(46 post)
(61 post)
(4 post)
(3 post)
(7 post)
(8 post)
(58 post)
(1 post)
(157 post)
(6 post)
(7 post)
(39 post)
(28 post)
(4 post)
(45 post)
(2 post)
Latest new
Dështimi është thjesht aftësia për të filluar përsëri në mënyrë të zgjuar, “tha Henry Ford, një nga themeluesit e kompanisë Ford Motor, i cili përjetoi një dështim përpara suksesit, për të mësuar nga ai dështim.
Mund të mësosh shumë nga gabimet e markave që sot kanë bërë histori suksesi. Dhe një prej tyre është Google, sepse ka zhvilluar një strategji të vërtetë mësimi bazuar në analizën e gabimeve si një formë të optimizmit të vazhdueshëm të biznesit, falë të ashtuquajturës kulturë post- mortem.
Çfarë është dhe si mund të aplikohet në kompani të tjera?
GOOGLE DHE POST-MORTEM: duke gabuar mësohet
Vendimi për të investuar në inovacion dhe zbatimi i teknologjive të reja të cilat mund të sjellin përfitime të mëdha për kompanitë shpesh mbahen nga frika e dështimit. Megjithatë siç është shprehur Luca Vescovi, drejtoreshë ekzekutive e Neuro Web Design:
gabimet e markave në të vërtetë mund të jenë një burim i dobishëm i të mësuarit, por për ta bërë këtë, është e përshtatshme të vihet në praktikë një punë metodike, bazuar në kritere të paracaktuara, në mënyrë që të arrihet përmirësime reale dhe të shmangen aksidentet e reja në të ardhmen.
Pra, cila është strategjia e miratuar nga një kompani si Google për të mësuar nga falimentimi?
Sipas një dokumenti të lëshuar nga marka, gjithçka bazohet në filozofinë post-mortem që mund të jetë shumë e dobishme në organizata, pasi që gabimet që nuk kontrollohen dhe akumulohen me kalimin e kohës mund të bëhen probleme që janë vështirë të kapërcehen.
Pikërisht për këtë arsye Google ka një proces formal të të mësuarit që i lejon kompanisë të mësojë nga gabimet e bëra dhe që konsiston në krijimin e asaj që është definuar post-mortem. Regjistra të incidenteve në të cilat shpjegohet ndikimi i tij dhe veprimet e zbatuara për të zgjidhur problemin. Në këto dokumente u bënë gjithashtu të njohura shkaqet që çuan në gabim dhe çdo veprim të ndërmarrë më pas për të parandaluar që gabimi të ndodhte përsëri në të ardhmen.
Megjithatë, jo të gjitha gabimet kërkojnë krijimin e një post-mortem dhe për këtë arsye Google krijon kritere specifike për të identifikuar incidentet që kërkojnë një vëmendje të vecantë .Meqenëse këto janë dokumente që kërkojnë kohë, është e rëndësishme të përcaktoni me kujdes situatat në të cilat këto mund të jenë në të vërtetë të dobishme:
një shembull është një gabim që ka rezultuar në pamundësinë për të shfaqur rezultatet e kërkimit për fjalën “Shakespeare”, për 66 minuta, brenda motorrit të kërkimit.
Si pasojë e kësaj, rreth një miliard kërkime nuk janë përgjigjur në një ditë kur zbulimi i një soneti të ri nga poeti ka rritur në masë të madhe trafikun lidhur me fjalen në fjalë.
Google ka vënë në dispozicion të përdoruesve një shembull të post-mortem pas këtij incidenti. Pasi është identifikuar nevoja për të përpunuar një nga këto dokumente për një situatë të caktuar, ekipi i përfshirë punon në post-mortem duke u përpjekur të reflektojë mbi gabimin e gjetur. Kjo punë, pavarësisht se është shumë impenjative, realizohet për çdo problem që konsiderohet i rëndësishëm (në bazë të kritereve të paracaktuara) dhe që duhet të shmanget në të ardhmen, duke identifikuar dhe analizuar shkaqet në themel të aksidentit në mënyrë konstruktive dhe pa “vënë gishtin në asnjë person apo ekip të përfshirë »
Në fakt, kultura post-mortem që Google kërkon të promovojë brenda kompanisë një filozofi të të mësuarit që analizon problemet që lidhen me funksionimin e shërbimit të ofruar nga motori i kërkimit, pa u ndalur në ndonjë “fajtor”.
