Jeni të pakujdesshëm? Të gjitha pajisjet dhe aplikacionet për të mos humbur asgjë
Teknologjia që na ndihmon në jetën e përditshme: nga portofolin në valixhet.
Portofoli i sigurt
Për të shmangur menjëherë ulëritjet “hajduti”, ekziston Chipolo Card, një tag Bluetooth ultra-i hollë me madhësi sa një kartë krediti që ju lejon të lokalizoni efektet tuaja personale në çdo kohë duke treguar vendndodhjen e tyre në telefonin smartphon-in tuaj.
Të mos humbasësh më çelësat
TrackR është shumë i dobishëm për gjetjen e çelësave, valixheve, kuletave dhe më shumë të tjera. Ai integron një tregues të distancës, për t’u përdorur për të ditur se sa metra larg është objekti i humbur dhe është në gjendje të lëshojë sinjale audio për t’ju drejtuar në pozicionin e çelësave.
Qenushi gjithmonë nën sy
Duke futur Tractive në qafore ju mund të dini se ku është kafsha në çdo kohë. GPS i integruar ndjek çdo lëvizje, dhe përmes aplikacionit mund të shihni rrugën që përshkruan. Edhe Kippy është një gps rezistent ndaj ujit dhe i pathyeshëm i projektuar posaçërisht për tu aplikuar tek qaforja për qentë apo macet. Gama e veprimit të saj është pothuajse e pakufizuarnv mënyrë që ju të kontrolloni lëvizjet e “Fido” në çdo kohë dhe kudo.
Nuk di ku ke parkuar makinën?
Mjafton gjeolokalizimi I makinës për të ditur ku keni parkuar për mos të humbur kohë duke e kërkuar, në rruge në qendër tregtare po në parkimet e kinemasë. Ndër aplikacionet më efikace janë Augmented Car Finder dhe Park me right. Si funksionojnë ato? Kur e zbrisni nga makina, aktivizohet aplikacioni që ruan pozicionin e automjetit.
Kujdes smartphon-in tuaj
Nëse humbasim celularin? Përveç sistemeve si Find my iphone të Apple, ka aplikacione të tilla si Whistle and find (për Android) ose Whistle finder free (iOS): ti bën një fishkëllimë dhe telefoni celular fillon të bjerë zilja deri sa ta keni gjetur. Me Clap to find në vënd të fishkëllimës mjafton një duartrokitje duarsh. Mos harroni të lini gjithmonë Bluetooth aktiv. Find my device është aplikacioni i zhvilluar nga Google për të gjetur telefonin tuaj celular në rast të vjedhjes ose humbjes.
Bagazhet, tani nuk do t’I humbim më
Për të mos humbur valixhen, Samsonite ka krijuar Travlr, një aplikacion që, pasi regjistroheni me shërbimin, është në gjendje të lidhet me një çip identifikimi të vendosur brenda trolley-it që gjurmon pozicionin e saj.
Lexo edhe: Ngrirja e trurit me vetëm 10 mijë dollarë Start up i ri: “Kështu do të jetoni përgjithmonë”