Këshilla e T. Boone Pickens për të diplomuarit e vitit 2018
Shpesh më kërkojnë këshilla dhe njohuri mbi temën e lidershipit. Dhe unë ja shërbej atyre në shumë forma: në fjalimet dhe në mediat sociale. Dhe çdo vit të muajit maj, jam tepër i kënaqur t’i trasmetojë 90 vjet eksperiencë gjeneratës së ardhshme të sipërmarrësve agresivë dhe të diplomuarve.
Ndoshta këshilla ime më e mirë është të lexoni The First Billion is the Hardest, një libër i botuar 10 vjet më parë, në të cilin kam treguar disa peripeci dhe suksese te mia. Nga braktisja e punës sime për të lancuar kompaninë time të parë e cila falimentojë Mesa Petroleum, deri në hapjen e hedge fund në moshën 68 vjeçare: Në këtë libër do të gjeni të shkruar tre të katërtat e jetës sime të treguar haptazi pa dorashka.
Libri është ndërtuar rreth këshillave të vogla nga të cilat kam mësuar gjatë viteve. Në një pikë të caktuar, familja, miqtë dhe bashkëpunëtorët filluan t’i shkruajnë ato. U bënë një zhanër në vetvete, dhe tani ata njihen si “Booneisms“. Shumë shkrime kanë të bëjnë me jetën dhe leadership-in, dhe të tjerat janë mësime që kam marrë përmes uljeve dhe ngritjeve të 90 vjet të jetës time. Shumë prej tyre vlejnë edhe për të sapodiplomuarit e fundit që janë të paduruar të hidhen në botën reale. Pra, për ju të diplomuarit e këtij viti, këtu gjeni një grusht këshillash nga Boone Pickens për të filluar rrugëtimin e jetës tuaj.
“Një i çmendur me një plan mund të mundë një gjeni pa një plan”
Ky parim është në të vërtetë nga babai im. Kam ndjekur Oklahoma State University (në atë kohë Oklahoma A & M) kur im atë më mori mënjanë dhe më pyeti – në fakt, më tha – të ndryshoja degën e specializimit tim nga Biznes në Gjeologji, dhe të largohesha nga kolegji, sepse nuk isha duke ndjekur planin që ai dëshironte. Të dipllomohesha brënda qershorit të vitit 1951. Kur pashë se ai ishte serioz, më tha: “Dëgjo bir, një budalla me një plan mund të mundë një që nuk ka një plan. Nëna jote dhe unë kemi frikë se kemi një budalla që s’ka një plan “. Por tani që do të lësh një program akademik të ngurtë për një projekt tëndin, duhet të plotësosh boshllëqet që ke krijuar. Ti duhet të vësh në punë atë që ke mësuar deri tani dhe të gjesh një plan strategjik për të arritur aty ku dëshiron të shkosh.
“Qëndro i fokusuar. Kur del për të gjuajtur elefantë, mos u shpërqëndro duke ndjekur lepujt”
Jeta është plot distractions: personale dhe profesionale. Është e rëndësishme të tregohesh i vëmendshëm në projektin dhe në objektivat përfundimtare. Do të ketë nga ata që do t’ju nxjerrin pengesa gjatë rrugës, por do të ketë dhe nga ata që do t’ju japin një mundësi. Periodikisht bëjë një hap mbrapa dhe vlerëso se si është duke përparuar projekti yt në përgjithësi. Shpesh kjo gjë nuk bëhet. Mund të humbni shumë kohë duke u marrë me gjëra të vogla që në fund të ditës nuk ju sjellin asgjë të mirë.
“Mos bini viktimë e asaj që unë e quajë sindroma” gati-shënjestër-shënjestër-shënjestër-shënjestër “. Duhet të jesh i gatshëm për të hapur zjarr”
Ke një projekt, por tani të duhet ta zbatoni atë në praktikë. Në fund të fundit, një plan pa veprim nuk është një plan: është një fjalim. Kur u diplomova në qershor 1951, babai im më mori përsëri mënjanë. Mendova se po nxirrte nga xhepi një grusht me para. Në vend të kësaj, ajo ishte dora e tij që zgjatej drejt meje: “Pac fat, bir.” Kjo nuk ishte ajo që prisja, por ishte gjithçka më nevojitej. Ishte një nga mësimet e para që më mësoj se nuk mund të ulesha dhe të prisja ndihmë me duart kryq. Duhet të isha vetë unë ai që do të merrte iniciativat. Vendimet e mia duhet ti merrja vetëm unë, askush nuk do t’i merrte ato për mua.