Siç mund ta lexoni në artikullin e Google, “ndërsa ekipi ynë përdor post-mortem për të zgjidhur problemet inxhinierike, çdo organizatë – si teknologjike dhe jo-teknologjike – mund të përfitojë nga këto dokumente si një mjet analizash kritike, pas një ngjarjeje, krize apo nisjeje “.
Gjigandi teknologjik, pra, flet për post-mortem në një mënyrë më të gjerë, si një filozofi që mund dhe duhet të shtrihet në të gjithë kulturën e korporatës.Në bazë të kulturës post-mortem të promovuar nga Google ka këshilla se si mund të aplikohet në praktikat e biznesit për të përmirësuar proceset e biznesit. Para së gjithash, është e rëndësishme të nxiten punonjësit të japin informacionin e nevojshëm: nuk duhet të kenë frikë nga ndonjë qortim ose ndëshkim, përndryshe ata do të tentojnë të mos japin detajet e nevojshme për të kuptuar se si ka ndodhur problemi, shkaqet, efektet dhe operacionet e vendosura dhe mënyrën e veprimit për të zgjidhur atë (të gjitha informatat thelbësore për realizimin e një post-mortem).
Pikërisht për këtë arsye ne duhet të përqendrohemi në dialogun e hapur dhe konstruktiv që i bën të gjithë të ndjehen të lirë të flasin për incidentet, një mënyrë për të promovuar transparencën dhe të mësuarit. Për të inkurajuar kulturën post-mortem, këto dokumente janë formuluar në Google Docs, të cilat mund të ndahen lehtësisht brenda kompanisë, midis anëtarëve të ndryshëm dhe ekipeve të përfshira.Pavarësisht nga mjetet e përdorura për përpunimin post-mortem, gjëja e rëndësishme është se ata kanë disa karakteristika, duke përfshirë mundësinë e bashkëpunimit në formulimin e dokumentit përmes shënimeve që mund të shtohen nga bashkëpunëtorët e ndryshëm dhe, nëse është e mundur, me njoftime, në mënyrë që të gjithë të mund të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe në kohë reale.
Përveç kësaj, shkrimi post-mortem nënkupton një fazë rishikimi në të cilën ekipi që krijoi draft dokumentin ia dorëzon një ekipi inxhinierësh të lartë për botim më vonë. Si një formë e nxitjes për të përpunuar këto dokumente, cdo post-mortem zgjidhet çdo muaj që të ndahet në gazetën e brendshëm në mënyrë që të gjithë punonjësit të mund të mësojnë diçka nga kjo. Kompania gjithashtu fton organizatat për të promovuar këtë kulturë në biznesin e tyre duke ofruar një model për realizimin e dokumenteve. Ideja është që të gjenerojë një kulturë të korporatës që tregon për zbulimin e vazhdueshëm të zgjidhjeve të reja dhe alternativa gjithnjë e më të mira.
Gabimet e markës dhe dështimet në histori: nga FORD-i në ditët e sotme
Nëse Google është një shembull se si ta zbatojmë në mënyrë metodike filozofinë “duke gabuar mëson”, ka shumë episode të tjera të sipërmarrësve dhe personazheve që kanë kryer gabime ose që kanë qenë viktima të incidenteve që mund t’i kenë dhënë fund suksesit në rrugën e tyre.
Për shembull, nuk mund të mos përmendësh një histori suksesi si ajo e Steve Jobs, duke kujtuar se para ndërtimit të perandorisë, Apple, Steve Jobs u shkarkua nga kompania që kishte themeluar: një episod që mund të kishte frenuar sipërmarrësin por në vend të kësaj siç e dimë, ai nuk e bëri atë gjë.
Duke folur për falimentimin, autori i librit “Che sfiga! Historitë e njerëzve që ndryshuan botën, por pastaj diçka shkoi keq “, Micol Arianna Beltramini, ka marrë disa histori të personazheve të famshëm dhe sipërmarrësish të cilët tregojnë në mënyrë komike se ” suksesi në një fushë të caktuar nuk është diçka që bie nga pema ose është e trashëguar nga lindja: ka lodhje dhe shpesh ka pasoja të pakëndshme ». është e nevojshme që ta fusësh në kokë idenë se në cdo fushë në rrugën drejt suksesit nuk është e natyrshme dhe as fitimprurëse të mos dështosh asnjëherë. Dështimi është një mundësi e mrekullueshme për të ecur përpara: ju mbani një ekuilibër, kuptoni se çfarë ka qenë e gabuar dhe përpiquni ta rregulloni atë. Sigurisht që nuk mund të keni gjithmonë entuziazmin e njëzet-vjecarëve, por sa më shumë të ecni përpara aq më shumë fitoni eksperiencë.
