Lacoste, krokodili jep dorëheqjen si protagonisti kryesor
Logot e qëndrueshme: në polon Lacoste, 10 kafshë më të rrezikuara në botë në vend të krokodilit
A keni menduar ndonjëherë se një markë mund të lë mënjanë elementin më identifikues, logon e tij, për shkak bamirësie? Kjo ndodhi me markën franceze Lacoste. Stilisti Felipe Oliveira Baptista, drejtor kreativ i historisë dhe markës legjendare, paraqiti një koleksion të limituar të këmishave me mëngë të bardha në të cilat logo i krokodili është hequr nga vendndodhja e tij e zakonshme në gjoks.
Vëndin e zvarranikut e zënë, dhjetë specie në rrezik zhdukjeje. Figurat e vogla të stilizuara, të ideuara pas modelit, madhësisë dhe ngjyrës së krokodilit simboli i markës, janë bërë protagonistët absolutë të Lacoste x Save Our Species. Linja e krijuar në bashkëpunim me IUCN (Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) përbëhet nga 1775 polo të bardha, në shitje në faqen e internetit të Lacoste për 150 euro. Të ardhurat do t’i jepen tërësisht projekteve që synojnë ruajtjen e ekzemplarët të mbetur në të gjithë botën: flitet për një minimum prej 30 për Phocoena sinus, deri në 450 në rastin e Iguana Anegada.
Sigurisht kjo është nje lëvizje e guximshme për markën, e cila ka vendosur të heqë dorë nga një logo i njohur, duke rrezikuar të jetë anonim dhe duke dëmtuar identitetin e polos në vetvete, në mënyrë për të vënë këtë temë delikate mjedisore në qendër të vëmendjes. Rezultati, megjithatë, e shpërbleu zgjedhjen e bërë. Gjurmët e projektit gjenden gjithashtu në koleksionin më të fundit Fall-Winter 2018/19, të paraqitur në Javën e Modës në Paris e cila sapo ka përfunduar, me dhjetë look të dedikuara për speciet e kërcënuara. Cfarë të thuash: në xhungël të modës, ka edhe hapësirë për protagonistë të rinj.
Pra, në koleksion “Lacoste x Save our Species” krokodili është zëvendësuar nga iguana Anegada (për 450 polo), tigri Sumatran (350), Saola (250), Condori i Kalifornisë (231), The Gibbon Cao-vit (150), i Kakapo (157), rinoceronti i Javan (67), lepilemure verior (50), breshka Burma (40) dhe më i rralli nga të gjithë, vaquita, më i vogli – dhe më i kërcënuari- (30).
Lexo edhe: Sjelljet më absurde që janë të ndaluara në shumë vende të botës