Këshilla për të rritur shitjet në një bar. Disa shembuj për t’u marrë shembull
Nuk ka formula magjike për të rritur shitjet në një bar, por janë disa truke që iu duhet kushtuar vëmendje për të rritur besnikërinë e klientit ose për të tërheur klientë të rinj, në mënyrë që të kemi avantazhe edhe në aspektin e fitimit.
Për shembull, mund të përqendroheni në aktivitete promovuese dhe të kujdeseni për praninë tuaj në mediat sociale, gjëra që mund të ndihmojnë një bar të caktuar për t’u bërë i njohur nga një pjesë ë mirë e popullatës përreth, pavarësisht nëse jeni në një vend të vogël ose në një qytet të madh.
Ose mund të përqendroheni në hartimin dhe zbatimin e strategjive të përshtatshme të çmimeve të produktit: është e mundur të krahasoni çmimet e ushtruara nga veprimtari të ngjashme ose të afërta dhe gjithashtu për të shmangur çmimet tepër të larta që ngadalësojnë shitjen e produkteve – një aspekt i rëndësishëm i këtij të fundit, duke marrë parasysh se ato janë kryesisht produkte që kanë afat të shkurtër të depozitimit.
Duke shmangur hyrjen në detajet e këtyre levave të rëndësishme të marketingut mix, ka shumë aktivitete të tjera që mund të eksperimentohen për të rritur shitjet në një bar.
Cilat janë bazat që duhet patur kujdes
Disa elemente themelore që nuk duhen humbur nëse doni të rrisni shitjet në një bar janë:
Shumëllojshmëria: që ka një diferencim të produkteve, si për llojin (për shembull duke ofruar më shumë shije të të njëjtit produkt, i cili mund të jetë lëng frutash, por edhe produkte specifike për alergji dhe intolerance) dhe madhësinë (duke ju lejuar të zgjidhni midis brioshit normal dhe të vogla);
Personale: një zgjedhje që duhet bërë me kujdes sepse marrëdhënia njerëzore, e cila gjithmonë është e rëndësishme në vetvete, është edhe më shumë për ato aktivitete të bazuara në gjërat personale. Një gjest i personalizuar do te ishte nje kafe me qumësht e dizejnuar pjesën e sipërfaqes me emrin e klientit.
Kreativiteti: paraqitja e produkteve me dekorata ose në lidhje me diçka të veçantë (p.sh. kafe dhe kapuçinët e zbukuruar dhe të shoqëruara me një copë çokollate ose biskotë) mund të komunikojnë me konsumatorin për vëmendje ndaj detajeve;
Vendi: i kushton vëmendje atmosferës,muzikës, (me rëndësi të konsiderueshme në një vend ku klientët shkojnë në njëfarë mënyre për të shijuar), marketingut sensorial, zgjedhjen e dritave të duhura etj., dizajni i brëndshëm, ngjyrat e mureve dhe mobiljeve.
Hapësira fizike e bar-it në të vërtetë duhet të jetë një instrument që mund të përkufizohet si një “shitje vizuale”. Duhet t’i kushtohet një vëmendje e vecantë jo vetëm brënda por edhe jashtë.
Cilët janë elementët që duhen marrë në konsideratë për rritjen e shitjeve në një bar?
Një nga elementët kryesorë është studimi i klientelës që e frekuenton aktualisht, ose target-grupi i synuar. Në bazë të kësaj klientele vendosen zakonet e konsumit, dizajni etj. Prandaj nëse është një vënd i frekuentuar nga turistë, mirë do ishte të ofronit edhe mëngjese ndërkontinentale, dhe jo vetëm ato tradicionale të zonës.
Është gjithashtu e rëndësishme që të sigurohet besnikëria e klientit, e cila mund të krijohet duke dhënë disa stimuj, siç janë kartat e besnikërisë (për shembull, duke ofruar një kafe falas ne çdo dhjetë).
Imazhi i korporatës dhe lidhja e konsumatorit gjithashtu mund të forcohen, në disa raste duke u fokusuar në tregti (për shembull me gota të projektuara).
Për të rritur shitjet në një bar duhet menduar gjithashtu për një hapësirë që plotëson nevojat shtesë. Disa konsumatorë, për shembull, nuk kërkojnë thjesht një pije të shpejtë nga një bar, por një vend ku ata mund të kalojnë kohë dhe të angazhohen në aktivitete të ndryshme. Pronari i një bari, mund të vërë në dispozicion të klientëve shërbime, të tilla si një lidhje falas Wi-Fi dhe një vënd për karikimin e telefonave smart, tabletëve apo PC-ve.
