Maslow, Hierarkia e nevojave në marketingun e mediave sociale
Maslow, teoria e nevojave, është një nga teoritë më të vlerësuara kur është fjala për shpjegimin e hierarkisë së nevojave dhe motivimeve njerëzore dhe pikërisht për këtë arsye e kemi pare të aplikuar me kalimin e kohës në një numër të madh të fushave të ndryshme, në teoritë e biznesit dhe në menaxhim e burimeve njerëzore. A mund të përdoret teoria e piramidës Maslow edhe për marketingun në social media? Shumë prej tyre e kanë provuar, në disa raste duke u përqëndruar në atë se cfarë do të thotë të bësh social media manager dhe pastaj të transpozojnë nevojat e renditura në piramidën origjinale në nevoja konkrete që, nëse janë të kënaqur, e bëjnë punën e menaxherit të medias sociale më të shkathët dhe në raste të tjera çfarë e bën një politikë të mediave sociale vërtetë efektive? Pavarësisht kësaj, kur është fjala për zhvillimin e një strategjie të marketingut të mediave sociale ka disa faktorë kontekstualë dhe të lidhura me sektorin specifik që duhet të merren në konsideratë. Më poshtë është paraqitur teoria e nevojave në social media duke u bazuar në teorinë e Maslow.
-
Social media presence
(Survival)
Sigurisht që para së gjithash ju duhet të jeni prezentë në mediat sociale duke patur profile dhe llogari të kompletuara dhe një strategji me statuse të herëpashershme, kjo do të thotë të krijosh një sërë objektivash të matshme, të cilat synon të arrish përmes prezencës në mediat sociale. Faza e pare e cila lidhet me fazën e mbijetesës në teorinë e Maslow dhe është pikërisht numri i përdoruesëve që ju ndjekin (followers).
-
Online reputation
(Safety)
Pasi të keni vendosur një profil të kompletuar është e rëndësishme të jeni të qëndrueshëm. Është mirë që kanalet tuaja në rrjetet sociale të kenë një ndryshim mes tyre për të arritur më mirë qëllimet e secilës prej tyre. Sigurisht që s’mund të përdorim të njëjtën strategji si në Instagram ashtu edhe ne Linkedin. Por të gjitha statuset apo përmbajtjet duhet të jenë nën një markë dhe të ndajnë histori unike. Kjo e bën markën tuaj më të njohur në peisazhin e mediave sociale. Nëse personat që ju ndjekin presin përmbajtje cilësore dhe ju i’ua ofroni kete ata do të sjellin më shumë trafik (pëlqime dhe komente) në profilet tuaja në rrjetet sociale.
-
Ambassador community
(Esteem)
Kur shkalla e angazhimit tuaj në mediat sociale është e lartë, do të vëreni një grup të përkushtuar të përdoruesve, të cilët bëjnë pëlqime apo komente dhe e ndjekin rregullisht përmbajtjen e mediave sociale. Nëse është kështu, URIME – keni grupin e ambasadorëve të markës tuaj! Ata mund të mos jenë ende ndjekësit tuaj në të gjitha profilet në rrjetet sociale. Nëse është kështu, përpiquni të shihni nëse mund të ndryshoni mendjen duke i falënderuar për shpërndarjen e përmbajtjes suaj ose duke i shtuar ato në një listë publike të Twitter si “Watchers të trendeve sociale”, kështu që ata të dinë që ju i keni vënë re. Nëse ata tashmë po ju ndjekin në një ose disa llogari të mediave sociale, merrni në konsideratë postimet e herëpashershme për t’i mbajtur ata të angazhuar.
4. Social media engagement
(Belonging)
Për të mbajtur audiencën ekzistuese të interesuar dhe për të tërhequr ndjekës të rinj, është e rëndësishme që ta mbani nivelin tuaj të angazhimit të mediave sociale në çdo kohë. Monitoroni kanalet tuaja sociale për t’u siguruar që çdo mesazhi ose koment i cili ju drejtohet juve duhet të marrë përgjigje, veçanërisht nëse mund të jetë koment negativ. Duke ju përgjigjur një komenti negativ, ju keni një shans të ktheni një klient të pakënaqur në një avokat të markës, nëse ata përjetojnë një zgjidhje efektive për problemin e tyre. Në këtë mënyrë ju krijoni një komunitet të gjërë të markës tuaj dhe përdoruesit janë të gatshëm të përfshihen në aktivitete të ndryshme.
5. Social media influence
(Self-actualization)
Do ta kuptoni se kur e keni arritur këtë fazë në mediat sociale sepse do shikoni që numri i ndjekësve është rritur mjaftueshëm. Ky është hapi më i lartë në piramidën Maslow
kulmi është ndikimi shoqëror.
Por ju nuk mund të ndaleni në këtë pikë!
Për të qëndruar në krye, duhet të ndërtoni dhe të mbani marrdhënie të vazhdueshme me ndikuesit në mediat sociale. Duhet të shikoni listën e ndjekësve tuaj për të parë nëse keni ndjekës të cilët operojnë në të njjtën fushë me ju. Ju mund të shpërndani statuset e tyre dhe në këtë mënyrë ju ndërtoni një marrdhënie me ta. Është gabim të mendoni se njëhërë që keni arritur në majën e piramidës Maslow mund të pushoni: Jo! Rezultatet duhet të jenë afatgjata, ju duhet të vazhdoni të investoni në strategji të reja edhe më shumë.
Ne duhet të shikojmë në marketingun e mediave sociale jo si një aktivitet më vete dhe i shkëputur nga të gjitha detyrat e tjera të biznesit, por si një aktiv që kërkon përfshirje – në rregullat e komunikimit të brendshëm efektiv – të të gjithë ekipit, jo vetëm të departamentit të dedikuar.
(1) Comment
[…] Lexo edhe: Maslow, Hierarkia e nevojave në marketingun e mediave sociale […]