Historia e Shazam, shitet Apple-it per nje vlere prej 400 milion dollare
Historia e shkurtër e Shazam, nga vlera 0 në exit blerja nga Apple për 400 milionaNga rreziku i falimentimit ne blerjen nga kompania e Cupertino, ngjitja e vështirë e suksesit te shërbimit per njohjen e muzikës
Dhe si perfundim ndodhi: Apple i zgjati grushtin duke blerë Shazam për një shifër që është rreth 400 milionë dollarë dhe kompania angleze “muzikore” i ka të gjitha përgjigjet, tani po shijon mrekullisht punen e djersitur. Për aplikacionin milionere, në fakt, që deri në marrëveshjen e madhe nuk ishte një rrugë e bërë vetëm për sukseset. Përkundrazi, për gjashtë vitet e para të jetës, historia e Shazamit është ndëshkuar gjate nga kërcënimi per te falimentuar.
Nga 2002 në 2008 – Vitet e Zeza në Historinë e Shazamit
Shazam u prezantua fillimisht si një shërbim i telefonisë celulare në vitin 2002 nga Shazam Entertainment Ltd. Themeluesit ishin; Chris Barton dhe Philip Inghelbrech, atehere ishin studentë te Universitetit të Kalifornisë në Barkley, Dhiraj Mukherjee, një punonjës i Viant, nje axhensi konsulence në Londër dhe Avery Wang i diplomuar në elektrotehnike dhe matematikë dhe sapo kishte mbaruar doktoraturën në Stanford.
Emri Shazam rrjedh nga një thirrje e futur në vitin 1940 për të treguar diçka të jashtëzakonshme qe ndodh spontanisht ose me magji, pak a shume si Abracadabra!
Ideja e themeluesve ishte me të vërtetë e jashtëzakonshme, lidhja e njerëzve me muzikën në mjedisin ku ndodheshin ata mund te perdornin mikrofonin e telefonit. Një koncept i thjeshtë, por i vështirë për t’u zbatuar: në mjediset publike, në fakt, mikrofoni nuk përfshin vetëm zërin e këngës, por edhe zhurmën e zhurmën e sfondit me zerat e njerezve, të gotave të kafesë në bare, të perplasjes së derës.
Përvec kësaj, pionierët e Shazam arriten, t’i pervishen punes për të ndarë zhurmën nga muzika. Avery Wang përpunon algoritmin, duke gjeneruar per cdo degjim prej 15 sekondash nje shenje dixhitale audio pastaj e krahasonte ne Database muzikore te Shazam (gati 1 milion kenge ne 2002)
Teknikisht ata ishin në bord, tani mungonin vetem investitorët per t’a vene ne pune. Në fillim të vitit 2000, App Store nuk ekzistonin akoma, telefoni në modë ishte Nokia 3310 dhe interesi per nje celular ishte akoma larg: Shazami ishte tepër novator në krahasim me kohën e tij!
Sic deklaroj Dheeraj, “te jesh me i avancuar se tregu gjeneron gjithashtu edhe pasoja“, në fakt askush nuk donte të investonte në një projekt kaq të rrezikshëm , ende pa klientë potencialë. Kur ata ishin gati për t’u terhequr një investitor Angel kaptalizoj 1 milion dollarë në kete projekt dhe në vitin 2001 te tjera 8.5 milion erdhen nga investitorët te tjere.
Shazami e pa dritën e diellit në vitin 2002 si shërbim telefonik në Angli. Për ta përdorur kete përdoruesi duhej të merrte një numër telefoni për 50 denarë, më pas u reduktua në numrat “2580” dhe pas 15 sekondave i vinte nje SMS me titullin e këngës. Edhe pse ekzistonte ky inovacion, rritja e Shazam doli të jetë shumë e ngadaltë, me disa mijëra përdorues dhe rrezikun e falimentimit për gjashtë vjet. Deeraj vite më vonë komenton për historinë e Shazamit: “Nëse je sipërmarrës, përpiqesh të shfrytëzosh mundësitë në situata të caktuara, ndërsa nëse nuk je, sheh pengesa, rreziqe ose sfida. Rregulli i përgjithshëm është të mos falimentosh dhe të qëndrosh gjallë për të luftuar një tjeter dite ».
