i teknologjive më të fundit, por edhe në lëkurën e njeriut, ka lejuar një grup studiuesish nga Universiteti i Torontos të eksperimentojnë një kurë për njerëzit që pësojnë plagë djegjeje. Paraqitur në revistën shkencore “Lab on a chip“, printeri 3D i hartuar nga shkencëtarët kanadezë në fakt lejon të shërojë tre shtresat e lëkurës (epidermë, dermis dhe hipodermë) duke depozituar një ind të veçantë në plagë. Deri më sot, zgjidhja e vetme e trajtimit për djegie të rënda mbetet transplantimi i lëkurës së shëndetshme, të marra nga një donator. Për fat të keq, kurimi nuk është plotësisht rezistent, kur djegja është shumë e gjerë si në një nivel sipërfaqësor si dhe në thellësi deri në shtresën e fundit të lëkurës, hipoderma. Në këto raste pacienti e gjen veten pa pasur në dispozicion sasi të mjaftueshme lëkure të shëndetshme për shkak të mungesës së donacioneve kompatibile. Sipas studimeve të kryera nga Axel Guenther, një nga hulumtuesit e Torontos ky bioprinter 3D do të garantojë shërim të plotë në një kohë të shkurtër dhe me një kosto të përballueshme.
Si do të funksionojë
I madh sa një mbajtëse natribanti, atë që përdoret për të mbyllur pakot me shirit ngjitës normal, dmth portativ, 3D bioprinter është në gjendje të printojë inde biologjike, i përbërë nga dy proteina bazike për shërimin e lëkurës së djegur: kolagjeni, mjaft i bollshmëm në derma dhe fibrinë, një proteinë që kontribuon në procesin e shërimit. Kohëzgjatja e procesit, vetëm dy minuta. Sipas shkencëtarëve kanadezë, fletët e stampuara do të përshtaten me indet epidermale të dëmtuara, duke i zëvendësuar ato. Por kërkimet nuk kanë përfunduar ende. Është duke u studiuar mundësia e krijimit të indeve me përmasa të mëdha, për të trajtuar plagët më të gjera dhe për të kaluar nga testet në laboratorët e universitetit në fazën klinike.
Lexo edhe: Google I/O 2018 të rejat e paraqitura ne samitin e saj