Komisioni Evropian përgatit web tax për gjigantët e teknologjisë
Sipas Reuters në projektin që do të paraqitet në mars, shkalla prej 1 deri 5% do të aplikohet për kompanitë që faturojnë të paktën 750 milionë euro në nivel global. C’ështja u përket sigurisht Google, Facebook, Amazon, Airbnb dhe Uber
Propozimi i Komisionit
Komisioni Evropian do të propozojë në muajin mars një taksë që do t’u aplikohet gjigantëve të botës së teknologjisë: sipas raporteve Reuters duhet të jetë rreth 1 deri 5% e qarkullimit dhe do të zbatohet në vendet ku klientët e këtyre kompanive janë të vendosur dhe jo ku ata kanë selinë. Një mënyrë për të parandaluar shtetet e vogla që të bëhen edhe një herë parajsat e taksave për këto shumëkombëshe. Kompanitë me një qarkullim prej mbi 750 milionë, nga të cilat të paktën 10 të bëra vetëm në Bashkimin Evropian, do t’i nënshtrohen këtij tatimi. Në listë janë sigurisht Facebook dhe Google, por do të përfshijnë edhe platformat ecommerce si Amazon dhe kompanitë e lidhura me gig economy si Airbnb dhe Uber. Për momentin nga drafti, i cili megjithatë mund të jetë ende subjekt i ndryshimit, mediat online, platformat streaming si Netflix dhe kompanitë që ofrojnë shërbime IT mbeten të përjashtuara. Megjithatë, kjo do të jetë një taksë tranzitore me qëllim marrjen e një mase më të gjerë evropiane mbi këtë çështje. Në çdo rast, pas paraqitjes së propozimit, do të jetë i nevojshëm miratimi i shteteve anëtare të BE-së.
Përpjekjet e kaluara
Vështirësitë për të realizur këtë do të jetë pengimi i shteteve si Irlanda dhe Luksemburgu që mbajnë një regjim shumë të ulët tatimor pikërisht për të tërhequr kompani të mëdha. Ideja e tatimit të internetit (web tax) nuk është një risi absolute: në shtator një numër i mirë i ministrave të financave evropiane të udhëhequr nga francezi Bruno Le Maire kishin tentuar dhe shtyrë për futjen në fuqi të këtoj ligji. Pak ditë më vonë, Komisioni kishte paraqitur udhëzimet e saj mjaft të përgjithshme mbi formën e mundshme që do të merrte kjo taksë e re. Një nga hipotezat më të besueshme dukej ajo e ashtuquajturës Common Consolidated Corporate Tax Base (Ccctb), një taksë që zbatohet kur realizohen fitimet nga ana e kompanive. Që atëherë, megjithatë, kjo temë nuk është diskutuar më, edhe për shkak të kundërshtimit të disa vendeve.
Lexo edhe: Gjashtë sektorë të kërcënuar nga teknologjia dhe revolucioni dixhital
(1) Comment
ciao