Guinea e Re, në Papua bllokon Facebook për një muaj
S’është e qartë cfarë ka ndodhur ekzaktësisht, do të duhet kohë për të kuptuar efektet mbi popullsinë dhe për të pastruar platformën nga përdoruesit e rremë. Censurim apo pauzë për reflektim?
Qeveria E Papua Guinea e Re do ta bllokojë Facebook për një muaj. Një periudhë kohore që do të shërbejë për të pastruar versionin lokal të rrjetit social, duke kërkuar përdoruesit e rremë dhe një thellim të efekteve mbi popullsinë dhe opinionin publik të vendit në jugperëndim të Paqësorit. Kjo u njoftua nga Ministria e Komunikimeve të Port Moresby në personin e ministrit Sam Basil: “njohuritë” në platformë do të bëhen nga analistët dhe zyrtarët e departamentit të tij.
“Ndërkohë do të mblidhen informacione për të identifikuar përdoruesit që fshihen pas llogarive të rreme, ata që ngarkojnë imazhe pornografike dhe ata që publikojnë informata të rreme dhe mashtruese në Facebook, në mënyrë që të filtrohen dhe të hiqen – shpjegoi tek Courier Post – Kjo do të lejojë njerëz të vërtetë me identitete reale të përdorin rrjetin social me përgjegjësi “.
Përveç kontrollit të llogarive, qeveria do të jetë gjithashtu në gjendje të vlerësojë ndikimin e popullsisë dhe mund të konsiderojë gjithashtu krijimin e një Facebook lokale, që është një alternativë që kanë zhvilluar vetë ata. Por kjo sinqerisht duket të jetë një hipotezë shumë ambicioze. Bllokimi mujor është pjesë e një serie iniciativash lidhur me krimin kibernetik, në kuadër të të cilit policia lokale po stërvitet. Sipas Washington Post, Facebook do të kontaktojë me administratën e vendit “për të kuptuar shqetësimet e tyre”.
Lexo edhe: Amazon largon përdoruesit që janë më shpesh “të pavendosur”
Lexo edhessss
Për momentin nuk dihet kur do të fillojë ndërprerja ose pse është absolutisht e nevojshme të pezullohet platforma për të kryer hetimin e rastit. Sidoqoftë, duket një ngjarje e parë e kësaj forme, si në lidhje me ndalimet absolute ashtu si ato kineze si dhe bllokimet e përkohshme të regjimeve autoritare: në këtë rast fillojmë me një qasje pozitive, por nuk dimë ku mund të përfundojmë.