Facebook tani na lejon të shohim të gjitha reklamat e publikuara nga Faqet (madje edhe ato për të cilat ne nuk jemi në shënjestër)
Tipari i ri u njoftua në një postim në social network
“Sot ne po marrim hapa të rëndësishëm për të rritur transparencën e reklamave dhe faqeve në Facebook. Duke u dhënë njerëzve më shumë informacion rreth cdo organizate dhe reklamave që aktualisht publikojnë, duke nënkuptuar përgjegjësi më të madhe për reklamuesit dhe duke ndihmuar në parandalimin e abuzimeve në Facebook. ” Kështu Rob Leathern, Drejtor i Menaxhimit të Produkteve dhe Emma Rodgers, Drejtor i Marketingut të Produkteve të Facebook, kanë prezantuar lajmin nëpërmjet një posti në rrjetin social të Mark Zuckerberg.
Kjo lëvizje, e cila ishte shpallur edhe më parë, është ndoshta një përpjekje e mëtejshme për të ringjallur transparencën në platformë, pas skandaleve në lidhje me trajtimin e të dhënave personale dhe Cambridge Analytica.
Të rejat mbi reklamat e prezantuara nga Facebook
Siç thuhet në një post nga Leathern dhe Rodgers, këto janë funksionet e reja të prezantuara nga Facebook:
- Shikoni reklamat aktive: Tani mund të shihni reklama në një faqe në Facebook, Instagram, Messenger dhe rrjetin e partnerit, edhe pse ato reklama nuk jua tregojnë. Hyni në Facebook, vizitoni çdo faqe dhe zgjidhni “Info dhe njoftime”. Ju do të shihni përmbajtjen e reklamës dhe mund të raportoni sjelljet që ju duken të papërshtatshme nëpërmjet butonit “Raporto”.
- Më shumë informacion mbi faqen: mund të mësoni më shumë për faqet, edhe nëse nuk kanë fushata në progres. Për shembull, mund të shikoni çdo ndryshim të emrit dhe datën kur u krijua faqja. Më shumë informata do të shtohen për faqet në javët e ardhshme.
Shpallja e futjes së funksioneve të reja përfundon me një siguri të rëndësishme për përdoruesit dhe reklamuesit: “Shumica dërmuese e reklamave në Facebook menaxhohen nga organizata të ligjshme, biznese të vogla që kërkojnë klientë të rinj ose grupe të ndërgjegjësimit që mbledhin fonde për çështjet e tyre. Por ne kemi parë se ka edhe nga ata që mund të abuzojnë me prodhimet tona. Këto hapa janë vetëm fillimi: ne gjithmonë kërkojmë mënyra të tjera për të përmirësuar. Duke bërë të qarta, trasparente të gjitha reklamat mbi faqet që i përdorin ato, ne do ta bëjmë më të lehtë për të zhdukur abuzimet, duke ndihmuar në identifikimin e përgjegjësve reale për njoftimet e publikuara “.