Instagram shton muzikën në Stories, ja si bëhet
Përditësimi i ri 51 i Instagram ju lejon të futni një kolonë zanore në momentet tuaja të preferuara
Si t’i bëjmë Stories tona edhe më të pabesueshme? Instagram na jep përgjigjen; duke shtuar muzikën! Që nga sot, është duke u zgjeruar përditësimi për të shtuar një kolonë zanore në Stories të Instagram dhe për t’i përshtatur ato gjithnjë e më shumë me momentet që ne përjetojmë dhe humorin tonë.
Si të shtoni muzikën në Instagram Story
Të shtosh një pjesë të muzikës në një Instagram Story është shumë e thjeshtë: duke prekur të njëjtën ikonë me të cilën mund të shtoni një sticker, do të gjeni një ikonë muzikore. Me një tap të thjeshtë do të hapet një library me mijëra këngë në të cilat mund të zgjidhni një këngë specifike, zgjidhni atë që i përshtatet më mirë humorit tuaj ose zhanrit të preferuar ose zgjedhni një nga këngët më të njohura.
Sapo të keni zgjedhur muzikën, mund të dëgjoni një pjesë dhe duke e kaluar me shpejtë mund të zgjidhni pjesën e këngës që i përshtatet më mirë historisë tuaj.
Lexo edhe: Facebook tani na lejon të shohim të gjitha reklamat e publikuara nga Faqet (madje edhe ato për të cilat ne nuk jemi në shënjestër)
Shtimi i këngës mund të bëhet gjithashtu përpara regjistrimit të një videoje: hapja e kamerës dhe duke e lëvizur anash do të gjeni një opsion të ri “Muzikë” nën butonin e regjistrimit. Prej aty mund të zgjidhni këngën dhe të regjistroni një video ndërsa muzika është duke luajtur në sfond.
Pas publikimit të Stories, followe përveçse do të dëgjojnë këngën do të shohin edhe nje stickers me titullin e këngës dhe emrin e artistit.
Nuk na mbetet gjë tjetër se të përditësojmë Instagram në versionin e ri 51 (aktualisht disponibël vetëm për iOS, ndërsa Android së shpejti) dhe të ngrejmë volumin iPhone-it tonë!