Gjimnastikë për mendjen: 8 ushtrime për mendjet e zgjuara që mund t’i bëni vetë ose në grupe
Këtu keni një seri ushtrimesh logjike, gjëegjëza për të kaluar kohën në mënyrë zbavitëse dhe të dobishme: trajnimi i trurit është në fakt një mënyrë e shkëlqyer për të ngadalësuar plakjen. Nëse ju i bëni ato me miqtë tuaj kjo bëhet edhe më shumë argëtuese.
Pulat
Kujdes: duhet të jepni përgjigjen brenda 30 sekondave
Njëqind pula hanë, në njëqind ditë, një kuintal grurë.
Sa kilogramë hanë 10 pula për dhjetë ditë?
Pa shkëputur lapsin
Ju duhet ta bëni këtë figurë pa ndërprerë lapsin nga letra dhe pa kaluar dy herë në të njëjtën pjesë.
Shkëmbimi i vendit
Ju duhet të shkëmbeni vendet e rrathëve të zinj dhe ato blu duke bërë sa më pak lëvizje të jetë e mundur
Rregullat: rrathët mund të zënë katrorin e zbrazët më të afërt ose ata mund të kapërcejnë vetëm një rreth më të afërt me ngjyrë të ndryshme vetëm nëse nga ana tjetër e rrethit të kapërcyer ndodhet një kuti bosh. Së fundmi, rrathët nuk mund të tërhiqen.
Statusi familjar
Peter dhe Singh, dy miq të vjetër që në kohën e universitetit,ku studionin matematikë, takohen në një konferencë pas shumë vitesh që nuk shiheshin bashkë.
“Kështu pra ti ke tre vajza,” thotë Singh gjatë bisedës, “dhe sa vjec janë ata?”
“Epo, produkti i moshës së tyre është 36 vjeç”, thotë Peter duke buzëqeshur.
Singh mendohet pak dhe më pas thotë: “nuk e kuptoj”.
“Ok” -përgjigjet Peter, “shiko tramvajin që po vjen: numri i tij është i barabartë me shumën e moshave të tyre”.
Singh shikon tramvajin, reflekton për pak çaste dhe përgjigjet: “nuk është ende e mjaftueshme për mua”.
“Vërtetë,” thotë Peter, “por unë mund të them se më e madhja i ka sytë ngjyrë blu.”
“Tani po që është e gjitha e qartë,” buzëqesh Singh.
Cila është mosha e tre vajzave të Peter?
Ungjilli Apokrifik
Një burrë kishte katër fëmijë dhe më i riu i tha babait të tij: “O Atë, më jep atë që më takon nga trashëgimia jote”. Dhe babai i dha atij një të katërtën e fermës së tij katrore.
Dhe i riu u largua dhe shpenzoi gjithçka me femra, alkool dhe lojëra e fatit.
Kur plaku, vite më vonë, donte të ndante pjesën e mbetur mes tre bijve të mbetur, atij i sollën një fëmijë të cilin djali i madh kishte gjeneruar në vendin ku kishte shpërndarë substancën e tij.
Dhe plaku tha: “Edhe ky i pafajshmi është djali ynë. Prandaj, i takon gjithashtu një pjesë jo inferiore e tokës që avancon me atë të xhaxhallarëve të tij.
Si u bë ndarja përfundimtare?
LEXO EDHE: Nga matcha në foodjenga, këtu janë pesë tendencat e ushqimit mbretërit e Instagram
Të dënuarit dhe kapelet
Tre të dënuar me vdekje u sollën para sulltanit që u tha atyre: “Unë kam vendosur t’ju vë në provë. Këtu janë 5 qeleshe, tre të kuqe dhe dy të bardha. Tani unë do t’ju vë në rrjesht njëri pas tjetrit dhe secilit do t’i vihet në kokë një qeleshe e zgjedhur nga ato të pesta. Në këtë mënyrë i fundit në radhë do të shohë qeleshen në kokë të dy të parëve, ai në mes sheh vetëm qeleshen e atij që ka përpara dhe i pari nuk sheh asgjë”. Personit të fundit i kërkohet të gjejë ngjyrën e qeleshes që mban ai vetë; ai përgjigjet “Nuk e di” dhe ekzekutohet. Pastaj i takon atij në mes që, edhe ai pasi dëgjoi përgjigjen e shokut të tij, gjithashtu thotë “Nuk e di” i cili ekzekutohet edhe ai. I pari në rradhë, menjëherë, thotë: “qeleshja ime është e kuqe!”. Ai u lirua.
Duke u dhënë besim dy shokëve të tjerë të pafat, i burgosuri i tretë ka arritur në konkluzion të saktë nëpërmjet një arsyetimi logjik. Çfarë arsyetimi bëri ai?
