Getat antiplumb, nuk grisen kurre
Nuk ka më me “ua me iken fijet”: vijnë getat qe s’shkaterrohen kurre.
Ata janë bërë nga materiali i njëjtë si xhaketa antiplumb. Keto i fabrikon nje start up amerikane që premton deri në 50 përdorime pa grisje apo tërheqje të fijeve
Materiali i pashkatërrueshem
Ngrini dorën në qoftë se nuk keni gjetur kurrë veten me getat tuaja të grisura ne një dite pune apo takime, mbledhje, darka. Çorapët e grave, getat, grisen. Shpesh ndodh, shumë shpesh. Pikërisht për këtë arsye sturt up amerikan Sheerly Genius ka patentuar getat të pashkatërrueshme, të bëra prej pëlhure balistike, të njëjta të përdorura për xhaketa antiplumb.
Jo vetëm kundër grisjes
Premtimi i Sheerly Genius është që të krijojë geta që jo vetëm të mos grisen, por as të degradohen dhe të shmangin efektin e fijeve te tërhequra. Si? Falë përdorimit të një prej fibrave më të forta në botë, kevlar, pesë herë më e fortë se çeliku. Një material gjithashtu rezistent ndaj nxehtësisë dhe zjarrit, i cili zakonisht përdoret për xhaketa antiplumb, pajisje të përdorura në sportet ekstreme dhe komponentët e avionëve, anijeve dhe makinave gara. Përkundër kësaj, kompania premton, çorapët do të duken normale dhe do të jenë të buta dhe anti bakteriale.
Sa kushtojnë dhe ku t’i blejnë ato
Getat mund te porositen përmes fushatës së crowdfunding që Sheerly Genius lansoi në Kickstarter dhe në faqen e internetit të kompanisë me një kosto prej 79 dollarësh (rreth 65 euro). Sigurisht nuk jam te lirë, por qëllimi është të shmangim shqetësimet e bezdisshme te sikletshme dhe blerjen e dhjetëra çorape klasike.
Lexo edhe: Vip-at dhe reklamat e fshehura ne rrjetet sociale, sa fitojne nga klikimet tona?