Guerilla Marketing for Christmas
Guerrilla Marketingu është një mënyrë për të shfaqur biznesin ose produktin tuaj në metoda jo-konvencionale që shpesh herë kushtojnë më pak para. Duke qënë se tani jemi nën atmosferën e festave te fundvitit këtu mund të gjeni disa shembuj të Guerilla Marketing të përdorur nga marka të njohura edhe globalisht.
Duke parë këto foto mund të mendoni edhe ju për biznesin tuaj mënyra të reja promovimi dhe pse jo Guerilla Marketing.
E fillojme me Renault, markë e cila ka vendosur një makinë të vërtetë në një top prej bore në mes të qytetit.
Kjo pemë që simbolizon festat e fundvitit është e ndërtuar nga 1,000 shishe Heineken dhe është vendosur në një qëndër tregtare në Nanjing në Shangai.
Dhe ja një top tjetër dëbore që simbolizon komoditetin e American Airlines business class.
Westjet Airliness krijoi një mrekulli Krishtlindjeje për udhëtarët e saj. Kjo linjë ajrore pyeti 250 udhëtarë të saj se cfarë dhurate dëshironin për festa dhe në destinacionin e mbërritjes në vëndin që prisnin valixhet e tyre erdhën dhuratat që kishte kërkuar secili prej tyre.
Tiffany and Co organizoi për klientët e saj një shëtitje me karrocë nëpër qytet për tre ditë.