Ja ku duhet të studiojmë inxhinieri apo shkenca kompjuterike për të fituar një Çmim Nobel
Këto janë dhjetë universitetet më të mira për të studiuar lëndët inxhinierike dhe shkencore / teknologjike sipas botimit të vitit 2018 të Times Higher Education World
Stanford University, Shtetet e Bashkuara
E vendosur në zemër të Silicon Valley, Universiteti Stanford u themelua në vitin 1885 nga Jane dhe Leland Stanford, “për të promovuar mirëqenien publike duke ushtruar ndikim mbi njerëzimin dhe qytetërimin”.
California Insitute of Technology, Shtetet e Bashkuara
California Insitute of Technology (Caltech) është një institut kërkimi shkencor dhe edukimi me famë botërore ku fakultetet dhe studentët e jashtëzakonshëm kërkojnë përgjigje për pyetje komplekse, zbulojnë zgjidhje të reja shkencore, nxisin inovacionin dhe transformojnë të ardhmen. Caltech ka gjashtë divizione akademike me një theks të fortë në mësimdhënie dhe hulumtime në shkencë dhe teknologji.
University of oxford, Mbretëria e Bashkuar
Universiteti i Oksfordit është universiteti më i vjetër në botë në gjuhën angleze dhe universiteti i dytë më i vjetër në botë. Ndërsa data e saktë e themelimit të saj është e panjohur, ka dëshmi se mësimi u zhvillua në 1096. Gjithsej rreth 22,000 studentë, pak më shumë se gjysma e tyre janë studentë universiteti, ndërsa mbi 40 përqind janë studentë ndërkombëtarë . Oxford ka popullsinë më të re të çdo qyteti në Angli dhe Uellsit, pothuajse një e katërta e banorëve të saj janë studentë universiteti, gjë që i jep Oksfordit interes të konsiderueshëm.
Massachusetts Insitute of Technology, Shtetet e Bashkuara
Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT) është një universitet privat kërkimor me bazë në qytetin e Cambridge, Massachusetts. E themeluar në vitin 1861, MIT synon të “thellojë njohuritë dhe të përgatisë studentët në fushën shkencore, teknologji dhe fusha të tjera të studimit.
Cambridge University, Mbretëria e Bashkuar
Cambridge i shërben më shumë se 18,000 studentëve nga të gjitha kulturat dhe qoshet e botës. Pothuajse 4,000 studentë të tij janë ndërkombëtarë dhe vijnë nga mbi 120 vende të ndryshme. Përveç kësaj, Shkollat Verore Ndërkombëtare të Universitetit ofrojnë 150 kurse për studentët nga mbi 50 vende. Universiteti është i ndarë në 31 kolegje autonome ku studentët marrin seanca mësimore në grupe të vogla të njohura si mbikëqyrësit e kolegjeve. Gjashtë shkolla shpërndahen në kolegjet universitare dhe mbajnë rreth 150 fakultete dhe institucione të tjera.
Princeton University, Shtetet e Bashkuara
Princeton është një nga universitetet më të vjetra në Shtetet e Bashkuara dhe konsiderohet si një nga institucionet më të shquara të arsimit të lartë në botë. E themeluar në vitin 1746 si College of New Jersey, më 1896 u emërua zyrtarisht Universiteti Princeton për nder të zonës në të cilën ndodhej, duke hapur shkollën e famshme të specializimeve në vitin 1900.
Universiteti i Pekinit, Kinë
Universiteti i Pekinit është anëtar i C9 League, ngjashëm me Ivy League në Shtetet e Bashkuara dhe shpesh renditet ndër institucionet më të mira të arsimit të lartë në Kinë. Vetëm ata që marrin notën më të lartë në provimet kombëtare pranohen, me një regjistrim total prej rreth 35,000 studentësh. Në 1898, Universiteti i atëhershëm Imperial i Pekinit u themelua si universiteti i parë kombëtar për të mbuluar disiplina të plota në Kinë, duke zëvendësuar akademinë e lashtë perandorake që për qindra vite kishte trajnuar administratorë për shërbimin civil kinez.
National University of Singapore
Një nga universitetet kryesore në botë me bazë në Azi, Universiteti Kombëtar i Singaporit (NUS) është universiteti kryesor i Singaporit, duke ofruar një qasje globale për arsimin dhe kërkimin me një fokus në perspektivat dhe aftësitë aziatike. 17 shkolla të saj në tre universitete në Singapor – Kent Ridge, Bukit Timah dhe Outram – ofrojnë një planprogram të gjerë bazuar në kurse multidisiplinare dhe pasurish transversale.
ETH Zurich – Swiss Federal Institute of Technology, Zvicër
E themeluar në vitin 1855 si një Shkollë Politeknike Federale,mbas një shekull e gjysmë ETH Zurich konsiderohet një prej universiteteve më prestigjioze në botë fushën e shkencës dhe teknologjisë. Instituti ka “diplomuar” mbi 20 çmime Nobel, duke përfshirë babanë e fizikës moderne dhe shpikësi i teorisë së përgjithshme të relativitetit Albert Einstein.
Imperial College of London, Mbretëria e Bashkuar
Imperial College London, një institucion shkencor i bazuar në shkencë, gjendet në qëndër të qytetit konsiderohet si një nga institucionet kryesore të Mbretërisë së Bashkuar. Kolegji ka rreth 15,000 studentë dhe 8,000 të punësuar, e fokusuar në katër fusha kryesore: shkencën, inxhinierinë, mjekësinë dhe biznesin. Universiteti krenohet me 14 fitues të Çmimit Nobel, përfshirë Sir Alexander Fleming, zbulues i penicilinës.
Lexo edhe:Votën time? E vendos algoritmi. Ja përse