Hangover Kit, kutia e vogël që ju ndihmon t’ju dali pija mbas dasmës
Hangover Kit, kutia e vogël që ju ndihmon t’ju dalë pija mbas dasmës
Dikush po përpiqet të krijojë wedding bag në vënd të konfetit: vjen kit-i për t’ju ardhur në ndihmë mbasi e keni ekzagjeruar me pijen mbas një dasme. Tashmë në shitje në Etsy
Nëse keni bërë shumë gëzuar në festën e fundit të beqarisë dhe dasmave, këtu është zgjidhja që po bën hapësirë midis tendencave të reja: hangover kit për të mbështetur pasojat e ditës tjetër i cili zëvendëson konfetet e dasmës tradicionale.
Çfarë është
Patjetër që flasim për lumturinë e të ftuarve një ditë pas eventit.
Vendosni mënjanë konfetet tradicionale të dasmës, hapësira tani është për kit-in Hangover që mbështet dhe kuron pasojat e dehjes, ambalzhuar në qese dekorative dhe kuti sikurse të ishte një konfetë dasme tradicionale.
Për më kreativët ekziston mundësia për të krijuar një kit të personalizuar sikur të ishte një mini kit i ndihmës së parë, me grafikë mjekësore si kryq i kuq, datën e martesës dhe emrat e çiftit të lumtur.
Termi “Në të mirë dhe në të keq” shpesh zgjidhet si referencë për orët e fundit alkoolike të natës së mëparshme.
Çfarë ka brenda
Secili kit mund të kompozohet sipas nevojave tuaja ose duke hipotizuar ato të mysafirëve tuaj, këtu janë disa nga gjërat që mund të gjeni në një kit hangover:
- vitamina
- paracetamol
- pije energjie
- shishe uji
- letra të lagura
- burro kakao për buzët
- mini furçë dhëmbësh dhe pastë dhëmbësh
- nenexhik ose çamçakëz
- leukoplast
- kolir
- kafe të tretshme një përdorimshme
Kit-et për trajtimin e dehjes janë në shitje në Etsy, një dyqan artizanal online, duke filluar nga 1.86 dollarë për copë për çanta të personalizuara.
Produktet variojnë nga çanta dhe kuti dhurata të personalizuara, në opsione më minimale të tilla si ngjitëse dhe targa identifikimi që mund t’i bashkëngjiten paketimit të thjeshtë. Mbas valës së hovit të madh të dasmave të të rinjve të papërgjegjshëm, hangover kit janë të përsosur për çiftet që nuk e marrin veten shumë seriozisht. Ata gjithashtu mund të përdoren për cdo lloj feste tjetër në të cilat pini shumë.
Për çiftet që kërkojnë argëtime dhe alternativa të tjera ndryshe nga konfetet tradicionale, kit-i për kujdesin ndaj pijes është një tendencë për t’u marr në konsideratë
Lexo edhe: Babai i Alibaba ka investuar 20 milionë në një startup që jep rroba me qira