Ja se si robotët, do të vënë në rrezik punën e muratorit
Disa kompani në industrinë e ndërtimit gjithnjë e më shumë po përdorin makineri për vendosjen e tullave: në krahasim me burrat ato janë shumë më të shpejtë dhe më të saktë. Perspektiva është të shohim vendet e ndërtimit pa punëtorë brënda vitin 2050
Profesioni tjetër që rrezikon të zëvendësohet nga një robot mund të jetë ai i një muratori. Realisht kjo është një perspektivë që nuk duket e mundshme brënda një afati të shkurtër: por sigurisht makinat me inteligjencë artificiale do të kenë një rol të rëndësishëm në këtë sektor që tani për tani mbetet absolutisht një nga termat më pak të digjitalizuar. Megjithatë, siç është shkruar në një raport të McKinsey, industria e ndërtimit përbën 13% të ekonomisë botërore. Një nga kompanitë që tashmë është duke përdorur një makinë për këto profesione është Contruction Robotics, siç përshkruhet nga Financial Times. Sam1000 është një robot-murator gjysmë autonom, i cili është në gjendje të vendosë tulla me një ritëm shumë më të lartë sesa njeriu: pak a shumë 3 mijë copë në një ditë pune, në krahasim me 300/600 të një punëtori njerzorë.
Vende ndërtimi plot robotë
Shpejtësia dhe mbi të gjitha saktësia: të njëjtat cilësi që zotëron edhe Hadriani X, makineria e projektuar dhe e përdorur nga kompania australiane Fastbrick. Bëhet fjalë për një krah robotik i montuar në një kamion që mund të vendosë tulla të madhësive dhe më të mëdha se sa ato normale, me një saktësi në milimetër dhe duke krijuar një metër katror mur në më pak se tre minuta. Por për Mark Pivac, CEO i Fastbrick, ky është vetëm fillimi. Brenda pak vitesh mund të imagjinoni kantierët e ndërtimit ku robotët e specializuar në detyra të ndryshme mund të punojnë me njëri-tjetrin. Përveç atyre që vendosin tulla, ne do të kemi të tjerë që punojnë me trare metalike, ndërsa të tjerët madje do të kujdesen për të realizuar komponente përmes printimeve tridimensionale.
Ndikimi në punë
Por, përballë këtyre perspektivave lind dyshimi për humbjen e mundshme të punës së muratorëve të vërtetë. Megjithatë, CEO i Contruction Robotics u përpoq të siguroj: robotët nuk do të zënë vendin e njerzve human për momentin, por do t’i mbështesin ato, siç po ndodh tashmë në disa kantierë amerikane. Makinat nuk janë ende të pavarur tani për tani. Por robotizimi i plotë i kantierëve të ndërtimit mund të arrijë brenda 30 viteve të ardhshme. Të paktën ky është parashikimi i kompanisë britanike në sektorin Balfour Beatty. Mund ta shkruajmë në kalendar: në vitin 2050 nuk do të ketë asnjë punëtor njerëzor në një kantier ndërtimi. Robotët do të kujdesen për gjithçka, do të ndihmohen nga lart nëpërmjet droneve që do të monitorojnë ecurinë e punës.
Ai dhe puna, një ceshtje e hapur
Diskursi i aplikuar në botën e ndërtimit, është pjesë e një debati më të gjerë mbi ndikimin e inteligjencës artificiale mbi okupimin njerëzor. Prej kohësh flitet për ato vende pune që janë më në rrezik. Dhe me siguri e dimë se makinat robotike do të jenë gjithnjë e më të pranishme në vëndet e punës. Disa statistika flasin gjithashtu se rreth 47% të aktiviteteve në bizneset njerëzore kanë humbur duke kaluar në favor të makinave robotike. Gartner, megjithatë, ka botuar së fundmi të dhëna të kundërta: në vitin 2020, vendet e punës të krijuara midis atyre që janë zhdukur dhe atyre që do të krijohen do të jetë pozitiv me 500 mijë njësi.
Lexo edhe: Accenture sjell “Drishti”, inteligjencën artificiale për personat me vështirësi shikimi