Duke folur për moshën, përvojën (dhe shumë këmbëngulje), ne duhet të kthehemi në histori, veçanërisht në vitet ’30, t’i referohemi gabimeve të markës dhe të sjellim një shembull tjetër të njohur, atë të zinxhirit të famshëm të pulave të KFC-së.
Koloneli Harland Sanders, i cili ende mbetet fytyra e markës, e ka realizuar ëndrrën amerikane duke themeluar atë që do të bëhej një famë shumëkombëshe në mbarë botën, por jo pa qenë viktimë e disa aksidenteve.
Në vitin 1930 koloneli mori një stacion benzine në një autostradë qendrore në Corbin, Kentucky, në emër të Shell. Shërbimi i restorantit i bashkangjitur distributorit ishte shumë i suksesshëm, prandaj në vitin 1932 Harland Sanders vendosi të shtonte në menynë e tij “Sanders Court and Cafe”, pjatën e tij të preferuar: pule e skuqur. Në moshën 62 vjeçare dhe me këmbëngulje të madhe, sipërmarrësi vendosi të udhëtonte në të gjithë vendin për të bindur restorantet e tjera që të propozonin recetën e tij.
Por në vitet 50 ndertimi i një autostrade të re coi në ndryshimin e drejtimit të trafikut të lëvizjeve në një zonë tjetër të Korbinit, kështu që restoranti u shit në vitin 1965 dhe Koloneli, i detyruar të paguantë të gjitha borxhet dhe detyrimet u kthye nga një gjëndje e mirë ekonomike në një pikënisje. Për të kursyer para, siç thuhet në faqen e internetit të markës, sipërmarrësi shpesh fjeti në veturë, ndërsa gjatë ditës ai kërkonte për të rekrutuar bashkëpunëtorë të rinj. Angazhimi përfundimisht u shlye, pasi në vitin 1964 restorantet në SHBA dhe Kanada kishin shkuar në 600 dhe ky zinxhir ekonomik u shit në një grup investitorësh për 2 milionë dollarë.
Duke shkuar mbrapa në kohë deri në fillim të viteve 1900, nuk mund të mos përmendim Henry Ford, një personazh i cili krijoi një zinxhir ekonomik duke ulur ndjeshëm koston e prodhimit dhe duke e kthyer atë në një metodë efektive e cila do të miratohej edhe në industri të tjera.
Por, para se metoda e tij të bëhet një model referimi, Fordi duhej të përballej me një rrugë të plotë pengesash. Në moshën 13 vjeçare, sipas arkivave të New York Times, Ford kishte demostruar aftësitë e tij mekanike dhe, edhe pse babai i tij ishte përpjekur ta shkurajonte, duke synuar ta bënte atë të punonte në fermën familjare. Henry i vogël, në fakt, punoi fshehurazi natën, duke filluar, me disa mjete në dispozicion, për të çmontuar dhe rirregulluar një orë derisa e bëri të funksiononte. Në moshën 16 vjeçare (1879) ai u largua nga shtëpia e tij në Detroit për të ndjekur ëndrrën e tij, por pastaj u kthye në fermë, ku filloi të punonte në një traktor në kohën e tij të lirë.
Vite më vonë ai arriti të bindë një grup investitorësh për të krijuar Detroit Automobile Company për të ndërtuar makinën e parë.Kompania kishte filluar shitjen e disa prej makinave të dizajnuara sipas modelit origjinal të krijuar nga Ford; megjithatë, ai dështoi dhe marrëveshja me bashkëpunëtorët u ndërpre. Ndërkohë që Henri ishte duke ëndërruar për prodhimin masiv të makinave për t’u shitur në sasi të mëdha dhe me fitime të ulëta, investitorët nuk besonin në mënyrën e tij të konceptimit të prodhimit, sepse makina konsiderohej si mjet luksi dhe konceptohej prodhimi në sasi të vogla dhe me kosto të larta. Megjithë pengesat e shumta dhe dyert e mbyllura përpara se të arrinte qëllimin e tij, Ford përfundimisht filloi me sukses prodhimin e makinave sipas metodës së tij të prodhimit, gjë që e bëri atë të jetë në listën e njerëzve më të pasur në histori .
