Fire Tv Cube, Amazon vjen telekomanda e re “hands-free”: TV kontrollohet nëpërmjet zërit
Pajisja që përdor ndihmësin digjital Alexa do të jetë në dispozicion në Shtetet e Bashkuara nga 21 qershori me një kosto rreth 120 dollarë
Përvoja e home kinemasë do të integrohet gjithnjë e më shumë. Amazon ka zbuluar Fire Tv Cube, një pajisje që falë Alexa – asistentes digjitale zhvilluar nga kompania e Jeff Bezos – do të lejojë qasje në kanale dhe shërbimet streaming të ndryshme praktikisht pa duar dhe me cilësinë më të lartë të mundshme audiovizuale (4K Ultra HD, HDD dhe Dolby Atmos) nëse do të të lidhen me pajisje të përshtatshme. Fire TV Cube do të jetë në dispozicion në Shtetet e Bashkuara për më pak se 120 dollarë, duke filluar nga 21 qershori.
Për tifozët “dembelë”
Në anglisht mënyra për të thënë couch potato nënkupton spektatorin tipik në shtëpi që urren të ngrihet nga divani dhe qëndron palëvizur, me pak fjalë rri si, një patate. Amazon Fire Tv Cube mund të jetë projektuar pikërisht për superdembelat. Nëpërmjet Alexa, në fakt, Fire TV Cube do të bëjë të mundur kontrollin e televisorit nga distanca – nëpërmjet tetë mikrofonave të integruar dhe njohjes szë zërit nga distanca ashtu si edhe për Echo – TV juaj kudo ndodheni në dhomë: kush e zotëron do t’i lejojë të kërkojë programet, t’i japi play, pauzë dhe të pyesni se si është parashikimi I motit Ju gjithashtu mund të dëgjoni muzikën nga ekrani ose të dëgjoni lajmet edhe nëse TV është I shuajtur. Pajisja gjithashtu mund të lidhet me sistemin tuaj audio dhe set-top-box. Gjithashtu do të jetë edhe një telekomandë. Ju mund të thoni, me shumë thjeshtësi: “Alexa, ndiz Netflix ‘(ose Amazon Prime Video, për të luajtur” në shtëpi “).
Çfarë mund të shihet (dhe dëgjohet)
Kompani të shumta të përmbajtjeve streaming të cilat mund të ndizen nëpërmjet TV Fire Cube: në SHBA flitet për Netflix, Hulu, HBO, Showtime, NBC dhe natyrisht ndër të tjera dhe Prime Video. Dhe jo vetëm kaq, përmes pajisjes, ndër të tjera do të jetë e mundur përdorimi edhe i YouTube, Facebook apo Reddit nëpërmjet browser si Firefox dhe Silk. Dashuruesit e muzikës mund të abonohen dhe të kënaqen me muzikën e Amazon.
Lexo edhe:Të kalosh shumë orë ulur në zyrë dëmton kujtesën tuaj