Google Flights parashikojnë vonesat e fluturimeve nëpërmjet inteligjencës artificiale
Sa herë keni shpejtuar që të arrini në kohë në aeroport dhe, pasi keni arritur, keni zbuluar se fluturimi juaj është me vonesë? Pra, e gjetët veten duke kaluar kohën nëpër dyqanet dutty free, ndërsa, ndoshta, mund të kishit përgatitur valixhen me më shumë qetësi. Me versionin e ri të Google Flights, e gjithë kjo nuk do të ndodhë më: Big G ka njoftuar se ka përmirësuar motorin e kërkimit përmes një algoritmi që është në gjendje të parashikojë vonesën.
Në praktikë, me inteligjencën artificiale që studion historinë e fluturimit dhe automatikisht mëson problemet, Google Flight do t’i raportojë vonesat përdoruesit edhe këtë do t’a bëjë përpara se kompania të bëjë njoftimin. Por vonesa do të zyrtarizohet nga Google vetëm nëse ekziston një siguri prej 80%. Udhëtarit i mjafton thjesht të shkruaj numrin e fluturimit, kompaninë dhe udhëtimin nga bëhet nisja dhe destinacioni dhe në pak sekonda do të dijë nëse avioni është në kohë apo jo, arsyen e vonesës ashtu edhe kohën e pritjes.
Shërbimi i ri është dizajnuar në veçanti për pasagjerët e fluturimeve economy që shpesh janë ata që kanë probleme të papritura sesa konsumatorët që zgjedhin business class. Një hap përpara ky për motorin e fluturimit që mban emrin Google, që tashmë paralajmëron përdoruesit për problemet që mund të lindin gjatë udhëtimit, si anulimi i fluturimit.
Parashikimit të vonesës së fluturimit i shtohet një funksion tjetër i ri të Google Flights: të ofrojë informacione të detajuara mbi tarfiat economy.
Lexo edhe: Apple Park, ëndrra e fundit e Steve Jobs
Shpesh ndodh që kompanitë ofrojnë fluturime me çmim të ulët pa specifikuar atë që përfshihet në biletë. Pra, nuk është e lehtë të dish, për shembull, sa kushton bagazhi ose nëse mund të zgjedhësh vendin ku të ulesh, të gjitha këto opsione ndryshojnë nga kompania në kompani. Google Flights do të jenë në gjendje ta bëjnë përdoruesin gjatë blerjes më të vetëdijshëm duke i treguar të gjitha informatat, të paktën për momentin, në lidhje me fluturimet amerikane, Delta dhe United.