Siç është përmendur nga Micol Beltramini, shumë shpesh para suksesit ka një rrugë të vështirë, megjithatë është shumë e rëndësishme, që të mos shkojmë asnjëherë në dy ekstremet e vlerësimit: ‘është e gjitha faji i botës’ ose ‘është faji im’. Duke u rrotulluar pas vetes dhe duke mjekuar plagët për pak kohë është në rregull, por nëse do të ecësh përpara duhet të cohesh dhe t’i shikosh gjërat për atë që janë.
LEXO EDHE:Marketing Plan: Disa këshilla praktike për të shkruar një plan marketingu të suksesshmëm
Marka të njohura si Harley-Davidson, Nike, Playboy, Coca-Cola, Apple janë bërë tatuazh në lëkurat e klientëve në mbarë botën.
Pse e bëjnë këtë?
Pse këta tifozë që ne i quajmë të dashuruar pas markave, e vënë lëkurën e trupit në dispozicion të kompanive?
Cfarë mund të mësojmë ne marketeret prej tyre?
Rastet e para tashmë janë evidentuar dhe ka nga ata që mëndojnë se kjo është një industri e re e komunikimit. Kjo mënyrë mendohet se do e cojë më afër se kurrë mesazhin për markën në syrin dhe jetën e publikut. Logot dhe imazhet të bëra tatuazh mund të duken tepër ekstreme nga ana e marketingut. Këta njerëz përfaqesojnë ajkën e klientëve besnikë dhe e kuptojnë biznesin tuaj në një nivel më kuptimplote dhe më të thelluar. Përvec këtyre klientëve të besuar të markës ka edhe nga ata që e bëjnë logon e një marke tatuzh në trupin e tyre kundrejt një pagese,duke e shëndrruar në një brand tattoo business.
Brand Tattos mund t’i mësojnë marketerëve në lidhje me motivimin e konsumatorëve. Njerëzit kanë markuar veten me tatuazhe për të prezantuar veten si të ndryshëm nga të tjerët dhe për të sfiduar statuset shoqërore.
Pse njerëzit bëjnë Brand Tattos???
Mendoni për atë që termi “markë” do të thotë dhe do të keni një vlerësim më të mirë për rëndësinë e psikologjisë së tatuazheve. Ne kemi një instinkt biologjik për të markuar veten. Ndërkohë që arti i trupit mund të dëmtojë trupin, kuptimi i tij është më i rëndësishëm për ne.
Ka shumë arsye psikologjike që i shtyn klientët të bëjnë tatuazh një markë.
1. Anëtarësimi në Grupet Sociale:
Tatuazhet e markës ndihmojnë klientët të lidhen me të tjerët në të njëjtin grup social që ndajnë interesa të veçanta dhe vlera të përbashkëta. Tatuazhet e markave dërgojnë një mesazh se i përkasin një komuniteti unik, personalisht kuptimplotë. Të tjerët që i shikojnë i identifikojnë direkt përmes tatuazhit.
2. Gjetja e një kuptimi shoqatave ku bëjnë pjesë
Tatuazhet e markës iu kujtojnë konsumatorëve vlerat personale. Tattoo është një distinktiv i përhershëm me kuptim të veçantë. Krijon një kujtesë të fuqishme të kujtimeve, përvojave, emocioneve dhe shoqatave të tjera pozitive që kanë me markën. Një imazh i vetëm, siç paraqitet nga tatuazhi, mund të përfshijë një sërë kujtesash dhe ndjenjash komplekse.
3. Të qënit i lidhur me idealet
Brand Tattos janë përkujtues të jetës ideale të klientit. Marka shoqërohet me ideale specifike, sic Apple është bërë i lidhur pazgjidhshmërisht me kreativitetin, bukurinë dhe vetë-shprehjen. Konsumatorët e shohin markën si një kujtesë e këtyre idealeve dhe ata nxjerrin forcë nga imazhi.
Numri i personave që janë të gatshëm të vendosin tatuazhe me mesazhe publicitare në trupin e tyre për periudha të gjata kohe apo të përkohshme, nuk është i vogël, por shumica e personave parapëlqejnë tatuazhet njëmujore.
