“Kujtohu se duhet të vdesesh”, një aplikacion na e thotë 5 herë në ditë
«Kujtohu se duhet të vdesesh», një aplikacion na e thotë 5 herë në ditë
WeCroak dërgon fraza makabre përdoruesve të tij. Sipas një besimi popullor bhutanese kjo ndihmon për t’i dhënë më shumë kuptim jetës
“Njëherë që ke vdekur, ke vdekur. Dhe kshu është ». Nuk ka raunde fjalësh për ata që shkarkojnë WeCroak (fjalë për fjalë, “ne, vdesim”), aplikacioni që na kujton çdo ditë, me një mesazh të rreptë, takimin e padiskutueshëm me vdekjen. Pesë mesazhe në ditë, pa shpjegime dhe pa mundësinë e përgjigjes. Kjo është një nga 353 frazat në dispozicion që sot, e cila rastësisht do të arrijë në smartphone tonë atëherë kur nuk na shkon ndërmend. Ideja makabre erdhi nga Hansa Bergwall, një agjent reklamash 35 vjeçar nga Brooklyn, dhe u zhvillua nga Ian Thomas, 27 vjeç. Aplikacioni kushton 0.99 dollarë dhe është në dispozicion për Android dhe iOS, për momentin vetëm në gjuhën angleze.
Nga një traditë e Bhutan
WeCroak u frymëzua nga besimet popullore të vjetra në Butan. Në fakt, Bhutanasët besojnë se të mendosh pesë herë në ditë për vdekjen të bën jetën më të mirë dhe më të lumtur. Një lloj rituali i ndërgjegjes për të thyer rutinën e përditshme dhe të mos na bëjë të harrojmë brishtësinë dhe fleksibilitetin e ekzistencës. Bergwall mbeti I impresionuar nga këto histori gjatë studimeve të tij dhe donte t’i sjellë ato në ditët e sotme. Teknologjia ka ardhur në ndihmë të njerëzve tradicionalë duke përzgjedhur fraza pak a shumë të famshme (duke përfshirë aforizmin e famshëm të Marcus Aurelius, “vdekja u buzëqesh të gjithëve, një njeri nuk të bëj gjë tjetër vetëm se të buzëqesh dhe ta kthej mbrapsht”) që na i dorëzojnë nga mëngjesi në darkë. Një përdorues mund të vendosë afatin kohor brenda të cilit do që të marrë sms ose t’ja lërë ta bëjë atë teknologjisë Moire.
Eksperimentet e tjera “dark”
Për ata që nuk janë të kënaqur me pesë fraza në ditë, të cilat në dhjetor janë bërë një nga aplikacionet më të shkarkuara nga Apple Store, ka aplikacione të tjera që janë përqendruar në të njëjtën temë, tani të zhdoganuar edhe nga filmat dhe kartonat e animuar (thjesht mendoni për Coco Disney ose nusja e vdekur e Tim Burton). Tikker, për shembull, llogarit jetëgjatësinë tonë dhe në çdo moment na lejon të kontrollojmë këtë numërim të veçantë coountdown. Me Insight Timer, megjithatë, ne mund të meditojmë për vdekjen (por edhe për jetën) së bashku me një komunitet botërore mësuesish. Dhe në fund, Game of Death, na bën të përgjigjemi një quiz-i për të përcaktuar datën e vdekjes dhe ne mund të bëjmë të njëjtën gjë me të gjithë familjen, madje edhe disa herë në një vit. Kështu për të qënë “i sigurt” të mos humbasësh as edhe një moment të vetëm.
Lexo edhe: Apple Park, ëndrra e fundit e Steve Jobs