Header Bidding i Amazon, per tregun e reklamave dixhitale
Header Bidding Amazon, per cfare behet fjale?
Gjigandi i ecommerce, Amazon, po krijon mjete të reja reklamuese dhe teknologjike për botuesit në Evropë, në përpjekje për të kapërcyer Google dhe Facebook në tregun e reklamave dixhitale.
Amazon po shtyhet më teper në tregun e reklamave dixhitale, duke sjellë mjete të reja teknologjike për të bërë reklama në Evropë për të ndihmuar botuesit të bëjnë më shumë para nëpermjet internetit.
Transparent Ad Marketplace i Amazon, i cili u lançua në Shtetet e Bashkuara pak më shumë se një vit më parë, tani është disponibel edhe në Britanine e Madhe, Gjermani, Francë, Itali dhe Spanjë. Kjo zgjidhje u ofron publisher (ky term do të thotë blogerët dhe pronarët e faqeve te internetit në përgjithësi) dhe zhvilluesve te aplikacioneve një mënyrë të re për monetarizimin e përmbajtjeve së tyre duke përdorur header bidding (një teknologji që lejon reklamuesit e shumëfishte te bejne oferta në një hapësirë reklamimi,në të njëjtën kohë, që do të thotë se do te fitoje gjithmone oferta më e lartë).
Ajo që e dallon këtë produkt nga të tjerët është se kjo është e bazuar në cloud, që do të thotë se oferta zhvillohet në serverat e Amazon dhe jo në faqen e internetit të reklamuesit. Kjo nga ana tjetër do të thotë se ata nuk duhet dhe nuk kane nevojen per te vene kodet e reklamuesit në faqen e tyre te internetit, dhe ne kete menyre shpejtohet koha e ngarkimit të faqeve.
Amazon gjithashtu deklaron se header bidding do të ofrojë transparencë më të madhe, duke u lejuar pronarëve të faqeve të internetit që të shohin se cilat kompani po bejne ofertat dhe cili e ka fituar ankandin.
“Kur filluam ofrimin e header bidding disa vjet më parë, ne menjëherë vumë re se kishte përfitime të jashtëzakonshme për publisher, reklamuesit dhe klientët nderkohe qe duhet te transferojne proceset në cloud ne I ofrojme atyre shikueshmëri të plotë se kush është duke bere oferta, se kush po fiton dhe pse po fiton, “shpjegon Matt Battles, zëvendëspresident i teknologjisë në Amazon.
https://www.youtube.com/watch?v=_8ckjhLUnAc
Lancimi është vetëm shenja e fundit që Amazon po përpiqet të fitojë terren në tregun e reklamave dixhitale. Emarketer vlerëson se në Shtetet e Bashkuara, Amazon është gjeneratori i pestë më i madh i të ardhurave digjitale, me të ardhura prej $ 1.65 miliard në vitin 2017 – më shumë se Twitter dhe Snapchat. Kjo shifër pritet të rritet në 3.19 miliardë dollarë në vitin 2019.
Është gjithashtu platforma më e shpejtë në rritje – me një rritje prej 48.2% në vitin 2017, por do të përfaqësojë vetëm 3% të tregut total në SHBA në 2019, shumë prapa Google dhe Facebook.
Fakti që Amazon dëshiron të bëhet një nga kompanitë më të mëdha në reklamat dixhitale nuk duhet të jetë një surprizë pasi është një biznes që gjeneroi 209 miliardë dollarë vitin e kaluar sipas Magna Global. Dhe Amazon ka si fuqinë ashtu edhe të dhënat për të konkurruar me dy kompanitë më të mëdha në këtë moment.
Amazon deri tani nuk heziton të diskutojë haptazi ambiciet e saj. Megjithatë, është duke shpejtuar rritjen e personelit për shitje te reklamave për selinë e saj të re në Nju Jork dhe kjo lëvizje e fundit është një shenjë e qartë se ajo synon të tërheqë shumë publisher të tjerë.
Lexo edhe: Baby Tech; Sensorët, algoritmat dhe robotët futen në djepët e foshnjave
Dhe shumë marka, duke përfshirë Procter & Gamble dhe Unilever, po bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë me kompaninë Amazon. Për shembull, P & G pretendon se është partnerizuar me gjigandin e_commerce për të përdorur të dhënat e konsumatorit, të quajtur ID consumer, për të arritur ata konsumator që janë gati për blerje. Dhe kjo është zemra e ofertës së Amazon për reklamuesit – domethënë, të kesh të dhëna për atë që njerëzit blejnë.