Google bën rebrand të produkteve advertising dhe AdWords bëhet Google Ads
Thjeshtësimi i operacioneve të qasjes dhe përdorimit në platformat e Google: ky është qëllimi i operacionit që do të fillojë në korrik
Sridhar Ramaswamy, nënkryetar senior i Ads & Commerce të Google, shpjegoi operacionin e rebrand-it duke deklaruar se kompania ka marrë “feedback të konsiderueshme” se numri i lartë i blerjeve me kalimin e kohës mund të ketë krijuar disa konfuzion midis reklamuesve. Ribrand duhet të fillojë në korrik dhe qëllimi është thjeshtësimi, duke prezantuar formula më të thjeshta për reklamuesit dhe publisher.
“Ne lancuam AdWords rreth 18 vjet më parë me një qëllim të thjeshtë: të lehtësonim lidhjen online me kompanitë. Kërkimi I artikujve të kancelerisë ekologjikë, furnizimet për patchwork ose për këshilla si të ndërtojmë shtëpi mbi pemë, na dha mundësinë për të publikuar reklama të vlefshme që ishin të dobishme dhe relevante në atë kohë. Kjo ide ishte fillimi i produktit tonë të parë të reklamimit dhe çoi në biznesin e reklamave që kemi sot, “shkroi Ramaswamy në blogun e Google.
“Kjo është kryesisht një ndryshim i emrit, por na bën të kuptojmë se në cilin drejtim do të zhvillojmë produktin”, tha Ramaswamy.
Google AdWords bëhet më i thjeshtë dhe trasferohet në Google Ads
Produktet reklamuese të Google do të ndahen në tre marka kryesore: AdWords do të bëhet Google Ads, e cila sipas Ramaswamy do të jetë “dera e hyrjes për reklamuesit për të blerë në të gjitha platformat e Google”, ashtu edhe për kërkimet, reklamat display, videot në YouTube, reklamat në app në Google Play, pozicionimet në Google Maps apo të tjera akoma.
Lexo edhe: Google, inteligjenca artificiale tani mund të parashikojë rrezikun e vdekjes së pacientëve
Por është e qartë se nuk është vetëm një ndryshim i emrit: Google po lançon edhe Smart Campaign, një mënyrë e lidhur me machine learning që do t’i ndihmojë reklamuesit për të menaxhuar më mirë shërbimet.
Drejtori i Përgjithshëm për platformat Dan Taylor tha se platforma e re e marketingut të Google përgjigjet për një nevojë në rritje për bashkëpunim. “Aspekti grafik do të ndryshojë pak, por tiparet kryesore do të mbeten të njëjta”, tha Taylor. AdSense dhe Admob gjithashtu do të mbeten në qendër të vëmendjes.