Facebook përpiqet të parandalojë “leak” duke spiunuar punonjësit?
Një punonjës i Facebook, gjatë një interviste, i kërkoi gazetarit të fik telefonin për të bërë më të vështirë për kompaninë gjurmimin e pozicionit të tyre dhe të mbrojë privatësinë e të dyve.
Facebook kontrollon punonjësit e saj? Gjatë një interviste të gjatë me Wired.com nga disa punonjës dhe ish-bashkëpunëtorë të kompanisë, janë shfaqur detaje të rëndesishëm për punën e rrjeteve sociale gjatë dy viteve të fundit. Grupi Zuckerberg është përballur me disa momente kritike, duke u nisur nga akuza e shtypit amerikan në lidhje me peshën e lajmeve të rreme mbi zgjedhjen e Donald Trump në atë të migrimit të shumë përdoruesve nën moshën 25 vjec kundrejt platformave të tjera, kryesisht si ajo e Snapchat.
Por ajo që ka bërë më shumë bujë në reportazh ishte hapi kur një ndër të intervistuarit i kerkojë gazetarit të Wired të shuante telefonin. Një masë paraprake që, sipas deklaratave, kjo gjë do të pengonte kompaninë të kuptonte me lehtësi se këta të dy ishin së bashku dhe në të njëjtin vend.
“Një nga të intervistuarit, aktualisht i punësuar nga kompania, i kërkoj gazetarit të Wired të shuante telefonitn në mënyrë që kompania të klishte më shumë vështirësi në gjetjen e vendndodhjes dhe afërsinë me pajisje të tjera me anë të Facebook”.
Facebook tashmë ka prezantuar për disa vite funksionin “miqtë afër meje” që automatikisht ndan pozicionin e një përdoruesi me kontaktet e tyre. Nuk është e qartë se çfarë i referohet i intervistuari, kush mund të jetë frika e tij dhe nuk është e mundur të japësh përgjigje ndaj asaj që u tha. Sigurisht që të dhënat në lidhje me pozicionin e përbashkët nga profili personal, që mund të jetë një nga mijëra përdorues në mbarë botën apo një punonjës i vetëm i kompanisë, mbrohen nga privatësia (privacy), një koncept në të cilin subjekti në fjalë shprehu qartë disa dyshime.
Lexo edhe: Çfarë do të dhurojmë më shumë për Ditën e Shën Valentinit, sipas Mastercard