Google oprezanton AutoML, machine learning per bizneset
Në botë ka vetëm 21 milionë zhvillues te cilet i dedikohen inteligjencës, atë që duam është të sjellim machine learning madje edhe per ata që nuk kanë kompetencë specifike “. Fei-Fei Li, shefi shkencor i Google Cloud dhe drejtori i Laboratorit Artificial Intelligence Stanford dhe Stanford Vision Lab i bie larg e larg, por shkon drejt në pikë. Google, duke lajmeruar perpara të gjithë aktorëve te tjerë të AI, është gati të dalë në treg me një shërbim cloud që ofron machine learning për bizneset. Fillon me computer vision dhe pastaj me AutoML Vision te, një shërbim që e bën më të lehtë dhe më të shpejtë krijimin e modeleve ML të njohjes së imazhit. Do të jetë moduli i parë i hapur për kompanitë e interesuara, përpara se të kalojë në shërbimet e Cloud traslation, Cloud natural language,Cloud speech, Cloud video intelligence. Logjika e biznesit është miratuar deri tani nga Google që me këtë levizje është definuar gjithnjë e më shumë si AI company. Në thelb, ju do të paguani për kohen e konsumit, ose më mirë bazuar në kapacitetin parashikues të softuerit të përdorur.
Lexo: Danimark, brenda fabrikes se roboteve te cilat do te na “vjedhin zanatin”
«Në 2017 – Ekspertët e Mountain View shpjeguan – prezantuam Google Cloud Machine Learning Engine, për të ndihmuar zhvilluesit me përvojën e machine learning (ML) për të ndërtuar modele që funksionojne me çdo lloj të dhënash të çdo madhësie. Ne kemi treguar se si shërbimet moderne të machine learning, për shembull API-të – qe perfshijne Vizionin, Speech, NLP, Translation e Dialogflow – mund të zbatohen në modelet tashme te përgatitura, për të bërë aplikacionet e biznesit tepër të shkallëzueshme dhe të shpejta. Kaggle, bashkësia jonë e data scientist dhe studiusve të machine learning, ka tejkaluar një milion njerëz. Dhe sot, më shumë se 10,000 kompani përdorin shërbimet Google Cloud AI, duke përfshirë kompani si Box, Rolls Royce Marine, Kewpie dhe Ocado ».
Si funksionon? Në thelb Google bën modele të machine learning të para-arsimuara përmes API-ve që kryejnë detyra të përcaktuara. Le të marrim një shembull. Një kompani retail, për shembull në industrinë e modës, duhet të katalogojë fotot e koleksionit të veshjeve të tyre për shërbimet e_commerce. Për të ofruar konsumatorëve sugjerime përkatëse të produkteve, rezultate të sakta kërkimi dhe filtra të dobishme, është thelbësore që të krijohet dhe të mbahet e azhornuar një tërësi karakteristikash që përcaktojnë produktet; megjithatë, krijimi manual i këtij grupi karakteristikash është kompleks dhe kërkon një kohë të gjatë. Deri më tani, ky shërbim i tagging që u lejon atyre që kërkojnë online të gjejnë veshjen e dëshiruar duke futur fjalë si lloji i rrobave, copa, prerja dhe ngjyra behetj le të themi me dorë. Me machine learning softueri trajnohet të njohë dhe të dallojë një triko leshi nga një bluzë. Duke ngarkuar imazhe me një përshkrim të ofruar nga klienti në sistemin cloud të Google, softueri “mëson” ka perfunduar faza e trajnimit automatikisht është një mënyrë për të njohur një foto dhe për të përshkruar përmbajtjen e saj. Në praktikë, ndërfaqja drag-and-drop ju lejon të ngarkoni lehtësisht imazhe, të udhëzoni dhe menaxhoni shabllonet dhe t’i zbatoni ato drejtpërdrejt në Google Cloud. Teknikisht, megjithatë, po përdoren teknika të avancuara si learning2learn dhe transfer learning (kalimi i të mësuarit) nga Google.
Për të provuar Auto ML Vision, ju mund të kërkoni hyrjen kliko ketu
(9) Comments
El sistema Android le permite tomar capturas de pantalla sin ningún otro software. Pero aquellos que necesitan rastrear capturas de pantalla en secreto de forma remota necesitan un rastreador de captura de pantalla especial instalado.
… [Trackback]
[…] There you will find 74226 more Information to that Topic: dokadigital.com/google-oprezanton-automl-machine-learning-per-bizneset/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here on that Topic: dokadigital.com/google-oprezanton-automl-machine-learning-per-bizneset/ […]
… [Trackback]
[…] Read More Info here to that Topic: dokadigital.com/google-oprezanton-automl-machine-learning-per-bizneset/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: dokadigital.com/google-oprezanton-automl-machine-learning-per-bizneset/ […]
… [Trackback]
[…] There you will find 98073 additional Information to that Topic: dokadigital.com/google-oprezanton-automl-machine-learning-per-bizneset/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Information here on that Topic: dokadigital.com/google-oprezanton-automl-machine-learning-per-bizneset/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on to that Topic: dokadigital.com/google-oprezanton-automl-machine-learning-per-bizneset/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Info here to that Topic: dokadigital.com/google-oprezanton-automl-machine-learning-per-bizneset/ […]