Instagram-Po ndryshon për mirë apo jo?
Instagram heq mundësinë që përdoruesit të shohin numrin e pëlqimeve. Pas eksperimentit të suksesshëm në Kanada, rrjeti social i famshëm ka filluar të fshehë numrin e “Like” edhe në qytetin fqinj, Itali. Testimi filloi të mërkurën në 17 korrik 2019.
Natyrisht, siç është komunikuar, kjo nuk është një dispozitë e pandryshueshme pasi që fillimisht do të jetë e nevojshme të testohet terreni për të zbuluar mendimin e përdoruesve. Shkurtimisht, do të shohim nëse ata që klikojnë në zemrën e vogël të bardhë, thjesht do të jenë të kënaqur ta shohin atë të bëhet e kuqe, pa qenë në gjendje të shohin kush ka të njëjtin mendim.
Nëse propozimi do të zbatohej edhe në të ardhmen, do të ishte absolutisht një revolucion i madh për botën e marketingut digjital dhe të ashtuquajturit “influencues” që punojnë çdo ditë me përmbajtjet e tyre dhe sigurojnë të ardhura nga numri i pelqimeve. “Ne duam të ndihmojmë njerëzit të përqëndrohen në fotot dhe videot e përbashkëta, jo sa pëlqime ata marrin”, konfirmon Tara Hopkins, drejtuesi i Instagram-it.
Por për influencuesit kjo është padyshim një pikë negative në punën e tyre virtuale. Për të bindur sponsorat do ta kenë edhe më të vështirë t’iu tregojnë ndikimin që kanë tek ndjekësit.
Hera e parë që ata u “goditën” nga Instagram ishte në fillim të vitit ku u fshinë të gjitha profilet fallco duke ulur ndjeshëm numrin e ndjekësve në profilet e tyre.
“Ne duam që Instagram të jetë një vend ku të gjithë mund të ndjehen të lirë të shprehin veten. Po fillojmë disa teste në shumë vende për të mësuar nga komuniteti ynë global se si kjo nismë mund të përmirësojë përvojën në Instagram “, vazhdon Tara Hopkins.
Kjo risi e veçantë u parashikua nga vetë Mark Zuckerberg gjatë konferencës zhvilluese të Facebook në prillin e vitit të kaluar, e cila u mbajt në San Jose të Kalifornisë. Në përmbledhje, butoni “like” nuk do të hiqet absolutisht, por numri i “pëlqimeve” të marra nga përmbajtja e ngarkuar nuk do të jetë më e dukshme. Vetëm përdoruesi që ka postuar në Instagram mund të ketë qasje në këtë informacion.
Përdoruesit e përfshirë në test do të marrin një paralajmërim. “Ky ndryshim mund të ketë një efekt pozitiv mbi ndikuesit dhe kompanitë. Ndikuesit, sidomos të rinjtë, mund të përfitonin nga kjo, sepse audienca e tyre nuk do të ndikohej më nga numri i “like”: ky është koment nga Vincenzo Cosenza, Marketing Manager i Buzzoole, një kompani marketingu influencues.
“Kompanitë që dëshirojnë të bëjnë aktivitet përmes marketingut influencues – shton ai – mund të shtyhen për të vlerësuar elemente më të rëndësishme sesa numri i thjeshtë i pëlqimeve, të tilla si cilësia e përmbajtjes apo arritja e sa me shume përdoruesve. Për të marrë këto të dhëna, të cilat nuk janë menjëherë të dukshme, kontaktoni kompanitë e specializuara “.
Po ju si mendoni: Ju pëlqen ndryshimi i Instagram?
Lexo edhe: Pse binzesi juaj ka nevojë për Social Media Manager