Doli të ishte një nga mësimet më të çmuara. Në fillim të karrierës time, pashë se shumë nga kompanitë më të mëdha amerikane shpesh binin në një model të “Gati, Shënjestër, shënjestër”, në vend që të vepronin me maturi. Provova, u hodha dhe fillova të fitoja me përpjekjet e mia për të fituar biznese dhe iniciativa për të drejtat e aksionarëve. Tani besoj se vendosmëria ka luajtur një rol të rëndësishëm në suksesin tim. Pra, mos harroni: jini të gatshëm të merrni vendime. Kjo është cilësia më e rëndësishme e një leader-i të mirë.
“Puno fort. Shkoni herët në punë dhe qëndroni deri vonë”
Ke punuar shumë për të arritur deri këtu dhe keni të drejtë të festoni. Por diplloma juaj nuk është fundi, është një mjet. Ju duhet të rrihni hekurin dhe të vazhdoni të vini veten në provë, sepse një herë që ju ftojnë për darkë, ju duhet të sillni gjelin. Edukimi juaj është një mjet që duhet t’a aplikoni në planin tuaj strategjik. Asgjë nuk do ta zëvendësojë të punuarit fort në një zakon të vjetër. Gjithmonë do t’ju duhet të punoni fort dhe shumë. Për këtë arsye, hyj në dekadën e nëntë, sepse jam ende i pari që arrin në zyrë dhe ai që fik dritat i fundit. I them të gjithë atyre që dëgjojnë se rruga më kritike për të arritur suksesin në punë është një punë e vështirë. Pra, vendosni dhe mbani një etikë të mirë pune. Kjo është mënyra se si një leader duhet të përmballojë në mënyrë që të ketë sukses.
“. Jini një optimist i pashërueshëm. Vepro si një njeri që bie nga maja e një ndërtese 10-katëshe … dhe ndërsa tejkalon katin e tretë, thotë:” S’paskam vdekur ende. Deri këtu cdo gjë shkon mirë “”.
Unë jam një gjeolog dhe në këtë fushë duhet të jeni optimist. Vazhdoni me sasinë e duhur të shpimit, si në rezervuarë dhe në jetë. Optimizmi është çelësi. Asnjëherë mos jeni të sigurt. Kam themeluar kompaninë time të parë të naftës, Petroleum Exploration Inc., me 2.500 dollarë kapital të marrë borxh. Ishte punë e vështirë dhe unë, në një moment, kam jetuar në kamion dhe rruaja mjekrrën në tualetin e stacionit të benzinës. Këtë kompani e kisha themeluar përpara të Mesa Petroleum, kompania që huazova në vitin 1964, e cila u bë një nga kompanitë më të mëdha të Amerikës të pavarura të gazit dhe naftës. Një projekt i mirë dhe një punë e vështirë më ndihmoi të arrij majat, por asnjë nga të dyja nuk është e arritshme pa një optimizëm të shëndetshëm. Pra, jini një optimist i pashterueshëm.
“Sa më lartë të ngjitet majmuni në pemë, aq më mirë mund ti shihni pjesët e mbrapme të tij”
Për lancimin e BP Energy Fund në vjeshtën e vitit 1996, më duhej më parë të kaloja një provim të National Futures Association për t’u bërë një menaxher i commodity. Dhe ja që dështova. Jo një por dy herë. Kam qenë gjithmonë i bindur në aftësitë e mia dhe ky karakter më ka bërë të eci përpara edhe në momentin kur dështova në dy provimet në moshën 68 vjecare. Falimentimet janë pothuajse gjithmonë karburanti për vendosmërinë time për të qenë në gjendje të bëj gjëra më të mira. Por gjithashtu më bëjnë edhe të përulur. Nuk kam arritur të bëjë miliardin e parë deri në moshën 70 vjeçare. Unë nuk dua të mburrem, jam vetëm duke bërë pikën e situatës. Ji i sigurt, por modest.
Ju jeni sipërmarrës, vizionarë të rinj dhe inovatorë të gatshëm për të lënë shenjën tuaj në industri dhe biznese. Do të shkoni atje, jam i sigurt. Mbani në mend këto fjalë të Boon.
Dhe tani shkoni dhe vërini ato në praktikë!
* T. Boone Pickens themeloi një nga kompanitë më të mëdha të naftës të pavarura në Shtetet e Bashkuara, Mesa Petroleum dhe më vonë u bë një nga menaxherët më të mëdhenj të fondeve të investimeve me BP Capital.
Lexo edhe: Librat, proteinat, humorizmi dhe muzika: 8 obsesionet që e kanë çuar Elon Musk drejt suksesit