Familja mbretërore e Katarit vë në shitje Boeing “supe vip»
E ndërtuar në vitin 2012 dhe me vetëm 403 orë fluturim, jumbo jet 747-8I ka pasur një transformim rrënjësor që ka rritur çmimin fillestar, mbi 350 milionë euro
Një tekë për një mbret
Nëse ju jeni në humor për të bërë pazar (dhe nëse bëni pjesë në rrethin e vogël të miliarderëve në këtë planet), përse mos t’i plotësoni vetes një tekë dhe të posedoni jet-in privat, Boeing 747-8I në pronësi të familjes mbretërore të Katarit?
Transformimi Super VIP
E ndërtuar në vitin 2012, jumbo jet është bashkuar me flotën mbretërore të Katarit vetëm tre vjet më vonë, vetëm pasi iu nënshtrua një transformimi të plotë dhe radikal super-VIP që ka rritur ndjeshëm çmimin fillestar (e cila është rreth 400 milion dollarë, ekuivalente me 350 milionë euro) nuk është rastësi që Perth Now vlerëson se mund të shitet për më shumë se 640.000.000 $ (dmth më shumë se 550 milionë euro).
Totalisht e re (ose pothuajse)
Sipas njoftimit të shitjes të publikuar në faqen e internetit të Controller (e specializuar në trajtimin me avionë të dorës së dytë), Boeing 747-8I ka vetëm 403.2 orë kohë fluturimi, me 181 cikle (ngritje dhe ulje), të cilat kjo e bën praktikisht krejt të re
Vetëm 94 pasagjerë
Megjithëse ky model jumbo jet është i aftë të transportojë 467 persona, avioni katar është pajisur me vetëm 76 vende për pasagjerë dhe 18 vende për ekuipazhin (pra 94 persona në total) dhe mjafton vetëm të hidhni një sy në brendësi për të kuptuar motivin.
Hapësira të mëdha
Dekoruar me ngjyra blu, të bardhë dhe ari dhe i karakterizuar me mobilim lukzos, në përputhje me statusin mbretëror të pronarëve, Boeing ka hapësira të gjera, si dhoma e ngrënies, e cila kthehet edhe në një sallë mbledhjesh, e pajisur me 14 kolltuqe super komode luksoze.
Komoditet dhe siguri
Brenda dy kateve të aeroplanit janë realizuar disa sallone të vegjël dhe zyra, të gjitha të mobiluara me pasuri ekstreme dhe në përputhje me rregullat e sigurisë, siç konfirmojnë rripat e sigurisë të cilat janë të pajisura me sofat në lëkurë krem, në rast të turbulencave të mundshme gjatë fluturimit.
Një suitë e vetme mbretërore
Pavarësisht nga 10 banjo në bord, avioni ka vetëm një suitë të vërtetë mbretërore, me një krevat dopio dhe dekorime të rafinuara prej druri
Dhoma mjekësore
Duke qenë i destinuar për transportin e familjes mbretërore të Katarit, nuk është për t’u habitur që në këtë Boeing 747-8I ka edhe një dhomë mjekësore të pajisur plotësisht me pajisjet më të sofistikuara.
Oferta për blerje vetëm nëpërmjet telefonit
Ushqehet nga katër motorrë G E GenX 2B67, avioni nuk ka një kërkesë çmimi të caktuar dhe blerësit potencial janë të lutur të telefonojnë AMAC Aerospace në Zvicër për të bërë një ofertë.
LEXO EDHE: Nikola Tesla kishte parashikuar smartphone