Facebook, Zuckerberg në Parlamentin Evropian për të sqaruar çështjen e të dhënave personale
Kjo u njoftua nga Tajani duke vlerësuar faktin se “ai vendosi të paraqitet personalisht përpara 500 përfaqësuesve europianë”
Mark Zuckerberg pranoi ftesën e Parlamentit Europian për të ndërhyrë personalisht në lidje me përdorimin e të dhënave të anëtarëve të komunitetit në rrjetin social. Presidenti Antonio Tajani tha: “Zuckerberg do të shkojë në Bruksel sa më shpejt që të jetë e mundur, ndoshta javën e ardhshme, për të takuar udhëheqësit e grupeve politike, presidentin dhe raportuesin e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (Libe), shkruan në një shënim, duke nënvizuar se si themeluesi i platformës do të ballafaqohet me «përfaqësuesit e 500 milionë europianëve (përdoruesit e Facebook në Evropë): është një hap në drejtimin e duhur për të rikthyer besimin».
Thirrja e Zuckerberg në Bruksel është për shkak të rastit të Cambridge Analytica, i cili shpërtheu marsin e kaluar, gjë që potencialisht ka vënë në rrezik informacionet e 2.7 milion shtetasve evropianë. Numri dy i Menlo Park Sheryl Sandberg ka folur tashmë, në telefon, në mes të prillit me Komisionerin e Drejtësisë të BE-së Vera Jourova. Ndërkohë, Zuckerberg është përgjigjur pyetjeve të Kongresit Amerikan, prandaj Tajani kërkoi takimin me Parlamentin Evropian.
Nëse themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kolosit kalifornian duhet të shfaqen me të vërtetë javën e ardhshme, takimi do të zhvillohej në prag të hyrjes në fuqi të Rregullores Evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale të planifikuar për në 25 maj.
Lexo edhe: Cambridge Analytica, Facebook e pranon: “Përdoruesit e përfshirë janë 87 milionë”. Zuckerberg: gabimi im