2008 – App Store ruan fatin e Shazamit
Një ide e tillë e jashtëzakonshme, nga ana tjetër, nuk mund të vdiste për largpamësi dhe në korrik 2008 erdhi pika kthyese: Apple App Store u hap dhe Shazam u bashkua në formë falas duke u integruar me iTunes. gjejeni se ku ishte pozicionuar? i pari në renditje!
Në tetor të vitit 2008, gjithashtu u bë pjesë e Android Play Store. Dhe nga këtu e tutje, historia e Shazamit është plot sukses.
Brenda 18 muajsh, Shazam shkarkohet 10 milionë herë në 150 vende dhe rreth 8% e përdoruesve blejnë këngën në iTunes pasi kane njohur këngen. Në 2011 Apple njoftoi se Shazam ishte aplikacioni i katërt falas më i shkarkuar nga App Store.
Në vitin 2011, përveç muzikës, aplikacioni është zgjeruar duke i lejuar përdoruesit të kërkojë programe televizive dhe reklama, me mundësinë e hyrjes në oferta speciale dhe përmbajtjeve të tjera. Në të njëjtin vit, Shazam njofton një partneritet me Android dhe iOS për të dëgjuar këngë me Spotify njehere qe njiheshin dhe një integrim me Facebook për të parë ne feed kenget e dëgjuara, të etiketuara ose qe ishin blere.
Në vitin 2013 ai u bashkua me kompaninë Rich Riley, ish-Yahoo !, si CEO i Shazam, për ta përgatitur atë për listim në bursë.
Jo vetëm Apple, Android dhe Spotify, por edhe artistët janë duke u bërë gjithnjë e më shumë të interesuar per Shazam, si një mjet për kapjen e fansave të rinj. Në fakt, që nga 2014, një partneritet me këngëtarët dhe grupet e famshme, përfshirë Coldplay, OneRepublic, Pitbull, Maroon 5, Alicia Keys, i lejon këtij të fundit të ndajë këngët që duan më së shumti, ato që kanë ndikuar dhe që dëshirojnë të promovohen tek publiku i gjerë
Ngjarjet e tjera të rëndësishme në historinë e Shazam janë në vitin 2015 zgjerimi i potencialit të aplikacionit me Visual Shazam që lejon njohjen e imazheve me Shazam logo ose QR Code Në vitin 2016 integrimi në rrjetin social Snapchat dhe fillimi i Shazam for Brands . Këto eksperimente të vazhdueshme e bëjnë atë një nga aplikacionet më inovative të 2016 nga Fast Company.
2017 – Realitet i shtuar dhe blerja nga Apple
Ok, është 2017: Shazam është në Top Ten të aplikacioneve më të rëndësishme në botë: është e pranishme në 200 vende me më shumë se 1 miliard shkarkime dhe çdo muaj i kalon 120 milionë përdorues aktivë.
Pavarësisht se është në krye, kompania nuk ndalon eksperimentimin dhe inovacionin: në mars njofton Shazam AR, shtoi realitetin për njohjen e imazhit dhe në korrik Brand Takeover për të brand-uar ekranin klasik të dëgjimit. Madje filluan një program televiziv Beat Shazam.
Nga këtu, marrëveshja me Apple është një hap i shkurtër jo vetëm për të vendosur vazhdimësinë e një marrëdhënieje te filluar një dekadë më parë, por mbi të gjitha sepse kompania Cupertino ende dëshiron të sigurojë një avantazh konkurrues në një sektor qendror për biznesin e tij, muzikore. Blerja e një kompanie, cilësia më e madhe e të cilëve ka qenë gjithmonë ajo per te qene perpara koheve dhe qe sot mund të jetë çelësi për një seri inovacionesh, të cilat shkojnë përtej integrimit të pritshëm të karakteristikave të Shazam.