Janë disa kompani që tashmë kanë paguar për tatuazhe-publicitet.Kazinoja online goldenplace.com ka vendosur markën e saj në më shumë se 40 boksierë, duke përdorur tatuazhe te perkohshme dhe ka paguar për këtë nga 5 mijë deri në 100 mijë dollarë për person.
Ndërsa një restorant meksikan në San Francisko jep drekë për gjithë jetën për cdo’njërin që bie dakort për të vendosur një tatuazh-publicitet të përhershëm me emrin e këtij restoranti.
Joe Tamargo ka filluar një biznes të ri, duke i dhënë mundësi kompanive për mesazhe publicitare përmes tatuazheve të përhershme në trupin e tij, kundrejt një pagese.
Brand Tattos krijojnë një lidhje të përhershme fizike midis klientit dhe markës. Në një botë ku shumica e bizneseve fokusohen ekskluzivisht në rritjen e shitjeve, mundësia që bizneset t’u shërbejnë konsumatorëve në një nivel më të thellë mbeten të hapura dhe të pritshme. Rezultatet mund të jenë magjike, dhe po, rritja dhe shitjet shpesh ndjekin kte shembull.
Krijo eksperienca kuptimplotë për klientët tuaj. Filloje këtë duke u nisur nga vendosja e kushteve sa më të përshtatshme për t’i krijuar klientit një përvoje të kënaqëshme, duke ndërtuar kështu një model brandi për ta.
Ç’farë mund të mësojnë Smart Marketers nga Brand Tattos?
Ku është vëndi më i përhapur që konsumatorët kërkojnë të bëjnë një Brand Tattos?
Nuk janë krahët, këmbët apo shpatullat: Është mëndja e tyre!
Konsumatorët instinktivisht krijojnë tatuazhe mendore, lidhje shoqërore të fuqishme midis markave dhe përvojave. Marketerët duhet të përqëndrohen pikërisht te përvoja që duan konsumatorët. Këto përvoja lënë një gjurmë mendore që është e vështirë për t’u matur, por pa dyshim është e pranishme.
Mund të themi se një gjurmë e spikatur mendore – një tatuazh në mëndjen e klientit – është qëllimi i përpjekjeve të suksesshme të markimit.
Lexo edhe: Çfarë është, për çfarë nevojitet dhe si bëhet Design Thinking?
Primis aliquam etiam lorem sodales ipsum, fau cibus pelle ntesque proin ultritortor netus rimis aliquam ultritorto etiam lorem sodales tritortor netus rimis aliquam ultritorto
Welcome to WordPress. This is your first post. Edit or delete it, then start writing!
Mbërriti më në fund momenti më i pritur nga të gjithë marketer, përfshirë edhe IGTV
Ndodhi!
Marketer nga e gjithë bota ishin duke pritur këtë ditë dhe më në fund kjo ditë mbërriti: që tani e tutje mund të publikoni në Instagram dhe IGTV nga desktop, duke mos u mbështetur më në mjetet e palës së tretë, të cilat shpesh janë me pagesë. Buffer dhe Hootsuite ishin ato më të përdorura nga publisher dhe më të besueshmit.
Çfarë duhet të dini
Le të shqyrtojmë disa aspekte të rëndësishme:
- funksionaliteti është ende në roll out, kështu që nuk është i disponueshëm për të gjitha llogaritë.
- Megjithatë, për account-et që mund t’i përdorin, nuk është e mundur të përdorin nga desktop disa veçori siç janë filtrat apo efektet.
- Dhe së fundi: do të jetë e mundur të publikohen të gjitha llojet e përmbajtjeve në Instagram dhe IGTV, por jo në Stories. Pak zhgënjyes, por tani për tani duhet të kënaqemi me kaq.
Le të zbulojmë teknikisht, se si të publikojmë nëpërmjet kësaj mënyrë të re!
Si të publikojmë në Instagram nga desktop?
Keni idenë e Creator Studio? Nëse ju jeni një marketer, me siguri duhet të dini se për çfarë po flas. Në të vërtetë, është një mjet shumë i vlefshëm që ju lejon të programoni, menaxhoni dhe analizoni postimet në Facebook.
Pra, do t’ju duhet të lidhni account tuaj Instagram me Creator Studio për të qenë në gjendje të publikoni të gjitha përmbajtjet që dëshironi nëpërmjet desktop.
