Facebook ka lançuar Premiere, funksioni i ri për videot direkte
Feature “Prime Visioni” lejon përdorimin e live streaming edhe “jo live” dhe ky mund të jetë një mjet shumë i mirë për të rritur engagement.
Kush është një përdorues i rregullt i Facebook-ut, për pasion, për kohën e lirë apo për punë, e di se është e vështirë të gjesh diçka që rrit engagement në brendësi të insight më mirë se lidhjet e drejtpërdrejta, pa patur nevojë të përdoren reklamat. Përmes njoftimit të zakonshëm që vjen tek community, nëpërmjet të cilit gjithkush njeh lidhjen dirkekte që sapo ka nisur, , ju mund të arrini një shkallë të mirë të angazhimit dhe të dialogoni realisht me community, pa pasur nevojë të merreni me zhurmën e Facebook-ut, përmes një përditësie të feed apo një tjetër.
Facebook kohët e fundit është duke prezantuar një sërë mjetesh të reja që synojnë pikërisht zhvillimin e kësaj mundësie: ne po flasim për opsionin Premiere, e shpallur për herë të parë në prill.
https://www.facebook.com/pg/fbmedia/videos/
Si funksionon Facebook Premiere (Prime Visioni)
Nëpërmjet kësaj feauture ju mund të transmetoni një video të regjistruar-më parë me të gjitha funksionalitetet e Facebook Live. Megjithëse është gjithmonë i pranishëm butoni “Live”, është e mundur që brenda këtij streaming të përdoret një përmbajtje që në realitet nuk është live, duke përfituar megjithatë të njëjtat gjëra që përfshin trasmetimi live: njoftimi, angazhimi i mirë dhe dialogu i drejtpërdrejtë me komunitetit, në kohë reale.
A quhet mashtrim ky? Në fakt kështu duket, por Facebook pastron ndërgjegjen me (tag) etiketën “Premiere”, pikërisht, për të treguar se është një vizion i parë.
LEXO EDHE: Google bën rebrand të produkteve advertising dhe AdWords bëhet Google Ads
Ju pastaj mund të planifikoni lidhjen direkte një javë përpara. Gjëja më e mirë e këtij funksioni është se planifikimi i orarit të lidhje së drejtpërdrejtë nuk mbetet midis administratorit të faqes dhe axhendës së tij personale, por gjeneron një post të vërtetë që njofton lidhjen direkte, një lloj teasing, të cilat mund të shpërndahen , të lidhur me një rikujtesë për përdoruesit që e konsiderojnë të nevojshme dhe i cili i nënshtrohet të gjitha reaction të duhura. Postimi, një herë që ka përfunduar lidhja direkte, kthehet në klasiken on-demand, ku përdoruesit mund të rishikojnë atë që ka ndodhur, pa humbur asgjë.
Zhvillimet e ardhshme
Një tjetër veçori shumë interesante në lidhje me këtë risi, padyshim është mundësia e zbatimit, kështu që në video të drejtpërdrejtë do të jetë e mundur në një të ardhme të lidhen edhe sondazhet. Kjo do të thotë që përdoruesit do të vendosin se nga do të anojë përmbajtja, dukle i bërë të ndjehen në qendër të çdo gjëje dhe para diçkaje që respekton dëshirat dhe nevojat e tyre, duke i bërë ata një pjesë aktive dhe jo thjesht spektatorë.
Do të jetë e mundur që të ketë një seksion kushtuar “tifozëve më të mirë”top fan, e cila do të identifikojë shikuesit më besnikë dhe aktivë gjatë transmetimit, duke lejuar që faqja t’i japë përparësi këtyre përdoruesve, duke bashkëvepruar drejtpërdrejt me ta, kështu që ju mund të konsolidoni dhe ndërtoni gjithmonë më mirë marrëdhëniet e besimit dhe bashkëveprimit me komunitetin.
Ky lloj i implementimit do të jetë i mundur vetëm në faqet me mbi 10.000 fun, pak a shumë si mundësia e futjes së link-eve në Instagram.
Përtej kuriozitetit për funksionalitetin e ri, ajo që del më së shumti është se si të ndryshohet gjithnjë e më shumë përdorimi i përmbajtjes falë Facebook-ut. Në qoftë se në kohën e televizionit ne jemi mësuar për të qenë shikues pasive, të ekspozuar ndaj një mesazh që me siguri do të mund të gjeneronte një output të veçantë, përmes lidhjeve të drejtpërdrejta dhe madje edhe Premiere në Facebook, user-centricity zhvendos plotësisht rrjedhën e komunikimit me të cilat ne jemi mësuar: tani përdoruesi është në qendër të vëmendjes, ai mund të bashkëveprojë direkt me përmbajtjen.
Mjafton vetëm të mendoni për reagimet në kohë reale që vihen gjatë lidhejve të drejtpërdrejta dhe që një shkëmbim pothuajse i barabartë me produktorin e lidhjes direkte mund të ndikojë totalisht në rrjedhën e saj. Njerëzit mund të flasim për atë që ata shohin në një platformë ndryshe duke ruajtur njëkohësinë e fakteve – për shembull të mendojmë për Live Twitting e programeve TV – dhe në fund të fundit mund të përhapin një përmbajtje që është duke u transmetuar me community e saj, duke gjeneruar agregimin dhe shpërndarje.