Facebook penalizon reklamat nëse nuk kënaqni klientët tuaj
“Përvojat e këqija të blerjeve që askush nuk i pëlqen. Kur ajo që keni blerë ju merr më shumë kohë se sa prisnit realisht që do të thote se pako arrin në duart tuaja shumë vonë nga data e premtuar ose nuk plotëson atë që ju prisnit, kjo mund t’ju kushtojë kohë dhe para. Kjo është ajo që ndodh kur ju bleni dicka pasi keni parë një reklamë në Facebook, kjo mund të ndikojë në ate cka mendoni ju për vetë Facebook … ”
Kështu hapet njoftimi i lajmeve të fundit të prezantuara nga Facebook, i cili, është gjithnjë e më i vëmendshëm ndaj opinionit të përdoruesve dhe faktit nëse ata kanë një përvojë pozitive me platformën, pra nuk do të kufizohet më vetëm për të kontrolluar nëse ad janë ok me rregulloren e platformës dhe të landing page në të cilën të dërgojnë:
Tani do të marrë parasysh edhe reagimet e përdoruesit për përvojën e blerjes pas klikimit.
Nuk jeni të kënaqur me përvojën tuaj të blerjeve? Raportoje në Facebook
Mjeti, i lancuar në një shkallë botërore, u lejon njerëzve të lënë një shënim mbi kompanitë për të cilat kanë blerë produkte / shërbime dhe kjo mund të arrihen direkt nga tab Ads Activity; këtu mund të gjeni listën e plotë të publikimeve në të cilat ne kemi klikuar ose që kemi ruajtur në periudhën e fundit dhe që secili prej jush mund të lërë feadback e tyre (të cilat nuk do të shpërndahen absolutisht në wall tuaj).
“A jeni i kënaqur nga përvoja me këtë markë? Çfarë vlerësuat më së shumti? Cilësia e produktit, shpejtësia e dorëzimit, Kujdesi ndaj klientit apo çfarë tjetër”?
Facebook do t’i shpërndajë këto feadback (në mënyrë anonime) direkt me kompanitë që marrin vëllime të mëdha opinionesh negativa, duke u ofruar atyre një udhëzues për të përmbushur pritjet e konsumatorëve.
Nëse feadback nuk përmirësohen me kalimin e kohës, sistemi redukton (delivery) shpërndarjen e asaj marke të veçantë dhe mund të arrijë deri në pikën e ndalimit të reklamuesit në fjalë.
Midis përdorimeve instrumentale dhe përdorimit të vërtetë të mjetit të ri
Ideja e marrjes parasysh edhe e përvojës së përdoruesit post-klikuese është absolutisht e rëndësishme,edhe sepse ajo që ndodh si rezultat i kësaj, padyshim që ndikon edhe në opinionin që përdoruesi ka në lidhje me platformën Facebook përsa i përket besueshmërisë;
Për momentin, megjithatë, duket se është e mundur të lihen feadback për të gjitha ads në të cilat keni klikuar ose që janë ruajtur, pa ndonjë filtër apo sistem që mund të demonstrojë blerjen reale; me fjalë të tjera, çdokush mund të lërë mendimin e tyre pa i përdorur në të vërtetë produktet në fjalë.
Kjo mund ta bëjë që tool të përdoret pa kriter, mund të sjelli mijra kritika negative të krijuara ad hoc nga konkurrentët.
Ne do të shohim me kalimin e kohës si dhe qysh do të rafinohen, mbetet ndërgjegjësimi i rëndësishëm që sistemi i reklamimit të Facebook mos të ndalet vetëm në kontrollin e vetëm të reklamave dhe landing page;
politikat po bëhen gjithnjë e më të rrepta çdo ditë dhe tani nuk mjafton të dihet se si të bësh mirë reklamat ose të dish si të tregosh sa më bukur: madje edhe për Facebook, përvoja e përdoruesit me produktet e reklamuesve në platformën e tyre bëhet qendrore.
Lexo edhe: Instagram feston një miliard abonentë dhe nis sfidën për YouTube me IGTV