Trekëndëshat
Ky vizatim paraqet tre trekëndëshat barabrinjës të formuar nga gjashtë segmente.
Duke lëvizur vetëm tre segmente, si mund të përfitoni tetë trekëndësha?
Receta
Ana ka një problem: ajo duhet të përgatisë një tortë që kërkon saktësi maksimale në matjen e përbërësve kryesorë, përkatësisht 300 gram gjalpë, 300 sheqer dhe 200 miell.
Nuk ka asnjë problem për gjalpin, pasi ajo ka një copë të tërë prej 300 gramë; ashtu si sheqeri: pakoja është vetëm 200 gram. Si t’ja bëjë për miellin duke qënë se ka vetëm një pako 1 kg?
Peshorja, ka dy pllaka, por djali i saj i ka zhdukur të gjitha peshat, nuk ka as kohë dhe mënyrë për të gjetur të tjerë. Por Ana, një grua me një mijë burime, nuk e humb durimin dhe zgjidh problemin.
Si e bëri ajo?
ZGJIDHJET
Pulat: 1 kg
Pa shkëputur lapsin:
Shkëmbimi i vendit: për të kompletuar shkëmbimin duhen 25 lëvizje (A= rrathët blu; N=rrathët e zinj):
AAAA NNNN
AAAAN NNN
AAA NANNN
AA ANANNN
AANA ANNN
AANANA NN
AANANAN N
AANAN NAN
AAN NANAN
A NANANAN
ANANANAN
NA ANANAN
NANA ANAN
NANANA AN
NANANANA
NANANAN A
NANA NAA
NAN NANAA
N NANANAA
NN ANANAA
NNNA ANAA
NNNANA AA
NNNAN AAA
NNN NAAAA
NNNN AAAA
Statusi i familjes: E dhëna e parë nga Peter është e pamjaftueshme duke qënë se kombinimi i tre numrave të plotë që japin si produkt i 36 janë:
36-1-1;
18-2-1;
12-3-1;
9-4-1;
6-6-1;
9-2-2;
6-3-2;
4-3-3.
Dhe secila mund të jetë ajo e sakta. Duke vëzhguar tramvajin Singh gjithashtu zbulon se cili numër korrespondon me shumën e tre moshave. Problemi pastaj zvogëlohet dhe madje është pothuajse i zgjidhur nëse ky numër do të prodhohej vetëm një herë në listën e numrave që korrespondojnë me shumat e tre faktorëve:
36+1+1=38
18+2+1=21
12+3+1=16
9+4+1=14
6+6+1=13
9+2+2=13
6+3+2=11
4+3+3=10
Pra, duke qenë se Singh ende nuk është në gjendje të japë zgjidhjen, numri i tramvajit duhej të ishte 13, numri i vetëm që shfaqet dy herë. Pasi të jepet e dhëna e tretë, ngjyra e syve e vajzës më të madhe, nuk ka më dyshime: vetëm kombinimi 9-2-2 mund të jetë ai i sakti, përndryshe do të kishte dy binjakë të moshës 6 vjec dhe një tjetër 1.
Ungjilli Aprokrifik:
Të dënuarit dhe kapelet: Këtu është arsyetimi i të tretit, “I pari mund të shoh dy kapelet e atyre para tij: nëse ata të dy do të ishin jeshile ai do të kishte thënë me siguri e kuqe. Pra, qeleshja ime dhe ajo e të burgosurit në mes të rreshtit mund të jetë kështu: ai në mes i kuq dhe i imi jeshil, ose ai në mes jeshil dhe i imi i kuq ose të dy të kuq. Por le të pranojmë se kam qeleshen jeshile, ai që është në mes do të thoshte me besim i kuq, duke qënë se po ta kishte jeshil, i pari do të kishte parë dy jeshil dhe do të thoshte i kuq; në fakt ai nuk mund t’a thoshte sepse nuk mund ta dinte nëse qeleshja e tij ishte e kuqe (prandaj i pari shikonte vetëm dy të kuqe)ose jeshile (kështu i pari shikonte një jeshil dhe një të kuq) domethënë qeleshja ime do të jetë detyrimisht e kuqe.
Trekëndëshat:
Receta: Ana vë gjalpin dhe sheqerin në njërën anë të peshores, duke përfituar kështu një peshë prej 600 gram, dhe pakon e miellit nga ana tjetër. Ana me miell, natyrisht, do të ulet. Në këtë pikë, thjesht derdh pak miell me lugë nga paketa në anën tjetër të peshores: kur shkalla është në bilanc të përsosur, dmth do të ketë 800 gramë në çdo anë, do të thotë se 200 gram miell që janë derdhur nevojiten për recetën.