Konfirmohet sulmi i hacker-ave gjate Olimpiadave; ende nuk njihet fajtori
Organizatorët e Olimpiadës Dimërore Pyeongchang kanë konfirmuar se kanë pësuar një sulm haker gjatë ceremonisë së hapjes. Komiteti ka zgjedhur të mos zbulojë burimin e sulmit
Një sulm i ashpër i hakerëve i vuri KO serverat e Lojërave Olimpike Dimërore Pyeongchang në 2018 gjatë ceremonisë së hapjes të premten e kaluar. Kjo është ajo që u deklarua nga organizatorët në një njoftim për shtyp duke iu referuar një aktiviteti të dyshimtë që preku Internetin dhe shërbimet televizive pa e kompromentuar në mënyrë kritike sistemin informatikë.
Sung Baik, zëdhënës i ekipit të dizajnit të lojërave, tha se të gjitha problemet e hasura janë zgjidhur në kohë për fillimin e konkurrimit të garës, në mëngjesin e së shtunës më 10 shkurt, duke siguruar sponsorët dhe atletët.
Ajo që befasoi mediat ishte refuzimi për të treguar publikisht se kush qëndron pas sulmit: “ne e dimë shkakun e problemit, por këto janë ndërlikime që ndodhin shpesh gjatë lojërave. Në marrëveshje me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (CIO) ne kemi vendosur që të mos zbulojmë burimin “. Komenti nga CIO nuk ishte shumë i qartë ata preferuan të risiguronin pjesëmarrësit mbi vazhdueshmerine e angazhimit të institucionit për t’i bërë serverat e tyre të sigurt nga sulmet e ardhshme.
Lexo edhe: San Valentino “LuleTePrishura” për ata që na bëjnë të vuajmë: hakmarrje me ironi
Ndërsa ekipi i ekspertëve është në punë, dikush ka vënë tashmë gishtin kundër Rusisë e eliminuar nga Lojrat Olimpike për çështjet që kanë të bëjnë me skandalin e dopingut, teza e sfiduar dhe mohuar menjëherë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Koreja e Veriut është përjashtuar për momentin nga lista e fajtorëve pas shtrëngimit të duarve historike midis Kim Yo-jong, motrës së Kim Jong-un dhe Moon Jae-in e cila ndodhi vetëm gjatë inaugurimit të lojërave.
(1) Comment
[…] Lexo edhe: Konfirmohet sulmi i hacker-ave gjate Olimpiadave; ende nuk njihet fajtori […]