Të bësh këtë është shumë e thjeshtë:
Para së gjithash duhet të siguroheni që keni një account Instagram business ose Creator. Nëse nuk keni një llogari të tillë do t’ju duhet ta konvertoni dhe pastaj ta lidhni me faqen e Facebook-ut.
Në këtë pikë, lidhuni me Creator Studio dhe klikoni në ikonën Instagram lart në qendër, dhe së fundi vazhdoni me lidhjen e llogarisë në Instagram.
Ky proces nënvizon dhe e bën gjithnjë dhe më të qartë vullnetin e Facebook: të unifikojë dhe thjeshtojë botimin dhe menaxhimin e përmbajtjeve në platformat e ndryshme.
Qëllimi është t’i bëjmë ato gjithnjë e më shumë profesionale dhe efikase, duke u përpjekur të minimizojmë gabimet dhe bug e sistemit.
Gjëja më e rëndësishme për të kuptuar është se biznesi juaj dështoi, por kjo nuk do të thotë që ju jeni një dështim. Dështimi është një mundësi për të kuptuar gjithçka që keni mësuar dhe për ta zbatuar atë në një sipërmarrje apo rol të ri. Duhet të kthehesh për të mësuar nga gabimet dhe të ecësh përpara. Shumica e njerëzve të suksesshëm të biznesit kanë një apo dy dështime të biznesit në jetëgjatësinë e tyre. Mos harroni se ka shumë rreziqe që lidhen me të qenit një sipërmarrës dhe marrja e dështimeve me një ndryshim në perspektivë mund të rezultojë me sukses më të madh në fund.
Këto pesë hapa mund t’ju ndihmojnë të pranoni dështimin dhe të ecni përpara.
Merrni gjërat hap pas hapi.
Një nga gabimet që bëjmë më së shumti kur një biznes dështon është shmangia e përgjegjësive, që është krejtësisht e gabuar. Ju duhet t’i mendoni gjërat me qetësi, të përgjigjeni për përgjgjegjësitë që kishit dhe t’i zgjidhni ato në mënyrëm më të mirë të mundshme. Shmangia vetëm e përkeqëson situatën.
Shmangni dështimin e personalitetit të biznesit.
Suksesi i një biznesi nuk parashikohet lehtë, dhe rrethana të papritura mund të krijohen në çdo kohë. Çështja është të jesh fluid dhe i adaptueshëm. Sa më mirë të pranoni dhe të lejoni ndryshimin, aq më lehtë do të mund të shëroheni nga një dështim i biznesit ose një ndryshim i madh që do të ndodhë.
Përgatituni për një sipërmarrje të re ose fazë tjetër në jetën tuaj.
Asnjëherë mos e merrni një dështim të biznesit si një shenjë për të hequr dorë. Konsideroni dështimin si asgjë më shumë se një mundësi për të reflektuar dhe përshtatur në një situatë tjetër. Ku keni gabuar? Çfarë mund të bëni ndryshe? Mësimi është një pjesë e tregtisë dhe dështimi është një mjet për përpunim.
Rihapni sirtarin me pasionet tuaja.
Pavarësisht se sa kohë më parë keni filluar biznesin tuaj, me siguri iu ka ndryshuar jetën në shumë mënyra. Puna zakonisht merr kohën më të madhe të ditës dhe iu bën të hiqni dorë nga shumë hobi apo pasione tuajat. Merrni një moment për të reflektuar përsëri në jetën tuaj dhe vendosni një drejtim që duket më i përmbushur. Sillni ëndrrat tuaja në jetë. Ndonjëherë fundi i një gjëje sjell më shumë gëzim në një fillim të ri.
Rrethojeni veten me njerëz që do t’ju ndihmojnë të rriteni në drejtimin e ri që dëshironi të merrni.
Gjeni një mentor, filloni një kurs ose merrni pjesë në një seminar, por lejojini vetes të vazhdoni të mësoni. Sa më shumë që mësoni, aq më shumë vlera do të fitoni, çka rezulton t’iu bëjë gati për një mundësi të re.
Dështimi mund të jetë i frikshëm në fillim, por nuk duhet të jetë fundi i botës.
Mësoni, përshtatuni dhe vazhdoni të punoni drejt ëndrrave tuaja.
Lexo edhe:Instagram-Po ndryshon për mirë apo jo?