Disa lloje të veçanta bar-esh ose kafene mund të përqëndrohen gjithashtu në mundësinë që konsumatorët të shpenzojnë më shumë kohë brenda ambienteve, duke rritur kështu shitjet. Në këtë perspektivë, pronarët duhet të mendojnë si një vend të përvojës dhe jo vetëm për ofrimin e shërbimeve. Disa ide mund të jenë: mbrëmjet me muzikë live; karaoke; aperitivet e veçanta (për shembull, në bashkëpunim me aktivitetet lokale, produkte të bazuara në produktet lokale, të dedikuara për një objektiv specifik, që mund të jetë ai i nënave, duke menduar për një animator për fëmijët). Natyrisht krijimi i një përvoje lokale kërkon shumë kohë për organizatën, ashtu edhe në aspektin ekonomik, por mund të sjellë avantazhe në drejtim të frekuentimit të vendit, duke synuar momentet e grumbullimit.
DISA SHEMBUJ TË BAR-EVE TË VEÇANTA DHE LOKALEVE ORIGJINALE
Ka disa mënyra për të rritur shitjet në një bar dhe disa këshilla, siç e kemi parë, janë lehtësisht të zbatueshme, gjithashtu sepse në disa raste është vetëm një çështje e ndjekjes së rregullave themelore të sipërmarrjes dhe pastaj të studimit të karakteristikave të tregut dhe të objektivave.
Por ka edhe zgjedhje shumë specifike që mund të bëhen për të personalizuar lokalin tuaj sa më shumë që të jetë e mundur. Në të gjithë botën ekzistojnë kaq shumë bare të veçanta dhe origjinale, të gjitha shumë të ndryshme nga njëri-tjetri, por kanë të përbashkët faktin e bazës së veprimtarisë në një ide origjinale, duke tërhequr hapa specifike të tregut ose të kuriozitetit.
Duke lënë mënjanë ato mjedise të bazuara në një ekskluzivitet shumë luksoz (Bar llambadar, brenda një hoteli në Las Vegas, një dhomë me tre kate që ka formën e një llambadari të madh kristal, ose për shembull, Sky Bar, ku është xhiruar filmi “Një natë prej luani II”, i cili ndodhet brenda një hoteli në Bangkok, rreth 250 metra lartësi, me pamje panoramike të qytetit), mund të përmendim disa bare bazuar në idetë krijuese të fokusuara në pikën se si t’i bëjnë klientët të kalojnë kohën sa më mirë.
Ziferblat për shembull, është një kafene që ka marë shkas nga thënia popullore “Koha është para”. Kafeteria ju lejon të ndiheni dhe të silleni pothuajse si në shtëpi; sic lexohet edhe tek misioni i kafeterisë”është një vend ku të gjithë mund të ndjehen si në shtëpi; ju mund të punoni, të bëni diçka artistike, lexoni një libër, luani piano, të takoni njerëz të tjerë “. Për të qenë më eksplicite, është një lokal ku mund të hyni dhe të bëni çdo gjë që dëshironi, duke vetëshërbyer. Çdo gjë është falas, duke përfshirë rrjetin Wi-Fi; përveç kohës. I pari Ziferblat u lancua në Rusi,dhe emri rrjedh nga një fjalë ruse që do të thotë ‘orë’.
Në Itali, në Milano nga viti 2015 është një lokal ku pronarët që mirëpresin klientët janë macet: Crazy Cat Café. Ideja është e frymëzuar nga aktivitetet tashmë të pranishme në Japoni, por të përshtatura për specifikat e ritmeve dhe zakoneve italiane. Një vend në të cilin mund të bëni “pet therapy”, por duke respektuar disa rregulla të shtëpisë, ndër të cilat nuk duhet të mërrni macet në dorë dhe nuk mund të bëni fotografi me flash.
Një shembull tjetër i bareve në Itali i dedikuar për një pasion të veçantë të konsumatorëve – sport këtë herë – është gjithashtu Upcycle, i dedikuar për të dashuruarit me biçikletat.
Nuk mund të rrimë pa përmendur ato vende që kanë bërë zgjedhjen e vendndodhjes pikën e tyre të fortë (të tilla si Rock Bar në Bali, i ndërtuar në një prag të shkëmbit me pamje nga oqeani, ose Bar Cave, në Kroaci, brenda një shpelle natyrore, ose në Baobab Tree Bar, në Afrikën e Jugut, i ndërtuar brenda një peme) ose arredimin (si bar Madame Claude, ku tavolina, karrige, etj janë ngjitur në tavan ose Zetor Bar në Republikën Çeke, ku mund të shihni pjesë të traktorëve të shpërndara nëpër ambjente).
Shkurtimisht, mënyrat për të rritur shitjet në një bar janë të shumta dhe të thjeshta për t’u arritur apo artikuluar, por të gjitha të projektuara për qëllime dhe objektiva specifike. Mjafton një element i cili i’u ben të dalloni nga të tjerët dhe do arrini të keni klientelën tuaj të personalizuar.
LEXO EDHE:IBM ka një projekt të ri: dëshiron që dronët të na sjellin kafen